• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Eshtë një marrëveshje kundër sfidantëve të rinj në politikë

09/06/2020
in Blog
A A
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Nuk jam i sigurtë sa do të ketë mundësi opozita parlamentare të ruajë pakicën bllokuese për 84 vota, por e sigurtë është, se ata kanë në dorë në mënyrë paradoksale t’i rikthejnë nderin misionit të OSBE /ODIHR në Shqipëri dhe gjithë ambasadorëve që u muarën me të ashtuquajturën reformë zgjedhore.

Depolitizimi i administratës zgjedhore, e cila ishte kërkesa bazë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, u injorua pas kundërshtimit të opozitës, e cila kërkon të ruhet statukuoja e komisionerëve politikë.

Për Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, komisionerët politikë nuk janë vetëm siguri për votat e tyre, por mbi të gjitha epërsi, pasi plaçkisin dhe votat e partive të vogla. Me këtë sistem të administratës zgjedhore politike, masakra nuk ndodh ndaj dy partive të mëdha, por dy partitë e mëdha, pasi sigurojnë votat e tyre, fillojnë pazare për votat e mbetura në tavolinë.

Ky është i vetmi pazar që ndodh në mënyrë konsensuale duke u parë më sy më sy në tavolinën e numërimit.

Ndaj lehtësia me të cilën Edi Rama pranoi kundërshtimin e Lulzim Bashës për depolitizimin e administratës buron nga fakti se ata nuk humbasin gjë nga komisonerët politikë, përkundrazi fitojnë, pasi u rritet shansi të plaçkisin votat e të vegjëlve që nuk kanë komisionerë.

Depolitizimi i administratës zgjedhore, përveçse ua heq këtë shans, shton dhe një shans më shumë për partitë e vogla, pasi i bën zgjedhjet me kosto më të lirë. Partitë e vogla dhe ato që hyjnë për herë të parë në zgjedhje e kanë të vështirë të gjejnë vëzhgues apo staf që të mbikqyrë procesin zgjedhor, dhe në shumë raste ato i merr nën garancinë e saj, partia e madhe e koalicionit, qoftë kjo e opozitës, apo pushtetit. Dhe aty natyrisht që është preja e pazarit mes dy të mëdhenjve.

Duke goditur rekomandimin e OSBE/ODIHR për administratë të depolitizuar zgjedhore, Partia Demokratike realisht ka goditur shansin që partitë e vogla dhe opozitat e reja ta sfidojnë atë. Pazari sy më sy me socialistët në këtë pikë, është marrëveshje e heshtur për të ruajtur një monopol politik në Shqipëri dhe për të mos lejuar askënd t’i sfidojë.

Edi Rama në këtë rast i ka dhënë shans Lulzim Bashës, të mos sfidohet nga kundërshtarë të rinj, ndërsa Lulzim Basha i ka dhënë shans Edi Ramës, të quhet kryeministër që operon me konsensus me opozitën.

Në fakt, e gjitha është një betejë kundër sfidantëve të rinj në politikë.

Ndaj beteja e opozitës parlamentare për të mbrojtur rekomandimet e OSBE/ODHIR, është beteja reale për të prodhuar zgjedhje që sjellin konkurrencë dhe që çajnë digën që ruan monopolin e dy partive të mëdha në skenën politike shqiptare.

Nga ana tjetër, është interesante të shikojmë se kush do të ushtrojë presion mbi opozitën parlamentare, që të bindet të votojë reformën.

OSBE/ODIHR natyrisht nuk mund të ushtrojë presion pse disa deputetë kërkojnë të zbatohen rekomandimet e saj. Ambasadorët e tjerë të Perëndimit, nuk mund të ushtrojnë presion kundër kërkesave që i kishin kauzë të tyre dhe që i bëjnë zgjedhjet më të sigurta, më të lira dhe që u japin shanse partive të reja të garojnë.

Partia Demokratike, e cila i ka deputetë të saj, do ta ketë të vështirë të bindë ish- deputetët e saj të votojnë kundër vetvetes, për t’u përjashtuar nga politika.

Partia Socialiste do të diskretitohej keq, nëse bëhet palë me ata që bëjnë presion mbi opozitën parlamentare të votojë reformën, pasi vetë PS bënte sikur ishte dakord me OSBE/ODHIR për ato rekomandime.

Tani nëse doni të shikoni kush nuk e ka dashur realisht reformën, shikoni kush do sulmojë opozitën parlamentare, që po përpiqet të bllokojë.

Nëse reforma nuk kalon në Parlament, askush nuk ka humbur asgjë, përveçse opozita parlamentare fiton një kauzë politike. Mos votimi i kësaj marrëveshje i lë gjërat siç kanë qenë zgjedhjet e shkuara. Lulzim Basha nuk ka asgjë kundër tyre, përveç rezultatit.

I vetmi që humbet është Endri Hasa, që po bëhet gati të marrë tenderin e identifikimit elektronik. Po atë mund ta bëjnë dhe pa u quajtur reformë. Tendera janë bërë dhe në kohën e pandemisë.

Share203Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In