• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatos Klosi: Koha që Berisha të flasë për Azem Hajdarin, boll i është shmangur prokurorisë! Të merret me forcë në gjykatë

26/09/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Fatos Klosi: Koha që Berisha të flasë për  Azem Hajdarin, boll i është shmangur prokurorisë! Të merret me forcë në gjykatë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka përshëndetur dje vendimin e Gjykatës Penale të Tiranës, e cila rinisi nga e para pas më shumë se dy dekadash procesin ndaj Izet Haxhisë të dënuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.

Në seancën e së mërkurës që lamë pas, gjykata i ka dhënë mundësi prokurorisë të paraqesë kërkesën e saj për provat dhe dëshmitarët, mes tyre ish-kryeministrin Sali Berisha, Vili Minarollin, Sali Lushën, Ylli Rakipin, Genc Pollo.

Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi ditën e djeshme se boll i është shmangur prokurorisë ish-kryeministri Berisha, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që Berisha të flasë për vrasjen e Hajdarit. Sipas ish-kreut të SHISH, në kushtet kur Berisha ka pohuar se di shumë gjëra mbi vrasjen e pishtarit të demokracisë Hajdarit, dëshmia e tij para gjykatës është e rëndësishme.

“Rihapja e gjyqit të Izet Haxhisë është një lajm i mirë. Kështu që fakti që prokuroria ka thirrur si dëshmitar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha gjithashtu është një lajm i mirë. Nga kjo pikëpamje unë dua që Saliu të shkojë në gjykatë dhe të dëshmojë. Berisha gjithmonë i ka thyer rregullat në këtë vend. Kështu që po të mos e thyente këtë herë do të ishte një precedent.

Por unë dua që Berisha të shkojë në gjykatë e prokurori, pasi ai ka folur aq shumë për vrasjen e Azem Hajdarit, sikur di shumë gjëra dhe kërkush nuk i ka kërkuar llogari, si i di, përse ka dijeni, nga i di. Berisha i është shmangur drejtësisë dhe duhet të shkojë të dëshmojë në gjykatë.

Tani ka ardhur koha që do ta detyrojnë Saliun të thotë të vërtetën”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

Berisha të merret me forcë

Më tej gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se uron që prokuroria ta marrë me forcë ish-kryeministrin Sali Berisha, nëse ky i fundit sipas tij, nuk pranon të paraqitet si dëshmitar.

“Nëse Sali Berisha nuk i përgjigjet thirrjes së prokurorisë unë do të doja sërish ta them dhe kjo është precedent çfarë do që të ndodhë. Por dua të theksoj se Prokuroria dhe Policia ta merrnin forcërisht. Kështu që me rihapjen e gjyqit të Izet Haxhisë duhet të shikojmë dhe kjo varet se çfarë do të prodhojnë këto seanca gjyqësore.

Berisha është mburrur shumë që dinte shumë për vrasjen e Azem Hajdarit, kështu që ka ardhur koha që të flasë, pasi zyrtarisht ai nuk ka thënë asgjë në shtet dhe nuk e ka ndihmuar as prokurorinë as gjykatën që të japë një vendim të drejtë të mbështetur në fakt”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi theksoi se shpreson që me rinisjen e procesit ndaj Izet Haxhisë të dënuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998, të dalë diçka e re në dritë. “Koha ka stërkaluar që dosja dhe vrasja e Azem Hajdarit të zbardhet. Por mos harroni që kohën e kishte atëherë për t’u zbardhur kur u bë gjyqi për vrasjen e Hajdarit, pasi ky gjyq që tani bëhet nuk është për Azem Hajdarin.

Ky gjyq që bëhet tani është për Izet Haxhinë për të përcaktuar kush është implikimi i Izetit, se ky i fundit e ka kërkuar meqenëse s’ka marrë pjesë në seancat e gjyqit të mëparshme. Kështu që ky është një gjyq i pjesshëm me thënë të drejtën, por Izeti duke qenë bashkëpunëtor i afërt i Sali Berishës ka menduar ta thërresë Berishën”, nënvizoi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi për gazetën “SOT”. /RIGELS SELIMAN

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In