• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Fëmija, babai i të cilit nuk lindi kurrë – dhe jo, nuk është Jezusi!

28/12/2022
in Kuriozitete
A A
Fëmija, babai i të cilit nuk lindi kurrë – dhe jo, nuk është Jezusi!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht festave, nuk po flasim për Jezu Krishtin!

Gjenetika është një shkencë mjaft konfuze dhe identiteti i dikujt po ashtu. Është ende e vështirë të thuhet se sa identiteti ynë vjen për shkak të gjenetikës dhe sa për shkak të mjedisit që na rrethon.

Por kjo duket si një lojë fjalësh në krahasim me çështjet komplekse që lindin gjithnjë e më shumë si pasojë e trajtimeve moderne të fertilitetit dhe teknologjitë riprodhuese të asistuara. Gjenetika është nga ato shkenca që e ka detyruar njerëzimin të rimendojë ligjet dhe praktikat mjekësore – madje edhe ato ligjore!

Në dekadat e fundit, është bërë e qartë se asnjë test i ADN-së nuk është 100% i saktë, sepse ka raste të rralla gjenetike ku njerëzit kanë më shumë se një linjë të ADN-së, një gjendje e quajtur kimerizëm, e cila ka shkaktuar shumë telashe në gjykata. Dhe kimerizmi nuk është në fakt aq i pazakontë, por rrallë zbulohet sepse rrallë çon në anomali të dukshme.

Rreth 1/8 e të gjitha konceptimeve dhe rreth 1/8 e lindjeve janë binjakë – shumica e tyre ama kanë lindur vetëm, pa një binjak të gjallë.

Pra, rreth 1 në 8 njerëz në botë është një binjak i lindur si fëmijë i vetëm. E frikshme – apo jo?

“Ti nuk je babai – por xhaxhai!”

Një çift në Uashington iu nënshtrua trajtimit të fertilitetit dhe arriti të sillte në jetë një djalë të shëndetshëm në vitin 2014. Megjithatë, testet e ADN-së treguan se babai nuk kishte lidhje me djalin e tij.

Pasi përjashtoi mashtrimin e gruas së tij nga opsionet e mundshme, burri arriti në përfundimin se klinika e fertilitetit duhet të kishte përzier spermën dhe ta kishte mbarsur gruan e tij me një grup gjenetik të një donatori tjetër. Por, klinika kontrolloi të dhënat e tyre dhe nuk gjeti asnjë gabim!

Duke mbetur më shumë se të hutuar, ata morën një avokat, por as ai nuk mundi t’i ndihmonte shumë.

Kështu “babai” iu drejtua blogut të Barry Starr. Starr, drejtori i Departamentit të Gjenetikës në Universitetin e Stanfordit, sugjeroi që çifti të bënte një analizë nga 23andMe, sepse kompania ofron të dhëna gjenetike më të detajuara mbi farefisninë dhe prejardhjen – duke përdorur qindra mijëra shënues në gjenom – në krahasim me dhjetëra shënues që mbulojnë testet e zakonshme të atësisë.

Kur erdhi raporti, tregoi një përputhje prej 25%, që do të thoshte se burri ishte xhaxhai i djalit të tij.

Një rezultat 50% do të thoshte se ai ishte babai. Por, diçka tjetër që testi arriti të zbulonte ishte se ADN-ja në spermën e burrit ishte 90% ADN-ja e tij dhe 10% ajo e binjakut të tij të palindur vëllazëror!

Kjo gjendje, ku njëri binjak vdes dhe “përthithet” nga tjetri ose nga nëna ose placenta, shfaqet në 20-30% të shtatzënive të shumëfishta dhe quhet sindroma e zhdukjes së binjakëve.

Kjo do të thotë se babai kishte thithur disa nga qelizat e binjakut të tij në mitër dhe kështu u bë një përzierje ose kimerë e tij dhe e vëllait të tij!

Pra, a do të thotë kjo që binjaku i palindur i ‘babait’ ose në këtë rast ‘xhaxhait’ të fëmijës, është në fakt ‘babai’ i tij i vërtetë biologjik?

Kjo duket si një lojë cinike e natyrës – dhe edhe pse asgjë më shumë se sa thjesht një lojë – siç ju thamë, ky fenomen mund të jetë shumë më i zakonshëm nga ç ‘mund ta kishim pandehur më parë!

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In