• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ekskluzive! Raporti i KLSH: Astrit Hado i ISSH përvetësoi naftë për makinat dhe gjeneratorë që nuk ekzistojnë

29/10/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Ekskluzive! Raporti i KLSH: Astrit Hado i ISSH përvetësoi naftë për makinat dhe gjeneratorë që nuk ekzistojnë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Abuzimi me konsumin e karburantit të makinave është “korrupsioni i vogël” që ndodh rëndom në çdo institucion, por tek ISSH me në krye Astrit Hadon ka një rritje eksponenciale. A e dini se “Instituti i Sigurimeve Shoqërore” me në krye Astrit Hadon çdo vit e rrit me 150 % konsumin e naftës, ndërsa numri i makinave është i njëjtë?

Raporti i siguruar nga gazeta Shqip shihet se KLSH në auditimin e bërë për periudhën 2019-2020, shihet se ISSH ka hapur një procedurë prokurimi publik me fond limit 1,880,000 lekë. Por nga auditimi shihet se nuk disponohet asnjë dokument për përllogaritjen e normës së harxhimit të karburantit për 100 km, të çdo automjeti.

Por nuk mbaron me kaq në parashikimin e normës prej 13000 litra, janë përfshira dhe Gjenerator 2 me 300 litra dhe Lundër me 2000 litra, por nuk ka asnjë dokument apo relacion mbi gjëndjen teknike të gjeneratorit, përdorimin e tij gjatë vitit si dhe normën e konsumit.

Ajo që i ka vendosur vulën nga kjo shkelje është se Astrit Hado ka marrë karburant nafte për 5 automjete të cilat i mungojnë “Instituti i Sigurimeve Shoqërore”. Në raportin e siguruar nga gazeta shqip thuhet qartë se konstatohet se përllogaritja e nevojave të AK për sasinë prej 13,000 litra karburant nuk është e saktë, e konfirmuar edhe nga fakti se kjo kontratë vazhdon të shërbejë dhe për vitin 2020, në kundërshtim me përcaktimet me përcaktimet e ligjit.

KLSH në rekomandimin e saj këshillon Astrit Hadon si drejtues të ISSH, marrë të gjithë masat, që në përllogaritjen e nevojave për karburant të bazohet në dokumentacion justifikues, tabelën e konsumit të karburantit, procesvervbalin.

Gjetje nga auditimi

Nga auditimi i procedurave të prokurimit publik për vitin 2019 konkretisht në procedurën me objekt “Blerje karburant për ISSH-në” zhvilluar në 2019, me fond limit 1,880,000 lekë, u konstatua se: nga autoriteti kontraktor (Drejtoria e Administrimit të Përgjithshëm) dhe Njësia e Prokurimit nuk disponohet asnjë dokument për përllogaritjen e normës së harxhimit të karburantit për 100 km, të çdo automjeti.

Në parashikimin e normës prej 13000 litra, janë përfshira dhe Gjenerator 2 me 300 litra dhe Lundër me 2000 litra, por nuk ka asnjë dokument apo relacion mbi gjëndjen teknike të gjeneratorit, përdorimin e tij gjatë vitit si dhe normën e konsumit.
Sipas kontratës së lidhur Nr 3988/5 datë19.07.2019, Neni 6- Afatet dhe mënyra e furnizimit, pika 6.2, në automjetet që do furnizohen me karburant, janë përfshirë vetëm 5 automjete nga 7 që janë llogaritur në tabelën e konsumit, mungojnë automjetet TR8765R dhe TR8763R.

Mbi bazën e kësaj tabele është bërë përllogaritja e sasisë së karburantit për hartimin e fondit limit. Gjithashtu sipas inventarit kontabël 31.12.2019, rezulton se automjetet me Targa TR8765R dhe TR8763R, janë bërë dalje nga ISSH duke i kaluar DRSSH-ve, përkatësisht automjeti me targa TR8765 R, është bërë dalje, sipas fletë daljes nr. 8, datë 30.01.2019, automjeti me targa TR 8763 R, është bërë dalje, sipas fletë daljes nr. 15, datë 13.02.2019, ndërkohë që procedura e prokurimit është realizuar në datë 02.07.2019.

Në këto kushte, konstatohet se përllogaritja e nevojave të AK për sasinë prej 13,000 litra karburant nuk është e saktë, e konfirmuar edhe nga fakti se kjo kontratë vazhdon të shërbejë dhe për vitin 2020, në kundërshtim me përcaktimet e Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar”; VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, neni 59- Përllogaritja e vlerës limit të kontratës (Më hollësisht trajtuar në pikën 6, faqet faqet 147-179, të Raportit Përfundimtar të Auditimit).

Rekomandimi

ISSH të marrë të gjithë masat, që në përllogaritjen e nevojave për karburant të bazohet në dokumentacion justifikues, tabelën e konsumit të karburantit, procesvervbalin për përllogaritjen e normës së harxhimit të karburantit për çdo automjet dhe pajisje të mbajtur nga komisioni përkatës.

Ende nuk dihet se për çfarë i janë dashur 1,880,000 lekë karburant ISSH, duken si prokurorime të fokla por për një vend si i ynë nuk duhet falur./Gazeta SHQIP

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In