• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Edhe Ati i Shenjtë mund të thotë: Allah, Allah, çfarë fati ka ky Rama!

26/01/2020
in Blog
A A
Edhe Ati i Shenjtë mund të thotë: Allah, Allah, çfarë fati ka ky Rama!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Edi Rama, me të gjitha gjasat ka realizuar ëndrrën e çdo shqiptari që ambiciet i ka pasur gjithmonë shumë më të gjera sesa mundësitë e ngushta që afron atdheu.

Fati e thirri në apel emrin e Kryeministrit shqiptar dhe i dha biletën e kryesimit të OSBE-së; një biletë me të cilën ai mund të fluturojë në Krime dhe të zbresë në Moskë, mund të gdhihet në Prishtinë dhe të ngryset në Beograd, mund të bëjë një xhiro në Afganistanin partner të organizatës dhe të diskutojë me Trampin në SHBA për paqen me Iranin, mund të hedhë një sy të shpejtë në Bosnjë-Hercegovinë dhe të mbetet i kënaqur nga progresi i demokracisë në Kanada, mund të afrojë një shans të shtuar për paqen në Qipron e ndarë dhe të verojë në Taxhikistan, Turkmenistan e Uzbekistan, mbas kthimit nga Jeruzalemi.

Rama është tashmë në një trajektore që nis në Evropë e shtyhet në Azi e deri në Amerikën e Veriut, në 57 vende me mbi një miliard banorë. Organizata vështron gjithë këta shpirtra, me të krishterë dhe myslimanë, budistë dhe hebrenj, me qytetarë që votojnë për pushtetin që i qeveris dhe me qeveri që i kanë hipur diktaturën në qafë qytetarit dhe Rama, për rrotacion, është në një mekanizëm që ka për detyrë të kërkojë stabilitet, siguri, bashkëpunim ekonomik e njerëzor; të nxisë dialogun politik dhe të parandalojë konfliktet, të ngushtojë dallimet dhe të demonstrojë interesat, të menaxhojë krizat dhe të shërojë plagë konfliktesh. Asnjë shqiptar më parë, që nga ata që janë ndier perandorë kur qeverisnin feudin e tyre të vogël, nuk ka pasur një mundësi të tillë.

Ramës iu desh vetëm të rimundte Ilir Metën e LulzimBashën që të ribëhej Kryeministër në 2017-ën dhe të “vriste” Ditmir Bushatin një vit më pas, që të bëhej ministër i Jashtëm i kabinetit “Rama” për ta pasur këtë mundësi. Një mundësi shumë më virtuale sesa reale. Shumë më shumë formë se përmbajtje. Shumë më shumë burokraci direkte sesa aksion konkret.

Rrotacioni në drejtimin e organizatës i dha realisht Ramës atë që Enveri donte të bënte me ideologji mbi komunistët internacionalistë. I dha madje pak më shumë se çfarë ëndërronte të bënte Doktori mbi të gjithë shqiptarët e rajonit, fiks në kohën kur shqiptarët e Shqipërisë po mateshin ta largonin nga pushteti. Sepse, fati është i çuditshëm dhe njëlloj si gënjeshtra, nuk i tregon kurrë as këmbët dhe as qëllimet drejt të cilit shkon e të çon.

Dikur një fotograf apo një gazetar i huaj përpiqej të fokusonte gjithmonë një karrocë me kalë dhe një Mercedes që kalonin në të njëjtën rrugë në mes të Tiranësapo një burrë me mustaqe madhështore e të parruar që ecte përpara një gruaje të ngarkuar me shkarpa zjarri duke nisur edhe nga periferia e Tiranës e kudo tjetër gjetkë.

Sot, sa më shumë sofistikohet gjuha dhe veshja, sa më shumë kompjuterizohet premtimi dhe mallkimi, sa më tepër rritet shuma e tavolinës në pokerin politik të vendit, aq më shumë bien në sy kontrastet. Dhe sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë!

Në tri dekada postpluralizëm e pothuaj demokraci, kontrasti, absurdi dhe paradoksi vazhdon të jetë mbreti i kurorës në Tiranë. Kishte qenë kështu edhe në kohën e komunistëve; ata flisnin për Marksin dhe ishin feudalë të vegjël province, ndërtonin shkolla për të tjerët, por ishin të trashë në mendjen e tyre, flisnin për moralin e njeriut të ri, por ishin të ligj e amoralë në shpirt, qesharakë në tragjizmin që shkaktonin dhe tragjikë në karagjozllëkun e tyre vetjak.

Edhe më parë nuk ndryshonin shumë renditjet e sëra që kapte syri i njeriut të vetëshpallur mbret i një populli, ku të gjithë, edhe i pasuri, edhe i varfëri, edhe horri, edhe i urituri kishin bindje se ishin pak më lart se cilido mbret. E gjithë kjo trashëgimi që kulmon sot te Rama dhe fati i tij, është sërish çështje kontrasti. Sepse, sot, në ditën e triumfit të tij, ai është më i rrezikuar se kurrë nga çfarë lë pas në Tiranë, e cila gjithë këta muaj do t’i rrijë ngushtë dhe bezdisshëm në trup, si një xhaketë përpara vendimit për të mbajtur dietë.

Në Tiranën e qejfit të madh, siç e vizatonte Blend Fevziu kryeqytetin në vitet ‘90, në kryeqytetin ku mund të ndodhë gjithçka, siç këndonte Rama, dashnori i Tiranës ca vite më pas, ngjarjet, situatat dhe personazhet u ngjajnë figurave të letrave të bixhozit: janë njëlloj, por ndryshojnë se njëri është lart e tjetri është poshtë. Ndryshojnë në raportin që pretendojnë se kanë dhe krijojnë me triumfin.

Për shembull, një 20-vjeçar që nuk ka punuar kurrë, e mendon veten të suksesshëm vetëm nëse ka një makinë që kushton mbi 60 mijë euro, kurse një 60-vjeçar që ka punuar gjithë jetën, është i bindur se të jesh i suksesshëm do të thotë të kesh një të dashur tek të njëzetat.

Ky është qyteti i kontradiktës, nga i cili qytetari kontravers i tij, Edi Rama, ka hesape të tjera që pak kanë të bëjnë qoftë me Tiranën, qoftë me Metën, Bashën, Kryemadhin apo Berishën.

Ai mund të shkojë edhe në Vatikan si kryesues i radhës së OSBE-së. Ai mund të pritet në audiencë edhe nga Ati i Shenjtë, Bariu i mbi një miliard shpirtrave në të gjithë botën dhe t’i thotë:“Atë, çfarë do të bëjmë për paqen e përbotshme?”

Dhe Papa, duke prekur ëndrrën e shqiptarit që ambiciet i ka pasur gjithmonë shumë më të gjera sesa mundësitë e ngushta që afron atdheu i tij ballkanik, mund të mbyllë sytë një çast e të thotë me vete si miqtë e rrallë dhe armiqtë e shumtë të Edi Ramës: “Allah, Allah, çfarë fati ky djali nga Albania!”

Share228Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In