• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatos Lubonja merr në mbrojtje Lefter Kokën: Të keqen e ka nga Rama, mos dëgjoni përrallat e SHBA

14/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Lubonja, i mërzitur me ata që po sulmojnë Berishën: Ore, a do merremi ndonjëherë me Edi Ramën?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatos Lubonja e ka cilësuar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka si një skenar të mundshëm ku është përfshirë dhe SPAK.

Në një intervistë për “Neës24”, Lubonja thotë se në këtë skemë mund të jetë përfshirë dhe kryeministri Edi Rama.

Lubonja shtron pyetjen nëse janë vërtetë amerikanët që ushtrojnë presion për drejtësinë, apo është kryeministri Rama pas kësaj historie.

“Ajo që duan njerëzit të dinë është kjo është një drejtësi e pavarur që vepron apo një drejtësi me skenar të përgatitur ku ndonjëherë skenari të del edhe jashtë parashikimeve. Mendoj që është më afër idesë së skenarëve se sa të një drejtësie të pavarur.

Lexova më parë se prokurori i Elbasanit gënjeu publikisht me historinë e manipulimit përpara zgjedhjeve. Ky njeri është bërë prokuror i SPAK dhe për mua mjafton që nesër të përdoret nga Rilindja për goditjet e veta. Pra nuk kam besim te SPAK.

Thuhet se janë amerikanët që bëjnë presione andej, pastaj janë faktet që ulërasin dhe njerëzit duhet të dinë rreth fakteve… Pra çfarë do të bëjë SPAK? Di që historia ka filluar para disa kohësh… Pas zërave që dolën se Lefter Koka ishte shpallur non-grata, por më pas u tha se nuk është e vërtetë.

Ai shpalli ikjen në mënyrë të çuditshme. Unë ngre pyetjen, nëse ky kryeministri jonë që i di të gjitha këta që shpallen non-grata, ky është në regji bashkë me amerikanët , apo amerikanët janë të pavarur!? Apo është kryeministri regjisori pas kësaj historie? Këtë nuk e dimë akoma. Pra kemi dyshime shumë të mëdha…

Të mos harrojmë edhe skemën ku Rama bashkë me Lefterin telefonin Nasip Naçon për të marrë në gjirin e Rilindjes… Tani të gjitha këto të bëjnë të mendosh për një skenar për interesat e veta kush është më i dobëti hiqet qafe dhe të tjerët vazhdojnë lojën” – u shpreh Lubonja.

I pyetur nëse këto hetime mund të shtrihen edhe më tej, Lubonja shprehet se ka pak shpresa që të ndodhë. Sipas tij, angazhimi i SHBA-së për pastrimin e politikës nga të korruptuarit, është një përrallë.

“Po filloi të tërhiqet, atëherë nuk ngelet më gjë…Ne e dimë shumë mirë se si janë lidhjet. 17 firma që ka marrë brenda një dite ajo çështja e inceneratorëve nuk mund të kalojë kështu. Shqipëria është e vogël, por problemi është te provat…

Unë besoj se nuk do të ketë shtrirje. Projekti që shpresojnë disa se amerikanët kanë marrë pastrimin e Shqipërisë nga politika e korruptuar është një përrallë. Bëhet propagandë, gjendet ndonjë kokë turku sepse të pastrosh Shqipërinë nga ky sistem mua më duket shumë e vështirë. Pra figurativisht shqiptarët kanë vendosur ta zhdukin ndryshe Shqipërinë, duke ikur vetë” – tha Lubonja.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In