• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kulture

Filmat e komunizmit… Si duhet parë krijimtaria kinematografike e kohës së diktaturës?

18/10/2025
in Kulture
A A
Filmat e komunizmit… Si duhet parë krijimtaria kinematografike e kohës së diktaturës?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me qindra prodhime kinematografike të realizuara në 45 vite komunizëm, filmi u përdor si mjeti më i fuqishëm i propagandës në Shqipëri.

Të vendosur në një kuadër ideologjik, shumë prej filmave shfaqin një realitet të shtrembëruar, ku nuk ka tension, as frikë, ku populli bashkëpunonte me pushtetin. Përmes filmit me metrazh të shkurtër “Një histori e parrëfyer”, i prezantuar në Arkivin Qendror të Filmit, studiuesja e teatrit dhe kinemasë tregon çfarë ndodh kur dy realitete të ndryshme politike përpiqen të krijojnë një film artistik marrë nga i njëjti burim jetësor.

“Ka filma që kanë shtrembëruar historinë, të cilët duhet t’i shohim në mënyrë kritike, por ka filma që mbajnë të vërteta njerëzore, të cilat mbeten po ashtu sikurse janë, sidomos kur janë marrëdhënie të kushtëzuara në një sistem të caktuar. Janë një burim shumë i mirë studimi të them të drejtën”, tha Dr. Anxhela Çikopano, studiuese.

Me një ftesë për të reflektuar, Çikopano propozon ta shohim kinematografinë e ish-Kinostudios me sytë e një të huaji që nuk ka jetuar në Shqipëri, duke u zhveshur nga subjektiviteti.

“Është detyrë e studiuesve, e pedagogëve, e mësuesve, që kur sjellin fëmijët për t’i parë, t’ua sqarojnë rrethanat e këtyre filmave. Ata janë filma të prodhuar në një sistem të caktuar ideologjik, edhe Leni Riefenstahl ishte regjisore shumë e mirë, por ama i shërbeu sistemit nazist. Dhe ky është një element që u shpjegohet atyre që shohin filmat e saj”.

Por, sa e thjeshtë është për nostalgjikët e filmit të analizojnë ftohtë dhe pa emocione?

“Konica vetë thotë që nostalgjia është shumë dinake, baltën na e bën mjaltë, vetëm sepse ne jemi larguar nga ai vendi ku është balta. Një problem i madh i shoqërisë është se duket sikur ka një thikë të prerë para dhe pas 1990 dhe mendojnë që të gjitha këto fenomenet e mbrapshta që pasuan pas ’90, vijnë prej demokracisë dhe në fakt nuk e bëjnë llogarinë që të gjitha pasojat vijnë për shkak të një thyerje të fortë të sistemit, që janë pasojë e viteve që kemi kaluar”, tregon Çikopano.

Duke theksuar nevojën për të vendosur parathënie shpjeguese veçanërisht për brezat e rinj që shohin këto produksione, studiuesja ndalet te filmat historikë e faktet e manipuluara.

“Vitet e para, që lidhet me tharjen e Kënetës së Maliqit duhet të ketë një shpjegim paraprak dhe më pas të shfaqet. Është tërësisht një film propaganda, që justifikonte padrejtësitë, që u ishin bërë inxhinierëve dhe të gjithë komplotin e Kënetës së Maliqit. Është detyrim ndaj familjarëve të tyre që të thuhet e vërteta si një parathënie në film”./tch

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Filmat e komunizmit… Si duhet parë krijimtaria kinematografike e kohës së diktaturës?

Filmat e komunizmit… Si duhet parë krijimtaria kinematografike e kohës së diktaturës?

18/10/2025
Në kujtim të regjizorit dhe themeluesit të teatrit  të Durrësit, aktorit ikonë Vangjel Heba

Në kujtim të regjizorit dhe themeluesit të teatrit të Durrësit, aktorit ikonë Vangjel Heba

18/10/2025
Aktori dhe regjisori Besim Kurti feston 76 vjetorin e lindjes të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktori dhe regjisori Besim Kurti feston 76 vjetorin e lindjes të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

17/10/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In