• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fakultetet nuk kanë më nevojë për “dijet” juridike të Argitës! Si janë pakësuar të ardhurat e milioneres Argita Berishës në 9 vitet e fundit, pas largimit të babit nga pushteti?!

20/05/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Fakultetet nuk kanë më nevojë për “dijet” juridike të Argitës! Si janë pakësuar të ardhurat e milioneres Argita Berishës në 9 vitet e fundit, pas largimit të babit nga pushteti?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qëndrimi i gjatë në opozitë i Sali Berishës duket se ka ndikuar në uljen të ardhurave vjetore dhe në varfërimin e së bijës, Argitës. Nëse gjatë periudhës kur ishte në pushtet Berisha, konkretisht në vitin 2010, Argita deklaronte rreth 70 mijë USD të ardhura vetëm nga mësimdhënie në fakultete private.

Në vitin 2019, nga deklarata e pasurisë së siguruar ekskluzivisht nga Report TV, rezulton se Argita Berisha ka deklaruar vetëm 306 880 lekë të ardhura nga mësimdhënie nga fakultetet private.

Gjithashtu, nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Argita deklaronte çdo vit rreth 10 mijë USD pagë vjetore. Në vitin 2019, deklaron vetëm 199 652 lekë. Pas largimit të babait nga pushteti, duket se fakultetet nuk kanë më nevojë për ‘dijet’ juridike të Argitës.

Pas daljes se Berishës në opozitë, vihet re një rënien e çuditshme dhe drastike e të ardhurave të Argitës edhe nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme. Në vitin 2011, në kulmin e pushtetit të Berishës, Argita Berisha (Malltezi) deklaronte 26 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e tre apartamenteve. Tetë vite më vonë, në vitin 2019, Argita deklaron 9 100 euro të ardhura nga qiratë. Me kalimin e viteve, vlera e pasurive të paluajtshme rritet dhe rrjedhimisht të ardhurat e Argitës nga qiratë duhet të ishin shtuar, por ka ndodhur e kundërta.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe sa i takon të ardhurave të deklaruara nga Argita nga ekspertiza e saj, aktiviteti tregtar dhe avokatia. Në vitin 2008, Argita deklaronte rreth 50 milionë lekë të vjetra të ardhura nga aktiviteti i avokatisë. Kur ishte Berisha në pushtet ajo ishte porta kryesore e investitorëve të huaj. Madje, një biznesmen me origjinë pakistaneze Zafar Ansar e denoncoi Argita Berishën se përveç pagesës për shërbimet e saj ligjore, i kishte kërkuar 3% si tarifë suksesi, për një investim me vlerë 100 milionë euro në fushën e energjetikës. Zafar Ansar e konsideroi këtë tarifë suksesi si ryshfet. Ai nuk pranoi ‘gjobën’ dhe u largua nga Shqipëria.

Ndërkaq, në vitin 2019, Argita deklaron zero lekë nga ekspertiza e saj dhe avokatia. Nëse më parë llogaritë bankare të Argitës lëviznin me dhjetëra mijëra dollarë, ku për shkak të të ardhurave vetëm në vitin 2012 ka blerë makinë me vlerë 85 mijë euro, në vitin 2019 llogaritë e së bijës së ish-kryeministrit Berisha kanë ndryshuar me këto vlera: + 31 lekë, – 300 lekë, – 2 euro, – 5 USD, – 3 euro, – 1 400 lekë, + 544 632 lekë, + 25 euro dhe + 8 052 euro.

Megjithatë, fati po i buzëqesh dhëndrit të Berishës, bashkeshortit te Argites, Jamarbër Malltezit, pasuria e të cilit mbetet e rrethuar me shumë mister, paradokse dhe pikëpyetje. Nga 6.3 metra tokë tek ish-kompleksi Partizani në Tiranë që ka përfituar si trashëgimtar në vitin 2007, Jamarbër Malltezi befas ëshë bërë aksionet me 35 % të aksioneve të kompanisë që po ndërton 17 pallate në një sipërfaqe 28.000 metra katrore tek ish-kompleksi Partizani ne kompleksin Magnet. Sipas dokumenteve, Jamarbër Malltezi i ka blerë aksionet që në 23 janar të vitit 2014, por janë deklaruar në QKB vetëm në dhjetor të 2018. Si bë pronar me 35 % të 17 pallateve, këtë mund ta zbulojë vetëm SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

( Report Tv)

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In