• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Fukarai” Vladimir Putin thotë se jeton në një shtëpi 77 m2 (si Saliu), ka dy makina, një kamper dhe vetëm 114 mijë euro

19/04/2022
in Aktualitet
A A
“Fukarai” Vladimir Putin thotë se jeton në një shtëpi 77 m2 (si Saliu), ka dy makina, një kamper dhe vetëm 114 mijë euro
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimiri Putin ka deklaruar si të ardhura të 114 mijë euro për vitin 2021, një apartament në Moskë prej 77 m2, dy autovetura të prodhimit rus, një Vollga dhe një Niva, si dhe një kamper.

Kryeministri Mikhail Mishustin ia kalon pak më mirë, me një të ardhur të deklaruar prej 18.3 milionë rublash, që bëjnë 204 mijë euro.

E ndërsa gruaja e tij Vladlena Mishustina, pa pasur asnjë aktivitet sipërmarrës të njohur, ka çuar në shtëpi 64.5 milionë rubla, 721 mijë euro.

Medvedev, ish-president ka deklaruar vetëm 94 mijë euro, Sergei Lavrov 141 mijë euro dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, 162 mijë euro.

Klasa drejtuese ruse deklaron kështu një nivel të ardhurash minimal në raport me lajmet e shumta në mediat perëndimore për luksin e tyre.

Putin qëndron në krye të akuzave, pasi raportohet se ai zotëron vila, pallate, jahte dhe llogari bankare marramendëse.

Niveli i ulët i të ardhurave ruse të Putin-it dhe ministrave të tij nuk duhet të mashtrojë.

32 zyrtarët e parë të lartë të qeverisë ruse, pothuajse të gjithë deputetë të Rusisë së Bashkuar, në vitin 2021 ende merrnin mbi 65.7 milionë rubla secili, gati 5.5 milionë rubla në muaj, që është 66 mijë euro në muaj me kursin e sotëm.

Kjo, në një vend që i ka të ardhurat mesatare më të ulëta në botë.

Paga e një qytetari rus është rreth 40 mijë rubla në muaj, 480 euro.

Prirja e liderëve të Kremlin-it për të grumbulluar pasuritë e tyre jashtë krijon një paradoks të dukshëm.

Të jesh anëtar i shumicës së thjeshtë në parlamentin rus është shumë më lirë se sa të jesh këshilltar i Putin-it.

Deputetët fitojnë afërsisht 4.3 milionë rubla, 110 herë më shumë se paga mesatare e një rusi, ndërsa të ardhurat e raportuara nga zyrtarët e stafit të Kremlin-it janë 28 herë më të larta.

Sipas deklaratave zyrtare, më i pasuri nga të gjithë rezulton të jetë Vladimir Medinsky, ish-ministri i Kulturës, besnik ndaj Putin-it dhe kreu i delegacionit rus në negociatat me Kiev-in, i cili fiton 107 milionë rubla, gati 1 milion e 290 mijë euro.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In