• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë! Ja si e kaloi ditën e fundit në këtë botë aktori që e urrente Enver Hoxhën

12/08/2024
in Nostalgji
A A
Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë! Ja si e kaloi ditën e fundit në këtë botë aktori që e urrente Enver Hoxhën
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vite më parë portreti i tij ka qenë vazhdimisht i pranishëm, si në Kinema ashtu dhe në Televizionin e vetëm të asaj kohe. Kujtohen ende nga ata që e kanë parë në skenë interpretimet e tij.
Personazhet që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik.

Rolet e tij, pavarësisht se shumicën prej tyre e përbëjnë personazhet negative, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurrues për nga niveli interpretativ dhe origjinaliteti i jetësimit.

Kush ishte Ndrek Luca?
Ndrek Luca ka lindur në 3 shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij u shpërngul në Shkodër që kur ai ishte në moshë të vogël, ku edhe kreu shkollën.

Pas çlirimit të vendit, Ndreku shkoi për studime në Akademinë e Aviacionit në Beograd (Jugosllavi). Megjithëse vazhdonte shkollën për ushtarak, ai kishte pasion të madh për teatrin dhe operan. Ato i ndiqte vazhdimisht gjatë kohës së shkollës.

Pas përfundimit dhe kthimit në atdhe pasioni e shtyu që të kërkojë nga organet e kohës që të aktivizohej me Teatrin e Ushtrisë.
Këtë e arriti falë talentit dhe përkrahjes së regjisores ruse të Teatrit Popullor, Zina Andri. Në vitin 1950 filloi punë si aktor profesionist në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Interpretimi i tij i parë i tij në Teatër më 11 nëntor 1950 ishte roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës.

Kujtohen ende nga ata që e kanë parë në skenë, interpretimet në dramat:

“Halili dhe Hajrija”, “Shtatë Shaljanët” (dramë e shkruar nga Ndreku), “Dragoi i Dragobisë”, “Familja e peshkatarit”, “Votra e huej” (shkruar nga Ndreka), “Toka jonë, Arturo ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit” etj.

Përveç kontributit të jashtëzakonshëm në Teatër, Ndreku shkroi disa drama që u luajtën në skenë. Por ai dha një kontribut të madh në kinematografinë e sapo krijuar duke luajtur në mbi 30 figura, në film.

Megjithëse ka kaluar shumë kohë rolet mbahen mend jo vetëm nga brezi i tij por edhe nga brezi i sotëm.

Ndër to shquhen interpretimet si: Dom Marku (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustaqekuqi (“Operacioni zjarri”), Kapter Rahmiu (“Duel i heshtur”) etj.

Urrejtja ndaj Enver Hoxhës dhe komunizmit
Dosja e Sigurimit të shtetit për Kinostudion “Shqipëria e re”, e publikuar kohë më parë, tregon detaje të përndjekjes së vazhdueshme të aktorëve, artistëve e punonjësve të këtij institucioni propagandistik.

Gjejmë nëpër dosjet e Sigurimit të Shtetit qëndrime të ashpra të aktorëve kundër udhëheqësit. Një ndër këto biseda të përgjuara të Sigurimit të Shtetit është ajo e vitit 1982, ku survejohet aktorja dhe pedagogia e Institutit të Arteve, Mimika Luca, bashkëshortja e Ndrek Lucës.

Në bisedën e aktores Mimika Luca ka të dhëna për mënyrën se si perceptohej diktatori dhe udhëheqja në vitin 1980, ka urrejtje në fjalët e saj, mllef për jetën e mjerë e artin e pamundur në Shqipëri. Në këtë bisedë të përgjuar është edhe bashkëshorti i saj, Ndrek Luca dhe i biri Gjergj Luca.

Që të dy shfaqin gjithashtu urrejtjen për regjimin dhe udhëheqësin komunist.

Nuk janë sqaruar rrethanat në të cilat i kanë shpëtuar ndëshkimit familja Luca. Ishte krejt e paimagjinueshme për kohën që të arrije të sulmoje figurën e diktatorit në këtë mënyrë dhe të mund t’i shpëtoje burgut.

Por me sa duket edhe në dosjen e Kinostudios, ndoshta sepse të gjithë aktorët, regjisorët, skenaristët e punonjës të tjerë, me shumë pak përjashtime, lëshonin fjalë fyese e urrejtje për diktatorin Enver Hoxha, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë situatë, ndoshta ishte e pamundur që të ndëshkoheshin të gjithë dhe kështu është lënë në heshtje.

Sadik Bejko: Si u hoq nga skena shfaqja e Lucës…
Ndrek Luca u përballë edhe me momente tjera të pakëndshme gjatë karrierës së tij. Një ndër to ishte pas vënies në skenë të dramës “Paqe e përgjakur” në vitin 1988.

“Aktorët i kishte bërë me krahë. Ai i dha sukses teatrit të Gjirokastrës me vënien në skenë të dramës “Paqe e përgjakur”. Në shtypin e kohës, në gazetat ‘Zëri i Populit’, në ‘Zërin e rinisë’ u paqyrua kjo ngjarje…. sigurisht nga emri i Ndrekës, Artist i Popullit. Drama u shfaq mbi 20 herë në Gjirokastër, pastaj dhe në Tiranë, në skenën e Teatrit Popullor. Në shfaqjen e parë në Teatrin Popullor erdhi Foto Çami, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë. Ministria e Kulturës na pa me sy pak shtrëmbër. Nuk i vumë rëndësi.

Ne ishim në qiell se na u dha leja të jepnim shfaqje në teatrin ‘Migjeni’ Shkodër. Ndreka fliste dhe për një turne në shumë rrethe të Veriut. Ai gëzonte që po na ecte. Na pritën personalitetet politike të rrethit Shkodër. Dukagjinsi Ndreka aty ishte si në shtëpinë e vetë”, tha Bejko.

“Por…. papritur “me urdhër nga lart” u ndërpre dhënia e shfaqjeve. Pak si me erë e me thëllim po mbaronin dhe marrëdhëniet e teatrit me Ndrekën. Atij iu tha që shfaqja deri në një urdhër të dytë do të pezullohej dhe ai nuk kishte më punë në Gjirokastër. Drama nuk u shfaq më. Kurrë”, shtoi ai.

Dita e fundit e Ndrek Lucës
Ishte një mëngjes i ftohtë janari. Si gjithmonë do të ndiqte ritualin e ditës, do të merrte biçikletën e tij të pasluftës dhe pasi do të bënte pak pazar do të kthehej drejt apartamentit. Askush nuk do e besonte më vonë që ky do të qe janari i fundit për Ndrek Lucën. Ishte ora 11:00 e vitit 1993, kur vdiq nga një sulm në zemër.

Rikard Ljarja: Atij i plasi shpirti…
Vdekja e tij solli shumë dhembje te ata që e njohën. Aktori i njohur, Rikard Ljarja, tashmë edhe ky i ndjerë, pas vdekjes së Ndrek Lucës ishte shprehur:

“Atij i plasi shpirti.

Vdekja e tij ishte një protestë kundër gjithë helmit e handrakut që gufoi e rridhte gjithandej e gjithkund, grykësisë, pseudokulturës, pseudodemokracisë, pseudoatdhetarisë e pseudofetarisë.

Edhe këtë radhë ai nuk kishte kohë, nuk kishte kohë dhe mundësi të merrej një i vetëm kundër gjithë asaj hipokrizie dhe shtiracakësh që e rrethonin, dhe iku. I la të gjithë. I përbuzi. Nuk i duronte, sepse i vetëm nuk mund t’i përballonte.

Por Ndreka është gjallë, është gjallë në gjithë veprën e tij aktoriale, edhe atë të shkruar, është gjallë edhe në të gjithë vdekjet e panumerta që ka interpretuar.

Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë.

Duhet studiuar dhe duhet marrë shembull’’.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In