• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Fati i trishtë i futbollistit të ri afgan, që tentoi të ikë nga talebanët

19/08/2021
in Bota
A A
Fati i trishtë i futbollistit të ri afgan, që tentoi të ikë nga talebanët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një futbollist adoleshent i ekipit kombëtar afgan, ka vdekur kur tentoi të hipte mbi një avion për të ikur nga talibanët.

Zaki Anwari, 19 vjeç, ishte rritur nën regjimet perëndimore të presidentëve Hamid Karzai dhe Ashraf Ghani dhe ndoqi një shkollë prestigjioze ndërkombëtare në Kabul së bashku me fëmijët e diplomatëve.

Mosha e tij tregon se nuk kishte asnjë përvojë të drejtpërdrejtë të jetës nën sundimin taleban, i cili u dëbua nga pushteti në 2001.

Mbetjet e Anwari u zbuluan në pusin e timonit të një aeroplani transporti amerikan C-17 kur mbërriti në Katar, pasi avioni ishte nisur nga Kabuli me afganët e dëshpëruar të kapur edhe në rrotat e avionit ditën e hënë.

Futbollisti ishte në mesin e atyre njerëzve që vdiqën pasi ishin varur në aeroplan ndërsa fluturonte. Nga pamjet e publikuara vumë re se si trupat rrëzoheshin në tokë ndërkohë që avioni po ngjitej në qiell.

Dy nga ata që vdiqën kur ranë nga aeroplani u raportuan se ishin vëllezër adoleshentë që shisnin shalqi në tregun qendror të Kabulit. Sipas mediave u tha se vëllezërit të moshës 16 dhe 17 vjeç, pastronin koshat e tregjeve të Kabulit për të siguruar ushqimin për nënën e tyre sepse familja ishte e varfër.

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara më vonë thanë se pilotët vendosën të vazhdonin me ngritjen sepse avioni ishte i rrethuar dhe kishte një përkeqësim të shpejtë të situatës së sigurisë rreth avionit.

Vdekja e Anwari u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve të Afganistanit.

Futbollisti premtues kishte nxituar në aeroport disa orë pasi Kabuli ra në duart e talebanëve, duke u bashkuar me mijëra të tjerë duke u derdhur në pistë dhe më pas duke ndjekur avionin e USAF pavarësisht të shtënave me armë.

Adoleshenti kishte ndjekur shkollën prestigjioze Esteqlal në frëngjisht, në Kabul dhe ishte pjesë e ekipit kombëtar të të rinjve si një 16-vjeçar. Për humbjen e tij mbajtën zi miqtë dhe moshatarët e tij në mediat sociale ditën e sotme.

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të martën konfirmuan se po hapnin një hetim për ngritjen, ku Anwari dhe disa të tjerë u kapën në pjesën e jashtme të aeroplanit ndërsa ai u ngjit.

“Avioni ishte i rrethuar nga qindra civilë afganë që kishin shkelur perimetrin e aeroportit,” tha USAF.

Për shkak të situatës dhe faktit që nuk kishe më siguri, ekuipazhi i C-17 vendosi të largohej nga aeroporti sa më shpejt të ishte e mundur. Mbetjet njerëzore u zbuluan në pusin e rrotave të C-17 pasi u ul në Bazën Ajrore Al Udeid, Katar.

Avioni aktualisht është konfiskuar për të siguruar kohë për të mbledhur eshtrat dhe për të inspektuar avionin para se të kthehet në statusin e fluturimit.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In