• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

“Fshati i shqiptarëve” që bëri bashkë Turqinë dhe Greqinë

29/05/2022
in Histori
A A
“Fshati i shqiptarëve” që bëri bashkë Turqinë dhe Greqinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në buzën ujore të Bosfor-it ngrihet një zonë kodrinore që merr emrin e shqiptarëve edhe pse është banuar nga kolonizatorët grekë dhe ndodhet në Turqi.

Bëhet fjalë për “Arnavutkoy“, “Arnavut” do të thotë “shqiptar” dhe “koy” do të thotë “fshat”.

Për historinë e tij si një lagje multikulturore duhet të kthehemi shumë prapa në kohë.

Historia e Arnavutkoy-t daton në shekullin e tretë pas Krishtit, dhe emri i tij – si banorët – ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Kolonizatorët e parë ishin grekë. Sipas të dhënave historike, ata e quajtën zonën Hestia.

Kjo, për shkak të guroreve të gëlqeres në majë të kodrës në anën evropiane të Bosfor-it.

Arnavutkoy ndodhet në pikën ku ujërat nga Deti i Zi takohen me ato të Detit Marmara.

Vendasit e quajnë këtë vend si Akinti Burnu ose “Pika e Baticës”.

Pas rënies së Kostandinopojës (në vitin 1453 – AP), Mehmeti i Dytë solli trupat jeniçere nga Shqipëria për të jetuar në Arnavutkoy.

Që atëherë njihet si “fshati i shqiptarëve”.

Eksploruesi turk Evliya Celebi kaloi në fund të shekullit të 17-të dhe e përshkroi atë si një vendbanim jomysliman me një shumicë greke, përcjell Albanian Post.

Popullsia mbeti kryesisht greke derisa Greqia fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1832.

Edhe pse Arnavutkoy u shkatërrua pothuajse plotësisht nga dy zjarre të mëdha në vitet 1798 dhe 1908, sot rrugët e saj të brendshme janë plot me rezidenca druri.

Shekulli i 19-të e pa Arnavutkoy-n të lulëzonte si një qendër të multikulturalizmit.

Një nga karakteristikat më dalluese të “fshtatit të shqiptarëve” është struktura e tij arkitekturore dhe trashëgimia historike.

Njëherë e një kohë, Arnavutkoy ishte i famshëm për skumbrin e tij, peshkun e madh blu dhe Bonito-n e madhe.

Hulumtimi i historisë së gojëdhënave mbi këtë fshat, ka sugjeruar se transformimi social është ndikuar ndër vite nga një numër fazash migrimesh dhe emigrimesh në Arnavutkoy.

Sipas një regjistrimi të kryer nga kompania e trageteve (Şirket-i Hayriye) në fillim të shekullit të 20-të, ai tregon një ndryshim dramatik të raporteve midis popullsisë së krishterë dhe myslimane.

Lëvizjet e rëndësishme të njerëzve në shekullin e 20-të u realizuan me marrëveshje të ndërsjellë të dy qeverive (greke dhe turke) në korrik të vitit 1923.

Një tjetër pikë që tregon se Arnavutkoy është ende një zonë unike është bashkimi i banorëve të saj.

Kjo, për të mbrojtur fshatin e tyre kundër ndërtimit të një ure të tretë përgjatë rrugës ujore.

Qytetarët e Arnavutkoy-t u ndërgjegjësuan se trashëgimia më e rëndësishme në jetën e tyre ishte historia e lagjes së tyre të vjetër.

Edhe pse “fshati i shqiptarëve” ka qenë një lagje historike dhe multietnike periferike për shumë vite, në të kaluarën banorët e Arnavutköy-t kanë arritur të jetojnë së bashku në të njëjtën zonë për disa vite me ndonjë polemikë tek-tuk etnike ose fetare.

Prandaj, nuk është vetëm një mirazh fakti që njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe Arnavutkoy është një vizion për botën globale.

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In