• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Frikë” nga ëndërrat e Metës në prag të shkarkimit: Mua nuk më shkarkon dot njeri! Jam i bindur se pas 20 vitesh do marr një mandat të dytë si President!

04/02/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Pse duhet refuzuar, spiralja e dhunës që tenton Ilir Meta
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur është në prag të shkarkimit, Ilir Meta e ka pranuar që nuk është më një president mbi palët, po është vënë në funksion të opozitarizmi. Kreu i shtetit argumentoi këtë qëndrim të tij duke thënë se në vend të gjitha pushtetet janë të kapura, përfshirë këtu dhe opozitën me Lulzim Bashën në krye, prandaj ai ka zgjedhur që t’i bëjë oponencë mazhorancës.

“Tani jemi në funksion të opozitarizmit dhe të demokracisë në vend. Tani jemi në mbrojte të Kushtetutës. Nuk mund të shprehemi më tani për një jetë politike normale. Nuk mund të ketë një President mbi palët kur të gjitha pushtetet janë të kapura”, tha Meta.

Në një kohë kur ai në Gjykatën Kushtetuese po “vuloset” fati i tij, Meta shprehet i bindur se ai nuk do të shkarkohet, teksa sqaroi se 72 pyetjeve që i janë bërë nga Gjykata, do t’i kthejë përgjigje personalisht.

“Kuvendi i shkarkuar me 25 prill vendosi të shkarkojë Presidentin. Parlamenti aktual, nga 140 deputete ka vetëm 40 deputetë nga Parlamenti i shkruar. Ky Parlament a ju qëndron akuzave të bëra nga Parlamenti i shkarkuar? Nuk shkova në Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo nuk është një çështje e rëndësishme.

Unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e Teatrit Kombëtar, për të ndaluar dhunën policore ndaj qytetarëve. Për 72 pyetjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese do përgjigjem personalisht para të gjithë qytetarë shqiptarë. Nuk e shkarkon dot kush Ilir Metën”, tha Meta në ‘Frontline’.

Meta ka zbuluar edhe detaje nga takimi me Sali Berishën, duke thënë se ka qenë ai iniciator, por mohoi që të ketë negociuar me LSI-në. Edhe pse Berisha e konfirmoi se ka pasur negociata për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, Meta nuk e pranon, por ka zgjedhur që ta mohojë.

“Takimi me Berishën e kërkova unë, për t’u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave. Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime në emër të LSI me Doktorin”, tha ai.

Duke mbrojtur Berishën, ai ka shkuar deri aty sa thotë se nuk do të mërzitej nëse Kryemadhi, bashkëshortja e tij do të shpallej ‘Non Grata’, por thekson se vendimi për Liri Berishën ishte i papranueshëm.

Ilir Meta duket i bindur se do të vendoset sërish në krye të shtetit pas 20 vitesh. Si shembull ai mori presidentin italian, Sergio Matarella që u vendos president 80-vjeç.

“Jam i bindur se pas 20 vitesh do marr një mandat të dytë si President”, tha Meta.

Share226Tweet141


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In