• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Epiri: Cilët ishin Atintanët?

21/09/2021
in Histori
A A
Epiri: Cilët ishin Atintanët?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërmjet bashkësive territoriale ilire, të njohura përgjithësisht si fise (gevno~), atintanët zënë një vend të veçantë në ngjarjet historike të zhvilluara në prapatokën e Apollonisë në fund të shek III dhe fillimin e shek. II p. Kr.

Studiuesit që kanë trajtuar këto ngjarje i kanë konsideruar përgjithësisht atintanët si një entitet etnik, si një nga popullsitë e mëdha të Ilirisë së Jugut, apo të Epirit, duke u ndarë për sa i përket shtrirjes gjeografike të tyre.

Hasan Ceka ishte i pari që i kushtoi një artikull të veçantë lokalizimit dhe historisë së atintanëve, ku i konsideron ata si një fis ilir me shtrirje në prapatokën e Apollonisë, në krahinat e sotme të Mallakstrës, Skraparit dhe Oparit, duke përjashtuar trevën e Beratit, si dhe luginën e Drinosit. Mbi bazën e te dhënave të autorëve të lashtë dhe atyre epigrafike, ai bëri edhe rindërtimin e historisë atintane në një formë që nuk ka ndryshuar shumë nga studimet e mëvonëshme. N. G. L. Hammond, që e rimori në shqyrtim problemin atintan në dy studime të tijat, të pasura me informacion, por që sjellin një konfuzion të pabazuar në sajimin e dy popullsive:

Atintani ilirë në Çermenikë dhe Atintanes epirotë në luginën e sipërme të Drinos deri në kufi me Maqedoninë. S. Islami i vendos atintanët në Mallakastër e Skrapar, por jo në Opar dhe as në luginën e Drinosit. P. Cabanes e vendos Atintaninë në bregun e djathtë të Aosit, nga Tepelena në fushën e Myzeqesë, duke përfshirë Mallakastrën dhe Skraparin, por jo luginën e Drinos.

Ne i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë lokalizimit dhe historisë së atintanëve, duke e parë atë si parahistori të vetë bylinëve. Një përpjekje të kontestuar për të dhënë një vendbanim të ri për atintanët pikërisht në luginën e sipërme të Aosit deri në grykën e Këlcyrës, ka bërë M. Hatzopoulos.

Para se të futemi në trajtimin e vendit dhe rolit të atintanëve në lashtësinë ilire, duhet të sqarojmë terminologjinë e cilësimit te tyre. Në historiografinë ilire është bërë zakon që cilësimi, në dukje formal, i një popullsie, të jetë unifikuar me termin fis, si përkthim i genos greqisht, apo gens të latinishtes, në një kontrast me polis që cilëson qytet-shtetet helen, koinon-për bashkësitë krahinore të Hellades, apo civitas romak.

Kësisoj këto cilësime shprehin edhe një lloj paragjykimi në dallimin midis formave të organizimit shoqëror e politik, duke nënkuptuar një nivel më të ulët të tyre në territorin “ barbar” ilir. Kërkimet e dhjetëvjeçarëve të fundit në territorin e Shqipërisë kanë provuar se koha e përmendjes së “ fiseve” ilire nga autorët e lashtë të shek. V-I p. Kr. i korrespondon një periudhe intensive të urbanizimit në trevat jugore ilire. Është provuar tashmë se territoret e “ fisit” të amantëve, bylinëve, parthinëve, dasaretëve, labianëve, etj., zotëroheshin politikisht dhe ekonomikisht nga qytete me fizionomi të qartë antike si Amantia, Bylisi, Dimali, Partha (Berati), Lyhnidi, Lisi, Scodra, etj.

Monedhat e disa prej tyre, apo prodhimet e punishteve publike, mbajnë etnikonin Amanton, Byllionon, Dimalitan, Antigoneon, që korrespondon me emrin e “ fisit”, por që në të vërtetë shpreh një realitet krejt tjetër. Në raport me të tretët ky realitet shprehet me termin koinon, apo damos(-ia; -ios), të dëshmuar vetëm nga burime epigrafike në rastin e bylinëve, dimalasve, balaitëve, apo dasaretëve.

Në trajtimin e mëposhtëm ne jemi nisur pikërisht nga ky realitet, duke mënjanuar përdorimin e cilësimit “ fis” për atintanët, kaonët, amantët, parthinët, etj. Për cilësimin e tyre kemi përdorur termin koinon, që shpreh një bashkësi të tipit federal republikan. Njësia bazë e saj ishte përgjithësisht një koinon i vogël, i krijuar në territorin që kontrollohej nga një qytet antik, zakonisht lugina e një lumi, e ndarë nga një koinon tjetër nga vargje kodrinore e malore, apo nga një lumë i pakalueshëm në dimër. Disa njësi të tilla mund të federohen në një koinon më të madh dhe ky ndërtim piramidal mund të ngrihet edhe në një shkallë të tretë, si në rastin e kaonëve, apo atintanëve.

E gjithë kjo piramidë e tipit republikan mbulohet shpesh nga veshja monarkike e mbretërive ilire, epirote, maqedone dhe, në fazën e fundit të tyre, nga Republika Romake. Nën këtë mbulesë koinonet ilire dhe epirote ruajtën autonominë e tyre politike dhe ekonomike, duke zgjedhur nëpunësit e tyre dhe duke prerë monedha lokale.

Një vështrim mbi historinë e atintanëve dhe marrëdhënieve të tyre me një koinon kufitar dhe me një koinon përbërës, do të ishte me interes për t’u njohur me dinamikën e gjeografisë historike në trevat më jugore ilire.

© Neritan Ceka/Konica/

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In