• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Ekzekutimi i presidentit të Haitit në rezidencën e tij private: Policia ekzekuton 4 të dyshuar, VOA jep detaje

08/07/2021
in Bota
A A
Ekzekutimi i presidentit të Haitit në rezidencën e tij private: Policia ekzekuton 4 të dyshuar, VOA jep detaje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia në Haiti vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tjerë orë pas vrasjes së presidentit të vendit, Jovenel Moise, në rezidencën e tij private në periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Tre oficerë policie të mbajtur peng nga të dyshuarit e armatosur u liruan të mërkurën vonë, tha Léon Charles, shefi i Policisë së Haitit.

Ngjarjet vijnë mes një kaosi në rritje në një vend ku është shtuar dhuna e bandave dhe kishte pasur protesta ndaj sundimit gjithnjë e më autoritar të presidentit.

Ambasadori haitian në Shtetet e Bashkuara Bocchit Edmond kishte bërë thirrje më herët gjatë një konferencë me gazetarët që mbulojnë Departamentin e Shtetit se Haiti do të kërkonte ndihmë dhe ekspertizë nga Shtetet e Bashkuara.

“Një Haiti i qëndrueshëm është në interes të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Kufiri i Haitit me Republikën Dominikane dhe aeroportet e saj janë të mbyllura, tha ambasadori.

Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, siç njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të mërkurën në mëngjes.

Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse zyrtarët e dinë kombësinë e personave të armatosur, ambasadori Edmond tha se nuk ishte i sigurt, por bazuar në videot e marra nga policia kombëtare dhe të konsideruara të besueshme, vrasësit, të cilët ai i përshkroi si “mercenarë”, ishin veshur si agjentë të Agjencisë Amerikane të Anti-Drogës

“Ata flasin spanjisht dhe e paraqitën veten si agjentë të DEA-s. Ne e dimë mirë, se kjo nuk është mënyra se si vepron DEA. Unë besoj se ata janë agjentë të rremë. Ekspertët që panë videon thanë se ata janë vrasës profesionistë,” u tha ambasadori gazetarëve.

Zonja e parë Martine Moise, e cila u qëllua gjatë sulmit, është në gjendje të qëndrueshme, por kritike, tha ambasadori. Po bëhen përgatitje për ta transferuar atë në një spital në Miami për trajtim.

Një nga fëmijët e presidentit i cili ishte në shtëpi gjatë sulmit është dërguar në një vend të sigurt.

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllimet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne e dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shërim Zonjës së Parë Moïse. Shtetet e Bashkuara ngushëllojnë popullit e Haitit. Ne jemi gati të ndihmojmë ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Haiti më të sigurt”, thuhej në deklaratë.

Zoti Biden e quajti sulmin “shqetësues”, duke shtuar se “ne kemi nevojë për shumë më shumë informacion” ndërsa iu përgjigj pyetjes së një gazetari ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Në Nju Jork, presidenti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori francez Nicolas de Riviere, tha se këshilli ishte thellësisht i tronditur nga vrasja.

Këshilli do të takohet privatisht të enjten në mëngjes për të diskutuar zhvillimet.

Kombet e Bashkuara kanë rreth 1,200 anëtarë personeli në Haiti si pjesë e misionit të tyre politik atje.

Haiti ka përjetuar paqëndrueshmëri politike dhe ndasi, si dhe rritje të dhunës së bandave./VOA

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In