• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan kërkon ta kthejë sërish xhami! Pompeo thirrje Turqisë: Shën Sofia të mbetet muze… Ndryshimi i statusit do të zvogëlonte vlerat e trashëgimisë

02/07/2020
in Bota
A A
Erdogan kërkon ta kthejë sërish xhami! Pompeo thirrje Turqisë: Shën Sofia të mbetet muze… Ndryshimi i statusit do të zvogëlonte vlerat e trashëgimisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i bëri thirrje Turqisë të lejojë ish-katedralen bizantine të Shën Sofisë të mbetet muze. Komentet bëhen një ditë para një vendimi gjyqësor që mund t’i hapë rrugën kthimit të ish-katedrales në xhami.

Shën Sofia, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka qenë në zemër si të Bizantit të krishterë ashtu edhe të perandorisë Osmane myslimane, është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë.

Shën Sofia mbaroi së ndërtuari në vitin 537 me teknika futuriste për Kostandinopojën e atëhershme. Ajo ishte katedralja kryesore e Krishtërimit, më e madhja në botë për 900 vjet me radhë dhe u bë xhami osmane në vitin 1453.

Shën Sofia, e quajtur Ayasofya në turqisht, u shndërrua në muze në vitin 1934 nën themeluesin laik të republikës moderne turke, Kemal Ataturk, por çështja që aktualisht ndodhet para gjykatës e sfidon ligjshmërinë e atij vendimi.

Presidenti Tayip Erdogan, një mysliman i devotshëm, ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami. Në një deklaratë, Sekretari Pompeo vlerësoi qeverinë turke për mirëmbajtjen e ndërtesës “në një mënyrë të jashtëzakonshme” si muze, por tha se një ndryshim i statusit të saj do të zvogëlonte vlerat e trashëgimisë së saj.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Turqisë të vazhdojë ta ruajë Shën Sofinë si muze, si një shembull i angazhimit të saj për respektimin e traditave të besimit dhe historinë e larmishme që ka kontribuar në Republikën e Turqisë dhe për të garantuar se ajo do të mbetet e aksesueshme për të gjithë”, tha zoti Pompeo.

Nënkryetari i Partisë AK të zotit Erdogan, Numan Kurtulmus, u përgjigj menjëherë se kjo është një çështje e sovranitetit kombëtar.
“Autoriteti i vetëm vendimmarrës për statusin e Shën Sofisë i përket Turqisë. Ne nuk kemi nevojë për këshillat ose rekomandimet e askujt për punët tona,” tha ai./VOA/

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In