• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan: Greqia, si ai fëmija i përkëdhelur i BE-së. Brukseli na vërsulet ne, por nuk do ndalemi, edhe pse Greqia nuk ndihet rehat

21/08/2020
in Bota
A A
Erdogan: Greqia, si ai fëmija i përkëdhelur i BE-së. Brukseli na vërsulet ne, por nuk do ndalemi, edhe pse Greqia nuk ndihet rehat
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rexhep Taip Erdogan, gjatë një fjalimi të tij, ka kujtuar se luftërat në shekullin e fundit janë bërë për energjinë, për rezervat e naftës dhe të gazit.

Më pas ai dha lajmin e mirë për popullin e vet, zbulimin e sasisë më të madhe të gazit natyror në historinë e Turqisë.

“Jo të gjithë ata që kërkojnë gjejnë, por ata që gjejnë kërkohen”, tha Erdogan.

Njoftoi se kërkimet do të vijojnë edhe në Mesdhe dhe është i bindur se edhe nga aty do të vijë lajm i mirë:

“Anija Fatih ka zbuluar rezervën më të madhe të gazit natyror në historinë e Turqisë në Detin e Zi.

Bëhet fjalë për një sasi 320 miliardë metër kub gaz.

Kjo është vetëm një pjesë që kemi arritur të gjejmë në një nga zonat më të pasura me gaz.

Kemi qëllim që këtë sasi ta vëmë në përdorim të qytetarëve në vitin 2023”.

Erdoan lëshoi akuza të forta edhe për Bashkimin Europian:

“E njëjta pasuri gjendet në Mesdhe prandaj do të vijojmë kërkimet aty deri në fund të vitit edhe pse Greqia nuk ndihet rehat do Zoti do të marrim një lajm të mirë edhe aty”.

Ndërsa pati një mesazh edhe për fuqitë ndërkombëtare:

“Greqia është fëmija i përkëdhelur i BE-së. Me ndërhyrjen në Mesdhe, BE-ja shkel vlerat.

Bën tradhti kur përkëdhel Greqinë dhe vërsulet ndaj nesh.

BE nuk duhet të harrojë që nesër do të jetë më e dëmtuara nga kufijtë në hartë, që janë një budallallëk”.

Kërkimet në zonën e Sakarjas në Detin e Zi kanë nisur që në vitin 2017, kur Ministria e Energjisë drejtohej nga Berat Allbajrak, që është edhe dhëndri i Erdogan.

Por rinisja e kërkimeve së fundmi ka ndezur tensionet me Greqinë dhe frika është se përplasja mund të përshkallëzohet drejt një lufte.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In