• Kontakt
Friday, August 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Erdogan me listë me vete për “prerjen e kokave” të armiqve gylenistë në Tiranë, Rama përpara sfidës së madhe

17/01/2022
in Aktualitet
A A
Erdogan me listë me vete për “prerjen e kokave” të armiqve gylenistë në Tiranë, Rama përpara sfidës së madhe
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e gylenistëve pritet që të jetë në qendër të takimit Rama-Erdogan. Presidenti turk Recep Tajip Erdogan, do të vizitojë Tiranën ditën e sotme dhe ashtu sikurse gazeta e ka bërë të ditur edhe më herët, ai do të kërkojë nga kryeministri Edi Rama mbylljen e shkollave dhe largimin e mbështetësve të Fetullah Gylen.

Erdogan pritet të mbërrijë të hënën në Shqipëri ku do të kryejë ceremoninë e inaugurimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, të financuara nga Turqia në Laç. Presidenti i Turqisë Recep Tajip Erdogan ka bërë një deklaratë përpara vizitës së tij në vendin tonë, nga ku ka ngritur dyshimet për grushte shteti nga organizata Fetullah Gylen. Përmes një mesazhi të botuar në faqen zyrtare të presidencës turke, Erdogan foli me shqetësim edhe për aktivitetin e FETO-s në vendin tonë, organizatë e cila është shpallur terroriste në Turqi.

Ai ka thënë, se qeveria shqiptare duhet që të dorëzojë bashkëpunëtoret e FETO në Turqi. “Organizata Terroriste e Fetullah Gylenit ekziston ende në Shqipëri. Po negociojmë me Shqipërinë që ata të ulin aktivitetin e FETO-s dhe të dorëzojnë anëtarët e saj në Turqi, fakti që një organizatë tradhtare që tentoi një grusht shteti në shtetin turk, ndërvepron në Shqipëri, një situatë e ngjashme mund të ndodhë edhe në Shqipëri”, tha Erdogan.

Por pas ndërtimit të banesave në Laç dhe spitalit në Fier, kryeministri Rama do jetë në një pozitë të vështirë për të refuzuar Erdogan. Por nga ana tjetër nëse ka masa ndaj gylenistëve, Rama do prishë raportet me amerikanët, të cilët strehojnë Fetullah Gylenin. Pra duket se kryeministri është mes dy zjarreve. Më tej Erdogan e ka konsideruar vendin tonë si një mik dhe aleatë i Turqisë.

“Turqia është pjesë e pandashme e Ballkanit, gjatë 2 dekadave kemi bërë shumë për vendosjen e marrëdhënieve me shtetet ballkanike, Shqipëria është në qendër të kësaj perspektive. Shqipëria është një mike dhe aleate e jona dhe ne e kemi mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”, tha ai.

Marrëveshjet që pritet të miratohen

Ndërkohë, gjatë vizitës së presidentit turk në vendin tonë pritet që të miratohen edhe 7 marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke. Disa nga marrëveshjet e bashkëpunimi do të jenë marrëveshja ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare, memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë, protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit, memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë së Turqisë dhe asaj shqiptare.

Po ashtu, të tjera, marrëveshje do të jenë: Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit, protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar, si edhe memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë./SIDORELA BRAÇJA

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In