• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Faktet: BBC mori vetëm 2 minuta filmime nga masakra e Krushës, Basha zhduku 45 minuta

15/11/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Faktet: BBC mori vetëm 2 minuta filmime nga masakra e Krushës, Basha zhduku 45 minuta
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat pranë opozitës po nguten të paraqesin si një larje duarsh atë që BBC ka dhënë si pamje dyminutëshe të masakrës së Krushës së Madhe, duke tentuar që të shpëtojnë kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit prej disa kohësh është vënë nën akuzë nga Melaim Bellanica, dëshmitarit që i ka dorëzuar personalisht videon origjinale prej 45 minutash të kësaj tragjedie.

Me dy minutat e BBC-së, po tentohet të zhbëhet dhe të harrohet video 45 minutëshe që në atë kohë përkthyesi i UNMIK dhe i gjykatës së Hagës, siç thotë edhe vetë Bellanica, Lulzim Basha, erdhi posaçërisht me helikopter, dhe e bindi për t’ia dorëzuar kasetën me prova tronditëse të masakrës së Krushës së Madhe, ku u masakruan 255 shqiptarë etnikë të kësaj zone më 25 mars 1999.

Por si mund të sfumohet ky skandal i zhduljes së videos prej 45 minutave, me këtë video 2-3 minutash të transmetuara nga BBC, pamje që këto ia dha vetë Bellanica, ashtu siç edhe ia dorëzoi kryedemokratit Basha?

Video e BBC-së e 4 prillit 1999 sensibilizoi botën për dy minutat e transmetuara dhe ky ishte shkaku që UNMIK iu drejtuan me urgjencë Krushës së Madhe për të kontaktuar Melaim Bellanica që kishte parë nga afër masakrën e serbëve dhe që kishte marrë guximin duke rrezikuar jetën, duke e dokumentuar atë me pamje filmike.

Përveç këtyre minuta të shkurtra asnjë provë tjetër nuk ekziston, pasi kaseta tronditëse e Bellanicës origjinali ndodhet në duart e Bashës, të paktën siç deklaron vetë dëshmitari në dëshminë e tij së fundmi dhe për Top Channel.

“Afrim Krasniqit, ia kanë prerë fytin e nxjerr syrin atij, unë nuk e harroj kurrë një gjë të tillë. Atë e kam parë me sy e mi dhe kam filmuar”, shprehet Bellanica në një rrëfim të tijin në prill të 2019-ës te Insajder.

Por këto pamje janë zhdukur dhe për këtë enigma mbetet për videon ku pretendohet se janë viktima 255 banorë të zonës së Krushës.

Përveç kësaj, kryedemokrati publikisht disa ditë më parë mohoi se ta ketë takuar Bellanicën, e madje ta ketë marrë kasetën me dëshminë. Ndërsa përballë kësaj dëshmitari i kësaj masakre iu kundërpërgjigj se:

“Lulzim Basha ti shumë mirë po flet ama ti e di shumë mirë që e ke atë xhirim që unë e kam bërë vete, kur ke ardhur në Kukës ke ardhur me helikopter dhe më ke thanë më mirë ruhen tek unë si punëtor i Hagës. Unë po befasohem qysh po mundesh me thanë që po gënjej personi që jam adekuat, jam gjallë, mua më ke drejtë për së drejti unë nuk të iki ty, ti je ka ik nga unë”, tha i për Top Channel.

Por dëshmi tjetër e fortë e dhënë nga Bellanica është në emisionin In Doks.

“Kam incizuar me të gjithë zonat ku janë djegur, krematoriumet, edhe me dëshmitarë, por është transmetuar vetëm pjesa ku janë varrosur viktimat. Në BBC për herë të parë është transmetuar. E ka pas e ka marr kopjen, unë mandej origjinalin ia kam dhënë Lulzim Bashës”, shprehet dëshmitari.

Më tej ai rrëfen edhe takimin që pati me dërgatën e UNMIK ku pjesë e saj ishte Lulzim Basha.

“A je Melaim Bellanica ti? I thash po. A ban me zbrit poshtë? Kam zbrit poshtë dhe më kanë çuar në sallone si kuzhinë. Prej atij momenti deri në 6 të mëngjesit deklarata që më kam dëshmuar më kanë filmuar si dëshmi dhe ia kam dërguar. Ata kanë marrë kopjen origjinale që ia kam dhënë Lulzim Bashës. Basha ka qenë përkthyesi i gjyqit të Hagës, ai ka ardhur bashkë me të. Ka qenë një Raxha Morgen, indian ishte me të, nuk e harroj kurrë emrin e tij. Me të kam biseduar se unë ia jap kasetën, por me më larguar prej këtu. Edhe pse Gjykata e Hagës nuk e bën një gjë të tillë më ndihmuan. Ata nuk bënë atë që më premtuan. Më lanë në Shqipëri dhe më lanë në mjerim”, rrëfen Bellanica.

Ai përmend në këtë intervistë edhe emra personash serbë, por që tashmë nuk mund të faktohen pasi kaseta është zhdukur dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk po merret me krimet e serbëve, duke e fokusuar betejën në ndëshkimin e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës, ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më poshtë intervista e Melaim Bellanicës, në 12 prill 2019:


Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In