• Kontakt
Friday, May 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Është peng i jetës sime! Mevlan Shanaj: Një kujtim nga ikona e skenës dhe ekranit Mihal Stefa aktori që ma “ngjalli” babanë e vdekur

26/10/2024
in Aktualitet, Nostalgji
A A
Është peng i jetës sime! Mevlan Shanaj: Një kujtim nga ikona e  skenës dhe ekranit Mihal Stefa aktori që ma “ngjalli” babanë e vdekur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Mevlan Shanaj

Me aktorin e madh (Mihal Stefa) të karaktereve të vogla kam një lidhje shumë të veçantë! Më kishte goditur interpretimi i tij te “Hamleti” në rolin e varrmihësit! Dhe dihej ajo qetësia vetmia e tij!

Më erdhi rasti ta kem pranë në studio gjatë xhirimit të filmit “I teti në bronx”. Unë isha i shtrirë në shtrat i plagosur, sipas skenarit vijnë prindërit natën për të takuar djalin, nga një trajstë leshi nxori dy kokrra mollë duke më qëndruar pranë shtratit. Mënyra e afrimit të tij zgjatja e dorës me ato dy mollë, për mua që nuk kisha njohur një dashuri babai, më dha emocion jo si në film, por si një gjest jete që po e provoja për herë të parë!

Ai ishte një aktor që të sillte jetën! Në mbyllje të filmit, në epsodin e fundit ai thoshte: Sikur ta marrim sonte në shtëpi djalin, duke u drejtuar nga busti i bronxuar! Unë edhe në këtë episod sa herë që e shikoja përjetoja një emocion tjetër që ma shkaktonte interpretimi i gjallë i “ babait” Mihal Stefa.

Më ngjiti ai personazh i tij sikur ma risolli babanë e ikur që në moshën 3-vjeçare. Pata në jetë një si dhuratë prej filmit, po e shikoja si baba!!!! Ja kisha këtë “si borxh “dhe pasi kisha filluar punë në TVSH vendosa të bëja portretin e parë të një artisti! Ky do të ishte Mihal Stefa. U interesuam dhe në një zonë krejt të varfër te Vorri i Bomit mes disa vjetërsive gjetëm “banesën” e Mihal Stefës. Njerëzit që pyetëm na drejtuan te një gjë që as shtëpi nuk ishte, një si haur me qerpiçë apo si me kartona. Të dukej si e përshtatshme për ndonjë bagëti! Nuk ishte vetëm habi, por krejtësisht e pabesueshme ajo që po shikonim.

Më priti me një dashuri të veçantë dhe duke gërrmuar nxori nga një si kuti gazetat e hershme që kishte filluar me grupet amatore në Korçë deri në fotot e ditëve të fundit! Mihal Stefa jetonte i vetëm i izoluar, nuk kishte krijuar familje. Bibla, libri që e kishte shoqëruar gjithë jetës e mbante nën jastëk, i thënçin. Këtë libër e lexonte për natë dhe ngjitur me të kishte me shkrim dore rolin e radhës! Ky do ishte dokumentari im i parë që nuk arrita dot!
Mihal Stefa, aktori që të sillte jetën!

Është peng i jetës sime, më pas kam bërë për artista rreth 10 dokumentarë, por për atë që u nisa nuk arrita. Pengun nuk e shlyej dot! Çfarë trishtimi më dha jeta e artistit të vetmuar! Më të madhit në rolet e vogla! Ndoshta thënia: Se nuk ka rol të madh apo të vogël, por ka artist të madh apo të vogël me siguri është thënë për këta aktorë që kanë mbetur të pavdekshëm! Do doja të ishte thënë për asketin tim Mihal Stefa, artisti që nuk arriti të krijonte familje, që jetonte në vetminë e tij me Biblën, të vetmen mike të përnatshme besnike! Nuk mësova gjë pse kishte bërë atë zgjidhje. Ai nuk tregonte, ai nuk dinte të ankohej!

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In