• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Festa” e napolitanëve përballë “pishtarëve të terrorit” tek ne!

14/03/2020
in Blog
A A
“Festa” e napolitanëve përballë “pishtarëve të terrorit” tek ne!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Një video e cila u bë virale në rrjet tregonte banorë të një rruge në Napoli që kishin dalë të gjithë në ballkone, duke kënduar në kor një nga këngët më të famshme të Italisë, me një emocion që të bën të kuptosh, se ata qytetarë i kanë sytë nga jeta.

Të njëjtën gjë e bënë dhjetra qytete të Italisë. Disa duke demonstruar simbolet e Italisë, disa duke kënduar në kor, të tjerë duke duartrokitur secili në ballkon të vet.

I vetmi opozitar i ashpër i Italisë, Salvini, të vetmin merak që ka është të mbyllë kufijtë me vendet e Shengenit. Atë merak e ka pasur dhe kur nuk kishte koronavirus. Por nuk është përzier në masat e sistemit shëndetësor, apo protokollet e tyre edhe pse Italia është në qendër të sulmeve për strategjinë që ka ndjekur.

Përballë tyre është Shqipëria, një vend me 36 persona të identifikuar si të prekur dhe 3 milionë e 600 mijë të tjerë që jetojnë thuajse nën terror të medias dhe opinionistëve opozitarë që u tregojnë orë e minutë se si qeveria po i vdes.

Opozita nxit mjekët të kalojnë në karantinë ndërsa disa moderatorë të ekraneve janë kthyer në tutorë të Urgjencës Kombëtare.

Dhe këtu nuk kam më vërejtje për opozitën. As për gazetarët e papërgjegjshëm. Por për disa zyrtarë të lartë të sistemit shëndetësor, që në fakt janë kthyer në shërbëtorë të tyre.

Dy netë më parë, në një situatë tërësisht të papërgjegjshme, emisioni “Open” u kthye në një “Big Brother”, të inskenuar, ku një tip me motor ndalon gazetaren e tyre si rastësisht në bllok, i tregon se si një shok i tij ka telefonuar disa here urgjencën dhe dhjetra herë policinë, dhe s’ka marrë përgjigje. Pastaj gazetarja simbol e papërgjegjësisë publike, merr drejtonin e Urgjencës. Ai merr ambulancën. Pastaj të dy bashkë dhe të tjerët marrin të “sëmurin”, e çojnë në urgjencë.

Në fund del që s’ka asgjë.

Ky spektakël i kushton shumë Shqipërisë. I kushton jo vetëm rritjen e një pritshmërie të papërgjegjshme nga sistemi ynë shëndetësor edhe ashtu i dobët, por mbi të gjitha panikun se këtu nëse sëmuresh, nëse të dhëmb koka apo ke temperaturë, duhet të takosh Eni Vasilin të thërrasë Skënder Bratajn dhe ai të të sjellë ambulancën. Tani nuk duhet t’i bini më numrit 127 por telefonit të Enit, Fevziut, Zhejit, apo ndonjë tjetri që t’ju sjellë ambulancë edhe pse mund t’iu dhembë dhëmballa.

Në vendin përballë nesh, që është fuqia e shtatë në botë me një sistem shëndetësor tejet të konsoliduar nga më të mirët në botë, qytetarët dhe shtypi i bëjnë jehonë këngëve, duartrokitjeve, solidaritetit dhe protokollit shëndetësor.

Në Shqipëri, shtypi, opozita dhe gjithë “pishtarët e panikut”, i bëjnë jehonë disa pordhacëve që shëtisin me motoçikleta në “Bllok” dhe kërkojnë që ambulanca të jetë gati për ta, kur u dhemb koka.

Sot pasdite për herë të parë Top Channel bëri një thirrje njerëzore për të përshëndetur mjekët, infermierët dhe policët që po mbajnë në këmbë shoqërinë në këto ditë lufte. Dhe duket se shoqëria mezi e priti këtë sinjal.

Natyrisht që shumë VIP-a nga ata që përhapin panikun, nuk i bashkohen dot kësaj thirrjeje se ata jetojnë në vila dhe janë larg njëri- tjetrit. Edhe Berisha ka ikur në Lalëz tek vila e vet të ndjehet më i sigurt. Aty nuk dëgjohen duartrokitjet.

Por në mbrëmje dëgjohet paniku i tij. Dëgjohet kuja që vënë për të futur shoqërinë nën terrorin e një epidemie, që bota po përpiqet ta mposhtë, jo me spitale e me urgjenca se nuk ja del dot, por me disiplinë, këngë, solidaritet dhe ndjenjë rezistence kolektive.

Krahasoni skenën e rrugës së famshme në Napoli, ku qindra banorë këndojnë në ballkone dhe sytë e zmadhuar të Enit, nga dëshira për t’i vërsulur qytetarët kundër urgjencës kombëtare për të kuptuar se nga se vuajmë vërtet. Dhe nuk ka faj as zonja En, as Fevziu, as Zheji, as ndonjë koleg tjetër që kërkon të bëjë protagonistin e panikut në Shqipëri. Faji është i çdo zyrtari të sistemit shëndetësor që bëhet shërbëtor i tyre. Mbylluni telefonin dhe jepuni numurin e klinikës Nr. 5 Ndoshta ajo u bën më mirë se “127”-ta.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In