• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Genc Pollo, lidhje me Soros: Pastron qindra mijëra euro në Kosovë në Tiranë, ndaj lufton krah Berishës kundër SHBA

21/11/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Genc Pollo, lidhje me Soros: Pastron qindra mijëra euro në Kosovë në Tiranë, ndaj lufton krah Berishës kundër SHBA
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është pjesë e tentakulave të George Soros, pastron qindra mijëra euro në Kosovë, ndërkohë që në Tiranë është rreshtuar në frontin e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është personazhi paradoksal dhe kontrovers, Genc Pollo, i njohur edhe si ‘Kuqoja’ i PD-së dhe bandilli i një ish-eurodeputeteje të moshuar, e cila del me deklarata luftarake sa herë është në hall Sali Berisha.

“Kuqoja” ka qenë ministër i qeverisë së Sali Berishës për Arsimin, të cilin e bëri ‘çorbë’, dhe më vonë i Teknologjisë, ku luftoi me Sokol Olldashin për tenderin e fibrave optike, pasi u akuzua se kishte marrë 1.2 milionë euro kapar.

Genc Pollo sot duhet të ishte marrë i pandehur nga SPAK, pasi bashkë me motrën e tij, është kapur duke pastruar të paktën 350 mijë euro, si pjesë e një skeme qarkullimi parash prej 16 milionë euro në Qipro, Azerbajxhan dhe Kosovë, bashkë me Albert Xhanin.

Pollo, i cili rezulton i varfër me letra në Shqipëri, qarkullon qindra mijëra euro jashtë vendit, duke investuar në biznese, aksione të cilat thotë se ia kanë falur.

Duket e habitshme, sfiduese dhe e rëndë se si ende SPAK nuk ka urdhuruar arrestimin e Genc Pollos, pasi është kapur në flagrancë duke pastruar të paktën 350 mijë euro. Ndoshta frika nga arrestimi ka bërë që Genc Pollo t’i bashkohet Foltores së Sali Berishës dhe Ilir Metës në luftën kundër SHBA, por edhe si bunker për t’u mbrojtur nga veprimi i drejtësisë.

Sali Berisha akuzon George Soros se fshihet pas “bombardimit” amerikan të 19 majit 2021, kur Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë bashkë me Familjen për korrupsion madhor me Ilir Metën, shantazh dhe minim të demokracisë. Mbi këtë alibi, Berisha ka nisur një fushatë kundër Soros, SHBA dhe Lulzim Bashës.

Çuditërisht, luftës së Berishës kundër Soros dhe SHBA, i është bashkuar edhe Genc Pollo, i cili ka lidhje të forta me fondacionin e famshëm. Madje, Pollo ka bashkëpunuar me SOROS­ edhe për projektin “Integrimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në edukim në Shqipëri”. Lidhjet e tij me Soros u forcuan kur ishte ministër i Arsimit dhe sidomos si ministër i Inovacionit dhe Teknologjisë, një ministri e sajuar nga Berisha për ta mbajtur Pollon në qeveri./Pamfleti

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In