• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Edhe dy ditë nga zgjedhjet presidenciale! Pse amerikanët votojnë të martën, e jo të dielën si pjesa tjetër e botës dhe pse votohet gjithmonë në vjeshtë

01/11/2020
in Bota
A A
Edhe dy ditë nga zgjedhjet presidenciale! Pse amerikanët votojnë të martën, e jo të dielën si pjesa tjetër e botës dhe pse votohet gjithmonë në vjeshtë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, që fitojnë vëmendjen e tërë botës, këtë vit do të mbahen më 3 nëntor.

Është interesante se si kjo datë nuk bie të jetë të dielën, por të martën, e arsyeja fshihet në traditën e demokracisë në SHBA.

Kur anëtarët e Konventës Kushtetuese të SHBA-së u mblodhën në vitin 1787, delegatët nuk kanë mundur të dakordohen për atë se në cilën ditë do të duhej të mbaheshin zgjedhjet në SHBA.

Kështu mbeti në dorën e shteteve federale të caktojnë datën e zgjedhjeve federale, që rezultoi me disa dekada kaos, sepse zgjedhjet mbaheshin në ditë të ndryshme në shtete të ndryshme federale.

Por gjërat u rregulluan 70 vite më vonë. më 1845, kur në Kongres u votua që zgjedhjet në nivel federal të mbahen të martën. Caktimi i së martës kishte kuptim asokohe, ku shumica e popullsisë amerikane jetonte në zonat rurale.

E diela konsiderohej ditë e shenjtë pushimi, kurse e hëna as që ka ardhur në shprehje të diskutohej sepse asokohe për të shkuar për të votuar kanë udhëtuar me karroca dhe u është dashur të nisen të dielën që të mbërrijnë të martën, në vendin ku është dashur të votojnë. E mërkura ishte ditë tregu dhe për këtë kongresistët u dakorduan për të martën.

Për shekullin e 19-të , ishte një vendim i duhur dhe atëherë zgjedhjet në SHBA shndërroheshin në një paradë të madhe. Familje të tëra vinin me karroca, të gjithë visheshin me rroba solemne, e pas votimit bashkoheshin dhe këndonin.

Sidoqoftë, për zgjedhjet në shekullin 21, e marta si ditë e zgjedhjeve është një trashëgimi mjaft arkaike në demokracinë amerikane. Politologët dhe aktivistët shpesh theksojnë se votimi të martave është një nga arsyet pse pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është jashtëzakonisht e ulët, sepse hulumtimet tregojnë se çdo i katërti amerikanë është shumë i zënë gjatë të martës për të dalë e votuar.

Edhe më interesant që zgjedhjet zhvillohen gjatë vjeshtës, e jo për shembull në pranverë, sepse shoqëria amerikane në fillimet e saj ishte kryesisht agrare. Pranvera dhe vera nuk ishin të përshtatshme për shkak të punëve bujqësore, kurse vjeshta është zgjedhur sepse vjen pas përfundimit të mbjelljes dhe korrjes.

Gjithashtu është interesant se si ligji specifikoi që zgjedhjet të mbahen të martën, pas të hënës së parë të nëntorit. Ka qenë e papërshtatshme të caktoheshin zgjedhjet për “të martën e parë të nëntorit”, sepse ka mundur të ndodh që e marta të bie më 1 nëntor, kur edhe është festë. Poashtu më 1 nëntor shumë njerëz të biznesit vrapojnë për t’i rregulluar dokumentet apo paguar faturat e muajit të kaluar.

Zgjedhjet mbahen indirekt, dmth në to nuk zgjidhet presidenti dhe zëvendëspresidenti, por anëtarët e Kolegjit Zgjedhor (kolegjiumi) që zgjidhen veçmas në 50 shtete federale dhe në Disctrict Columbia, në mënyrë që të parashikohen ligjet e atyre shteteve.

Kështu Kolegjiumi i përbërë ka 435 anëtarë, dhe ata zakonisht zgjedhin zyrtarisht presidentin dhe zëvendëspresidentin nga lista e kandidatëve. E nëse asnjëri prej kandidatëve nuk arrin shumicën absolute, zgjedhjet merren nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit dhe kështu presidenti i zgjedhur edhe zyrtarisht inaugurohet dhe merr detyrën më 20 ose 21 janar, nëse ajo ditë i bie të dielën.

Të gjitha shtetet federale dhe District Columbia kanë vendosur me ligjet e tyre që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor (zgjedhësit) zgjidhen nga votuesit, e si kandidatë shërbejnë anëtarët më të shquar të partive politike. Të gjitha shtetet, me përjashtim New Hempshire dhe Nebraska, parashikojnë përzgjedhjen e listave sipas parimit “fituesi merr gjithçka”, dmth lista e partisë që fiton më shumë vota në një shtet të caktuar merr të gjithë zgjedhësit e saj.

Zgjedhësit, në teori mund t’ia japin votën kujtdo që dëshirojnë, por si rregull, ia japin kandidatëve të listës së partisë, e rastet e të ashtuquajturve të zgjedhurit e pabesë që ia japin dikujt tjetër votën, janë mjaft të rrallë.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In