• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Foli edhe “Kaçi i Zi” për koronavirusin blu!

05/04/2020
in Blog
A A
Foli edhe “Kaçi i Zi” për koronavirusin blu!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Idajet Beqiri

Pas botimit të një fragmenti në librin “Shqipëria ime” për Kaçin e Zi (Kastriot Islamin), të cilin e nxorri në botim Shtëpia botuese “Fan Noli” në vitin 2011, kisha vendosur të mos publikoja më për të, për karakterin e pështirë dhe ligësitë e tij, për “modelin” më të pistë që aplikoi ai në politikën mbi 100 vjeçare të shtetit shqiptar, për të qënurit e tij mosmirënjohës deri në përmasat e të paimagjinuarës (dhe për këtë të fundit kam një eksperiencë personale)…

Jemi ngacmuar vazhdimisht pse nuk e kemi bërë këtë gjë, domethënë pse nuk kemi folur për të, aq më shumë që “fenomeni” i “Kaçit të Zi”, i cili nga një super “i kuq” i deklamuar, domethënë nga të qënurit kulmi i ekstremit të majtë, i zgjedhur si i tillë në vitet 1990 me dorën e vet Ramiz Alisë, por domosdo me bekimin dhe miratimin e Sali Berishës, njohësit më të mirë të “specializantëve” shqiptarë të sistemit komunist në Francë, të konvertohej brenda natës në një ekstremist i djathtë, në një saliberishist vërtet neveritës dhe i pështirë!

Dikush thoshte se këtë gjë nuk e bënim sepse “e ruanim Kaçin e Zi si mallakastriot”, dikush shkonte më tej, duke n’a vënë në dyshim “karakterin” e Krahinës së Mallakastrës, e cila nxjerr nga gjiri i saj edhe palaço të këtij niveli!

Kësaj të fundit, për hirë të së vërtetës, herë pas here i kemi dhënë përgjigjen e duhur, dhe përgjithësisht jemi kuptuar, sepse historikisht, çdo krahinë, çdo fshat a fis, e madje çdo familje, e ka një “qenef” të vetin, që kohë më parë, e mbanin në skain fundor të avllisë së shtëpisë…!

Mirpo ja që ra Koronavirusi, kjo pandemi vdekjeprurëse botërore, dhe ripamë foton e Kaçit të Zi, dëgjuam zërin e tij nga thellësia e honit të vetizolimit në Televizionin Fax News, duke parashtruar me gjuhën e një “superspecialisti”, kuptohet në të njëjtën linjë dhe vokabolar me “Koronavirusin blu” Sali Berisha, 10 të këqijat e Qeverisë Rama, të cilat po bëjnë që “koronavirusi të lulëzoj në Shqipëri”!

Madje Kaçi i Zi bëri pohimin më “fantastik”, sa e çuditi dhe e ekzaltoi edhe drejtuesen e lajmeve, duke thënë se Koronavirusi erdhi nga Surreli, duke jua sjellë shqiptarëve në vatrat e tyre Edi Rama!

Që Kaçi i Zi është “i surprizave”, domethënë “kryespecialistë” i të gjithave, nga financat, diplomacia e deri te seksologjia, këtë shqiptarët e kanë ditur prej kohësh. Aq më shumë kur kanë ende të freskët përunjëjen servilosëse të Kaçit të Zi para këmbëve të Fatos Nanos, kryeministër i Socialistëve atherë, për t’a bërë “një çik” Ministër të Financave! Dhe që me këtë veprim ky Xhuxhmaxhuxhi sa një mut çobani, siç themi ne mallakastriotët, u bë gazi i botës jashtë dhe brenda Shqipërisë, sepse bëri realitet vargjet e Nolit tek poema “Sulltani dhe kabineti” : Ti Selim qe s’di kendim, je vezir per arsim

Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e tjerë të botës, tani janë në hallë të madh, janë në kohë lufte me një superfuqi armike të panjohur, i cili nuk dihet nga vjen, si vjen dhe si parandalohet dhe luftohet. Dinë vetëm që ky armik u merr jetën njërzve të tyre të dashur dhe nuk i lejon as t’u hedhin një grusht dhe, duke u dhënë lamtumirën e fundit.

Në një situatë të tillë, në vend që të bëhemi bashkë, si kurrë më parë, në vend që të jemi falenderues, dëgjues dhe mbështetës pa asnjë rezervë të Qeverisë Rama, e cila po e menaxhon situatën me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të lartë, dalin Kaçët e Zinjë të Sali Koronavirusit Blu dhe përhapin panik, mosbesim te Qeveria jonë, të cilës i kemi besuar jetën tonë në këtë situatë, nxisin çthurjen, rebelimin, stresin dhe ndjellin zi ndër shqiptarët e vetkarantinuar për të mirën e tyre, me “fëndët” e tyre me erë të qelbur, rrjedhojë e “çorbës së prishur” që u kanë dhënë për të ngrënë në moshën e rinisë Saliu i Karaxhiçit dhe ustallarët e tij të vjetër…

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In