• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazetarja rrëfen si u shoqërua në polici gruaja që qeshi në aktivitetin e kryeministrit Edi Rama

30/10/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Gazetarja rrëfen si u shoqërua në polici gruaja që qeshi në aktivitetin e kryeministrit Edi Rama
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje lidhur me shoqërimin e gruas në Tiranë, pasi qeshi me të madhe gjatë aktivitetit të kryeministrit Edi Rama.

Hoxha ka publikuar edhe një pjesë të deklaratës së efektivit që pretendohet se shoqëroi në polici gruan, i cili e mohon si fakt.

“Kjo që sapo shkrova nuk është anektodë. Ka ndodhur vërtet në mes të Tiranës dhe raportohet pikërisht kështu në shkresat zyrtare. Teutës i kushtoi e qeshura një xhiro në polici.

Nesër, dikujt tjetër mund t’i kushtojë më shumë, por mos rrini asnjëherë pa qeshur. Është ilaçi më i mirë për jetën!”, përfundon reagimin e saj gazetarja.

Gruaja që qesh…

Nga Anila Hoxha

Një 45 vjeçare me inicialet T.B, përfundoi për pak orë në komisariatin numër 1 me urdhër të gardës, pasi këta të fundit e konstatuan duke qeshur e për këtë arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetësinë publike. Madje akoma dhe më tepër.

Burimet zyrtare më thonë se ngjarja – ka ndodhur në datën 15 tetor në kryeqytet, në rrugën Fuat Toptani në orën 20.10. Mes personave që kanë dhënë deklaratë nuk është vetëm gruaja që u shoqërua dhe u pyet, por edhe polici i patrullës që shprehet se:

– unë nuk kam konstatuar që kjo femër të prishte qetësinë publike.

“Por atë e solli punonjësi i Gardës së Republikës i shpjegon si deklarues që tregon rrethanat e hetimit oficeri D.D.

Historia e pabesueshme “e qeshjes së ndaluar” shtjellohet akoma më tepër me rrëfimin e vetë gruas që qeshi.

“Isha duke dalë nga puna që ndodhet në Kalanë e Tiranës dhe pashë kryeministrin, ku pasi ai tha diçka që unë nuk e dëgjova mirë , qesha me zë të lartë”.

Në këto momente policia e zënë ngushtë nga kërkesat e Gardës për ta shoqëruar kundravajtësen, e shoqëroi për veprimet e para hetimore në komisariatin numër 1.

Femra në momentin që na i dorëzoi punonjësi i gardës nuk kishte maskë në fytyrë dhe në këto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj” deklaron oficeri i cili fillimisht mësohet të ketë hezituar dhe për t’ju bindur gardës ka kërkuar ta kryeje shoqërimin pak minutësh të gruas që qesh brenda rregullave, duke kërkuar një shërbim ku të merrte pjese në aksion edhe një oficere femër.

Kjo që sapo shkrova nuk është anektodë. Ka ndodhur vërtet në mes të Tiranës dhe raportohet pikërisht kështu në shkresat zyrtare. Teutës i kushtoi e qeshura një xhiro në polici.

Nesër, dikujt tjetër mund t’i kushtojë më shumë, por mos rrini asnjëherë pa qeshur. Është ilaçi më i mirë për jetën!

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In