• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Futbolli vendos Shqipërinë në “hartën e Europës”: Media spanjolle shkruan për tokën e shqiponjave

08/11/2022
in Sport
A A
Futbolli vendos Shqipërinë në “hartën e Europës”: Media spanjolle shkruan për tokën e shqiponjave
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Atë që politika ka dështuar ta bëjë për vite e vite me radhë është duke e bërë më së miri futbolli. Pas kualifikimit historik në grupet e Euro 2016, Shqipëria e vendos përsëri veten në hartën e Europës përmes futbollit. Këtë herë nuk është Kombëtarja, por janë vajzat e Vllaznisë ato që kanë shenjuar një sukses historik për futbollin tonë. Vllaznia këtë sezon është kualifikuar për të parën herë në Champions League-n e femrave.

Në grupe ka gjetur klube gjigante si Reali i Madridit, Chelsea dhe PSG-ja, çka e bën jehonën dhe vëmendjen ndërkombëtare më të madhe.

Media spanjolle e dedikuar futbollit të femrave, “Regatefeminino” i ka kushtuar një artikull suksesit të vajzave të ekipit shkodran. Përmes tyre, kanë arritur të hyjnë në një rrugëtim historik të vendit tonë. “Vllaznia, një rreze drite për futbollin shqiptar”, është titulli me të cilin hapet artikulli, që më tej nis me paragrafin:

“Vllaznia, futbolli dhe Shqipëria. Rrallëherë bota e sportit e ka vënë vendin shqiptar në hartë dhe KFF Vllaznia Shkodër e ka bërë këtë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Champions League-s. Në një vend të shënuar nga një e kaluar e errët, futbolli duket se ofron një rreze shprese. Nuk do të jetë e lehtë, sepse fati i dha Kuqebluve një grup shumë të komplikuar.

Megjithatë, sfida e madhe tashmë është përmbushur. Tani do të jetë koha për të shijuar dhe jetuar përvoja të reja që hapen drejt një bote që nuk shkon prapa dhe që vazhdon të evoluojë. Ndërkohë, në Shqipëri, orët duken ende të mbërthyera në kohë të tjera“.

Më pas “Regatefeminino“ sjell për lexuesit një panoramë të historisë politike të Shqipërisë, sidomos asaj të periudhës së errët të komunizmit. Nga izolimi dhe varfëria e madhe që e nxorri vendin tonë nga harta e Europës, tashmë vijnë në periudhën kur futbolli po e kthen Shqipërinë në vitrinën e Kontinentit të Vjetër. Media spanjolle thekson se suksese të tilla si ky i vajzave të Vllaznisë shërbejnë më së miri që lexuesit të mësojnë dhe të afrohen më tepër me vende të tilla të panjohura si Shqipëria.

“Objektivi i Vllaznisë tashmë është realizuar. Shqipëria është rikthyer në hartë. Kjo është arsyeja pse rëndësia e suksesit sportiv në vendet që shpesh ndërpriten. Ky format i UWCL mund të mos jetë më tërheqësi në nivel konkurrues, por ju lejon të mësoni për të gjitha llojet e historive dhe t’i afroheni më shumë këtij futbolli më ekzotik. Ata kanë bërë tashmë hapin e parë për të vazhduar avancimin, dhe ne kemi ende lojëra për të shijuar. Pra, këtu është kjo histori e shkurtër. Siç thonë në Tokën e Shqiponjave: Shihemi së shpejti“, mbylle artikullin “Regatefeminino“./Halit Delibashi

Share228Tweet142


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In