• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Frangaj reagon pas lajmit pranon se punonjësit e Digitalb nuk janë paguar

13/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Frangaj reagon pas lajmit pranon se punonjësit e Digitalb nuk janë paguar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka 13 ditë që punonjësit e Digitalb nuk marrin pagat e muajt maj. Kjo është bërë publike prej dy ditësh nga Gazeta TemA. Pagat janë bllokuar nga njëra nga bashkëadministratoret e kompanisë dhe kjo me kërkesë të Aleksandër Frangajt.

Për këtë CNA.al e pyeti zotin Frangaj dhe ai na dha përgjigjen si më poshtë: Duhet të jesh i marrë me patentë që të mos paguash pagat e punonjësve të kompanisë tënde. Dhe kjo në kushtet kur paratë i ke në bankë. Është një marrëzi që jam i sigurtë që askush nga lexuesit tuaj nuk e beson që një pronar apo drejtues i kompanisë i le pa buke, apo në vështirësi financiare punonjësit e vet, për 2 javë rresht.

E para, është absolutisht e pavërtetë që kjo gjë ka ndodhur apo do tu ndodhë prej meje apo personave të lidhur me mua.

Së dyti, pagat e punonjësve të kompanisë Digitalb i ka bllokuar bashkëadministratori i zgjedhur nga aksionerja Vjollca Hoxha me pretekstin se po nuk u bë një pagesë për reklama e Top Channel, nuk bëhet asnjë pagesë nga ana e tij.

Së treti, si presion për reklamat e Top Channel është bllokuar dhe pagesa për ndeshjet e kampionatit spanjoll dhe pagesa e ndeshjeve të kampionatit shqiptar të futbollit. Pasojë e bllokimit të këtyre pagesave ishte dhe mostransmetimi i ndeshjeve të kampionatit spanjoll dhe pritet të mostransmetohen as ndeshjet e kampionatit shqiptar nesër e pasnesër.

Kjo është një marrëzi e paparë që për reklamat e një aksionereje të lihen punonjësit pa paga dhe abonentët pa sinjal të eventeve sportive për të cilat kanë paguar Digitalbin në Shqipëri dhe IPCON në Kosovë.

Të gjithë aksionerët e tjerë janë të shqetësuar nga kjo ngjarje e rëndë që ka lidhje me Top Channel dhe jo me aksionerë të tjerë”.

Teksa u pyet nga CNA.al se përse lexuesit duhet tu besojnë fjalëve të tij, Frangaj paralajmëroi se do publikojë dy emailet që vërtetojnë se kush po i pengon pagat.

“E drejtë. Së pari gjithë stafi e ka të lehtë ta konfirmojë te financa e Digitalb se kush nga administratorët ka bllokuar pagesat.

Së dyti, për tu siguruar ju dhe lexuesit tuaj, që kjo që po ju them është e vërteta, pasi të mbyll telefonatën me ju, do ju dërgoj emailet ku administratorja jonë urdhëron financën të bëhet pagesa e pagave dhe përgjigjen që financa kthen që po pret urdhërin edhe nga administratori i Vjollca Hoxhës. Pastaj le të gjykojë secili kush është bllokuesi”, theksoi themeluesi i Tv Klan.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In