• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Ekspertët suedezë rrëzojnë gjithçka: Maska nuk ka shumë rol vendimtar në luftën ndaj Covid-19, ja pse ne vepruam ndryshe

27/08/2020
in Bota
A A
Ekspertët suedezë rrëzojnë gjithçka: Maska nuk ka shumë rol vendimtar në luftën ndaj Covid-19, ja pse ne vepruam ndryshe
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koronavirusi përveç vdekjeve dhe kolapsit që po shkakton nëpër botë ka ndezur edhe përplasjet mes vendeve të ndryshme për teoritë mbi të. Që prej shpërthimit të pandemisë hipoteza të shumta janë hedhur mbi rrugët që transmetohet Covid-19 dhe mënyrave se si mund ta shmangim atë.

Numri i lartë i të vdekurve dhe të infektuarve detyroi disa shtete të karantinohen dhe të hartojnë rregulla kufizuese që parandalojnë hapjen e virusit. Por këto procedura nuk u ndoqën nga një pjesë tjetër, Suedia është rasti konkret ku qytetarët shfrytëzonin në grupe kafenetë dhe qendrat tregtare, ndërkohë që pjesa tjetër e botës ishte e izoluar. Suedia u tregua neglizhente, pasi sipas ekspertëve atje izolimi i bën njerëzit më të rrezikuar ndaj infeksionit dhe më pak imun.

Suedia vazhdon të mos marrë asnjë masë kufizuese edhe pse tashmë atje ka qytetarë të prekur nga Covid-19. Rasti më i fundit është refuzimi për ta bërë mbajtjen e maskës me detyrim. Pra, në kohën kur vende, ndër ta edhe SHBA, vendosin gjoba për ata të cilët dalin në rrugë apo frekuentojnë vende të mbyllura pa maskë, ekspertët suedezë hedhin poshtë të gjitha teoritë mbi efektet mbrojtëse që ka ajo.

Konkretisht ishte epidemiologu shtetëror i Suedisë, Anders Tegnell, i cili në një prononcim për Financial Time ai ka rrëzuar krejtësisht idetë se maska të mbron 100% nga virusi, sipas tij e gjithë kjo është një lojë që sa vjen bëhet më paradoksale. “Është shumë e frikshme të besosh se maskat në fytyrë do të ndryshonin lojën kur bëhet fjalë për Covid-19.

Në Danimarkë dhe Norvegji, politikanët kanë një rol më të fortë se ekspertët e mjekësisë. Pasi, politikanët në këtë epokë krize duan të garojnë mes tyre dhe po marrin vendime që nuk janë të bazuara në prova, sikur rasti i mbajtjes së maskës me detyrim, që nuk garanton mbrojtje 100%”, deklaroi ai për “Finacial Times”. Sipas tij maska nuk vlen në rastin kur vendet janë të mbipopulluara dhe nuk ka prani higjiene, mbajtja e saj është gabim dhe nuk ka asnjë efekt, por një pjesë tjetër e lojës se qeverive.

“Mbajtja e maskës mund të jetë një plotësim i masave të tjera kur në fakt shumë gjërat të tjera të dëmshme janë të pranishme në vend. Pasi nëqoftëse fillon të mbash maskë më pas vazhdon të mbipopullosh autobusët dhe qendrat tregtare ky është padyshim një gabim. Po të kujtojmë këtu dy raste konkrete, ku vende si Belgjika dhe Spanja edhe pse me përdorim të gjerë të maskave ende kanë rritje të nivelit të infeksionit”, theksoi ai.

Ja pse refuzohet mbajtja e maskës

Sipas deklaratave të bëra publike, Suedia nuk është vendi i vetëm europian që tregohet skeptik në lidhje me mbajtjen e maskës si detyrim për të frenuar koronavirusin. Ekspertët në Holandë ndajnë gjithashtu të njëjtat ide, që maska nuk siguron mbrojte totale.

Atje qytetarët duhet të mbajnë maskë në linjat e transportit publik dhe aeroporte vetëm, por nuk janë të detyruar në lëvizjet në rrugë apo në ambiente të tjetra. Madje një grup prej 11 ekspertësh nga Holanda dhe Suedia ka hedhur poshtë vendimin e këshilltarëve mjekësorë, ku thuhet se ka prova të pamjaftueshme që mbajtja e maskave ndihmon në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Pra ekspertët atje vazhdojnë të rrëzojnë teoritë e qeverive mbi virusin, duke treguar pse ata vepruan ndryshe.

Ky grup ekspertësh tregon se mbajtja e maskës mund të rrisë përhapjen në mënyrë më të shpejtë të koronavirusit, për shkak të përdorimit të saj jo në mënyrën e duhur, duke shtuar se kështu popullsia nuk fiton imunitet. Sipas tyre fakti që deri më tani nuk ka asnjë rast të raportuar që tregojnë transmetim përmes një maskë të infektuar shton më tej rreziqet. Sepse nuk ka kontrolle apo shqyrtime që një maskë e prekur ndotet dhe mund të ketë grimca virusi. Pra në rast të prekjes së pakujdesshme ju mund ta infektoheni shumë lehtë, pasi ju mund të keni takuar dikë tjetër keni prekur maskën dhe grimcat hynë shumë më lehtë në gojën tuaj.

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In