• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë, Will Smith mund ta pësojë keq pas goditjes me shuplakë ndaj Chris Rock

28/03/2022
in Nostalgji
A A
Fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë, Will Smith mund ta pësojë keq pas goditjes me shuplakë ndaj Chris Rock
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një episod i pakëndshëm ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar ku aktori i njohur Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock.

Shkak i kësaj është bërë një shaka e komedianit me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith. Chris Rock tha se flokët e Jada-s (të rruara) janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O’Neil) rruan kokën. Videoja është bërë virale në rrjet dhe të shumtë janë njerëzit që mbështesin veprimin e Smith dhe një pjesë tjetër jo.

Ndërkohë burime për New York Post treguan se pas këtij veprimi Will Smith mund të humbasë çmimin e tij, pasi u shpall aktori më i mirë.

‘’Ishte një sulm dhune. Të gjithë ishim në shok dhe u krijua një situatë e parehatshme. Unë mendoj se Will nuk do që të kthej çmimin mbrapsht, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, tha një burim për The Post.

Për ketë ngjarje ka reaguar edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Në një deklaratë zyrtare nga organizatorët shkruhet: “Akademia nuk e pranon dhunën në asnjë formë. Sonte ne jemi të kënaqur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën.”

Nga ana tjetër, regjisori i filmit ‘’Kncocked Up’’ ka kritikuar veprimin e Smith.

‘’Ai mund ta kishte vrarë atë. Kjo është dhunë dhe inat. Ata kanë dëgjuar miliona shaka për ta në 3 dekadat e fundit. Ata nuk janë të rinj në botën e Hollivudit dhe komedisë’’, u shpreh regjisori.

Drejtoresha Ekzekutive e AMPAS, Dawn Huson deklaroi asokohe se akademia ishte një privilegj i ofruar vetëm për disa të zgjedhur brenda komunitetit global të kineastëve.

“Përveç arritjes së përsosmërisë në fushën e arteve dhe shkencave të filmit, anëtarët duhet gjithashtu të sillen në mënyrë etike duke mbështetur vlerat e Akademisë për respektimin e dinjitetit njerëzor, përfshirjen dhe një mjedis mbështetës që nxit kreativitetin.

Nuk ka vend në Akademi për njerëzit që abuzojnë me statusin, pushtetin apo ndikimin e tyre në një mënyrë që shkel standardet e njohura të mirësjelljes.

Akademia është kategorikisht kundër çdo forme abuzimi, ngacmimi ose diskriminimi në bazë të gjinisë, orientimit seksual, racës, përkatësisë etnike, paaftësisë, moshës, fesë ose kombësisë. Bordi i Guvernatorëve beson se këto standarde janë thelbësore për misionin e Akademisë dhe reflektojnë vlerat tona’’, tha Dawn Hudson.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In