• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Firmoset marrëveshja/ RTSH iu bën surprizën e madhe shikuesve: Trasmetuesi publik plotëson ëndërrën e shqiptarëve

25/06/2020
in Aktualitet, Sport
A A
Firmoset marrëveshja/ RTSH iu bën surprizën e madhe shikuesve: Trasmetuesi publik plotëson ëndërrën e shqiptarëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Radio Televizion Publik ka bërë një blerje të bujshme:Champions League.Sipas një njoftimi të RTSH, Champions League do të transmetohet falas për shqiptarët nga vitit 2021 deri në 2024.

“RTSH, transmetuesi publik, plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran sezonet 2021-2024 të Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të dashur e të ndjekur në mbarë kontinentin tonë, pse jo, edhe në glob.

Radio Televizioni Shqiptar fituar të drejtën e transmetimit të “UEFA Champions League” për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Pasi e ka fituar tenderin e të drejtave televizive, organizuar nga UEFA, tashmë ka nënshkruar zyrtarisht edhe kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar, duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e RTSH.

Njoftimi i RTSH

Transmetuesi Publik plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran, sezonet 2021-2024…

Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm.

RTSH konfirmohet edhe një herë tjetër një partner serioz për institucionet të tilla si UEFA apo FIFA që i kanë besuar kompeticionet më të rëndësishme gjatë viteve të fundit.

Duhet përmendur fakti që Transmetuesi Publik ka kryer një sakrificë shumë të madhe financiare për të parakaluar në tender operatorët privatë dhe për ti sjellë shqiptarëve kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Kontinent pa asnjë pagesë shtesë….

UEFA Champions League dhe Superkupa e Evropës i shtohet kështu paketës fantastike të sporteve në Platformën Digjitale të televizionit publik, duke u radhitur mes vendeve të para në Evropë për sa i përket cfarë ofron në buqetën sportive.

Transmetimeve të rëndësishme të futbollit si: Kampionatit Evropian 2021, Kampionatit Botëror 2022, Kupës së Botës për Klube 2020-2022, Kupës së Anglisë 2020-2022, Kupës së Spanjës 2020 -2022, Kupës së Gjermanisë 2020-2022, European Qualifiers, UEFA Nations League, ndeshjeve të gjithë përfaqsueseve të Shqipërisë luajtur në vendin tonë, apo edhe Evropianit U21, i shtohet eventi i eventeve….,

Natyrisht që buqeta sportive nuk është kufizuar vetëm tek futbolli. Formula 1 edhe për dy sezone, Moto GP për 3 sezone, Euroliga e Basketbollit 3 sezone, Gjithë Botërorët e sporteve të tjera, apo edhe gjigandët e Ërestlingut amerikan janë tashmë programe që janë përqafuar me kohë nga publiku shqiptar.

Duke filluar nga viti 2021, ku RTSH gëzon të drejtën e Evropianit të futbollit, të drejtën ekskluzive të Lojrave Olimpike qershia mbi tortë do të jetë Trofeu i Lakmuar nga gjigandët e futbollit.. Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Bayern Mynih, Juventus e shumë shumë yje të tjerë që do të vijnë pa asnjë pagesë shtesë për herë të parë në Transmetuesin publik.

RTSH plotëson kështu një nga ëndrrat e shqiptarëve të cilët mund të ndjekin ekipet e tyre të preferuara nëpërmjet teknologjisë më të lartë të transmetimit dhe shtrirjes më të madhe të sinjalit, sepse Televizioni publik tashmë mbulon 95% të territorit, ka 13 kanale televizive nga të cilat 3 në standartin Ultra HD, por ka gjithashtu edhe 10 kanale radiofonike apo 6 kanale televizive satelitore.

RTSH Tani është një tjetër mundësi e artë për të ndjekur programet e platformës së transmetuesit publik, duke qënë aplikacioni më i vizituar televiziv, aq më shumë tani që shtohet edhe UEFA Champions League. Gjithcka është arritur, pa lëvizur aspak taksën e aparatit që mbetet e njëjta me vitin 2011, duke treguar edhe një herë, dëshirën dhe qëllimin madhor…t’i kthejmë publikut televizionin e tyre, pa interferenca politike apo private. Shqiptarët tashmë kanë një arsye më shumë për të thënë: Ky është Radio Televizioni Ynë…

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In