• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Ferdinand Radi, artisti që u detyrua të interpretonte vetëm role dytësore

13/07/2021
in Nostalgji
A A
Ferdinand Radi, artisti që u detyrua të interpretonte vetëm role dytësore
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ai lindi në Durrës më 29 gusht të vitit 1942, në një familje intelektuale dhe artdashëse, çka e tregoi edhe talenti i shumë pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Që në moshë fare të vogël, artisti iu dedikua sportit për shkak edhe të të dhënave të tij fizike, madje ka qenë edhe futbollist i ekipit të “Dinamos”. Gjatë periudhës kur ai punonte në një nga uzinat e Tiranës, ai njihet dhe krijon marrëdhënie shumë të mira shoqërore me artistin Kujtim Spahivogli çka do të ishte edhe një penalizim për të pasi Spahivogli dënohet dhe internohet nga ish-sistemi komunist.

Megjithatë artisti ia doli sërish që të spikaste prej talentit të tij të madh dhe në vitin 1972, fillon të aktivizohet me trupën e aktorëve profesionist në teatrin e të rinjve pranë Institutit të lartë të arteve. Në vitin 1973, Radit iu ndalua sërish pjesëmarrja në Teatrin Kombëtar dhe vetëm në fillim të vitit 1991 ai pranohet si aktor pranë trupës profesioniste të Teatrit Kombëtar.

Gjatë karrierës së tij, artisti ishte i detyruar që të interpretonte vetëm role dytësore apo episodike. Artisti Ferdinand Radi dha një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare duke interpretuar në rreth 13 filma.

Artisti u shqua shumë në zhanrin e komedisë për shkak të të dhënave të tij të shkëlqyera, si fizike ashtu edhe interpretative. Në skenë artisti arrinte të ndërthurte në mënyrë të shkëlqyer hulumtimin nga jeta e përditshme.

Përveç aftësive në aktrim artisti pas ndërrimit të sistemit, nxori në pah vlerat e tij si regjisor, por edhe si shkrimtar apo krijues i shumë materialeve të inskenuara. Njëra prej tyre është edhe njëra nga sukseset më të mëdha të artit dhe teatrit shqiptar si komedia “8 persona plus”.

Ai u vlerësua edhe me çmime si kupa e Festivalit të Filmit shqiptar në vitin 1989 në interpretimin e tij në filmin “Historiani dhe Kameleoni”.

Disa nga rolet dhe interpretimet e tij më të arrira janë: “Vjeshtë me stuhi”, “I pesti i zu i gjallë”, “Prefekti”, “Banja”, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Njësiti guerril”, “Kur zbardhi një ditë”, “Shtigje lufte”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Historiani dhe Kameleoni”, “Dëshmorët e monumenteve”, “Balada e Kurbinit”, “Vdekja e kalit”, “Nata” dhe shumë të tjera./ATSH

Share218Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In