• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatos Lubonja bën avokatin e Becchetit dhe të Bejtes pas daljes në shesh të rrogës që vazhdon të marrë në Agon Channel një Tv i ngritur për pastrim parash: Kjo është e vërteta!

25/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Fatos Lubonja nuk rregullohet, flet përçartë: Berisha  është burrë i ndershëm! Rival i fortë, ndaj u goditi nga Rama me ndihmën e Soros
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas publikimit të skandalit të pagave në vendin tonë ka reaguar analisti i njohur, Fatos Lubonja, ku mes të renditurve ishte edhe vetë ai, ku figuronte se merrte rrogë në ‘Agon Channel’.

Sipas Lubonjës, e vetmja pagë mujore prej 3500 euro (neto) që kam marrë për punën time me kohë të plotë në Agon Channel daton vitin 2015, ndërsa shton se, një muaj pas kësaj qeveria Rama e shkatërroi kompaninë në fjalë për interesa të pushtetit korruptiv dhe klientelës së tij mediatike duke lënë 400 veta pa punë dhe pa rrogë.

Reagimi i plotë i Fatos Lubonjës:

Mësova nga disa portale se figuroj në listat e rrogave të vitit 2021 si përfitues i një page (bruto) prej 640 000 lekësh nga Agon Channel.

Mark Twaini thotë: “Të vërtetën thuaju vetëm atyre që e meritojnë.”

Për hir të atyre shqiptarëve që ende e meritojnë të vërtetën, të atyre që besojnë se si gazetar kam qenë në shërbim të interesit publik, si dhe të afërme dhe miqve që pas këtij lajmi mund të më shohin si një njeri që ua paska mbajtur fshehur rrogën apo se nuk paskam treguar bujarinë që e diktonte paga në raste shpenzimesh të përbashkëta si dreka, darka apo dhurata, sqaroj se e vetmja pagë mujore prej 3500 euro (neto) që kam marrë për punën time me kohë të plotë në Agon Channel daton vitin 2015.

Një muaj pas kësaj qeveria Rama e shkatërroi kompaninë në fjalë për interesa të pushtetit korruptiv dhe klientelës së tij mediatike duke lënë 400 veta pa punë dhe pa rrogë.

Ky shkatërrim me metoda shtetesh barbare, që daton si akt më 11 qershor 2015, njihet edhe në vendimin e gjykatës ndërkombëtare ISCID që e ka gjykuar çështjen duke dënuar shtetin shqiptar me mbi 120 milion euro dëmshpërblim.

Pra qysh nga ajo kohë Agon Channel nuk ka funksionuar si kompani private por, duke shkelur çdo ligj, është marrë në administrim nga shteti jo për të vazhduar punën, por për ta shkatërruar prandaj nuk ka pasur se si të kryejë veprimet e publikuara në listën e rrogave të vitit 2021 botuara së fundi.

Meqenëse nuk besoj në shtetin dhe drejtësinë shqiptare që po shkasin përditë me shpejtësi në krime për të mbuluar krimet, shpresoj që arsyet se pse unë dhe Andi Bejtja figurojmë në listat në fjalë, ashtu sikurse pse dolën këto lista, kush i ka krijuar e pse i ka krijuar, do t’i sqarojë një ditë koha.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In