• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatmir Mediu me të birin/ Biznes menazhimi energjie, nafte, ndërtime, lobime të huaja etj: Ja si i nxjerr e fsheh milionat!

29/07/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Fatmir Mediu me të birin/ Biznes menazhimi energjie, nafte, ndërtime, lobime të huaja etj:  Ja si i nxjerr e fsheh milionat!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa shqiptarët po “ulërijnë” nga irritimi dhe neveria, se përse as drejtësia e re nuk pranoi ta gjykojë Fatmir Mediun, për masakrën ç’njerëzore në biznesin e Gërdecit; fiks para 1 viti, më 29 korrik 2020, ai ka hapur një biznes privat pa kosto, por me shumë fitime.

Sipas Regjistrit Tregtar në Tatime, rezulton se Fatmir Mediu dhe i biri i tij, Even Mediu, që jeton me vilë pronë private personale në Vjenë, kanë krijuar firmën “EM Consulting’s shpk” e janë ortak me nga 50% të aksioneve.

Në terma biznesi, firma “EM Consulting’s shpk” e Fatmir Mediut dhe djalit të tij, Even Mediu, ka licensë për konsulencë e menaxhim energjie; asetesh e projekte investimesh strategjike në naftë miniera, ujë e biznese pa dallim, por dhe për investime të huaja e deri menaxhim marrëdhëniesh politiko-ekonomike ndërkombëtare të çdo lloji.

Firma është aktive prej 1 viti, por as në tatime dhe as në QKB, nuk ka të pasqyruar asnjë të dhënë financiare; sikur nuk ekziston fare; kur sipas burimeve tona, me këtë firmë, Fatmir Mediu po korr miliona lekë në rrugë ilegale, të cilat nuk i deklaron.

Paçka se nuk ka aktivitet financiar në letra, Fatmir Mediu nxjerr miliona lekë, duke marrë punë nga biznesmenët që marrin PPP e tendera, të cilat në bilance i pasqyrojnë sikur i kryejnë vetë.

Për këto pazare me bizneset, ministri i Gërdecit është favorizuar nga ministrat aktualë që kanë projekte, investime, koncesione e tendera; të cilëve, Fatmir Mediu, u ka bërë ndere me tendera, pasuri e punësime, kur ka qenë ministër në ushtri e mjedis; por edhe për shkak të pazareve të tjera si deputet e lidhjeve që ka si kunat i Celibashit të KQZ.

Favorizimi, ose më saktë sekserizimi shoqëror me oligarkët dhe bizneset, për t’i dhënë Fatmir Mediut miliona lekë; bëhet nga ministrat Ahmetaj, Denaj, Ekonomi, Kushi, Balluku, Peleshi, Klosi e Manastirliu, të cilët kanë 70% të fondeve buxhetore të PPP-ve dhe tenderëve.

Ky sekserizim, nuk bëhet troç e brutalisht, si në kohën e Argitës, Damir Fazlliçit, Rulit, Mediut, Fahriut e Agron Kuliçiajt; por duke përdorur lehtësira e pengesa ndaj bizneseve, si presion për t’i dhënë punë pa kontratë, firmës “EM Consulting’s shpk” të ish-ministrit të Gërdecit.

Por kryesore në pazare, është gruaja e tij Xhuljeta Mediu, me detyrë aktuale Shefe e Sektorit të Statistika-Komunikimit Elektronik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku skedohen e dorëzohen ofertat për tenderat; e cila bën dhe kërkon ndere.

Si administrator të biznesit “EM Consulting’s shpk”, Fatmir Mediu ka caktuar nipin Sention Zotaj nga Fieri, ish-Drejtor i Financës, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve në ish-Ministrinë e Integrimit, si anëtar kryesie i LSI, sponsor dhe menaxher votash i kësaj partie në Fier.

Mirëpo Fatmir Mediu, gjatë takimit me kryeministrin Avdullah Hoti në Kosovë më 18 nëntor 2020, kishte në delegacion dhe nipin adminstrator të firmës; të cilin e prezantoi si N/Kryetar të Këshillit Politik të Partisë Republikane, ndërsa për një vizitë në SHBA, nipçes ia refuzuan vizën

FAKT/ Zyrat e biznesit të Fatmir Mediut, janë te zona ish-Bllokut, në katin e dytë të kullës “EGT Tower”, me sipërfaqe 210 m2; në pronësi të djalit të tij, që thuhet se e ka blerë me kursimet nga paga e babait, kur ishte ministër i Gërdecit./Pamfleti

Share215Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In