• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

E vërteta mbi “braktisjen në azil” e Tinka Kurtit

07/04/2025
in Nostalgji
A A
Një burri që e la të ve me një djalë  dhe fati i zi me e humb dhe atë! Si u nda nga i biri Tinka Kurti?! “Biri im, shpirti i nanës, nuk të marr dot”
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Orët e fundit, ka shpërthyer një “ndjeshmëri” e lartë për Nderin e Kombit, aktoren unikale, shkodranen Tinka Kurti. Shumë vetë po i qajnë hallin se “aktorja shumë e dashur për publikun, Tinka Kurti po i kalon vitet e saj në një shtëpi të moshuarish në Tiranë”.

Kjo “ndjeshmëri” lindi, pasi në puntatën e së shtunës të “Big Brother”, Tinka Kurti u shfaq në ekran duke dhënë një mesazh për aktorin pjesëmarrës në show Laert Vasili, ndërsa rrëfeu se tashmë jetonte në një azil.

“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur.

Më vjen shumë mirë kur iu kushtoheni shumë artistave, sepse jemi të numëruar në jetë tani. Ja na iku Margarita. Na la një dhimbje të madhe. Për mua ka qenë tronditje e madhe, sepse unë kam fituar nga ajo. Ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kemi frymën e fundit”, tha ajo.

Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Tinka Kurti nuk është braktisur nga familjarët apo të afërmit e saj, nga Shkodra e deri në Kanada. Dhjetra dyer familjarësh e të afërmish të saj, janë të hapura katërkapakësh, bashkë me zemrat. Ka qenë një zgjedhje e kahershme e zonjës së madhe të artit shqiptar dhe Tinka, e ka thënë edhe publikisht, për ata që kanë veshë për ta dëgjuar.

E ka deklaruar edhe pas kthimit nga Kanadaja në një rast, kur ajo vizitoi dhe qëndroi disa kohë në familjen e djalit të saj të vetëm, Zef Kurti, i cili u nda nga jeta në fillim të vitit 2018. Do të ishte mirë që, media tradicionale apo media online, të pyesin para së shkrujnë, duke rënduar pa të drejtë, edhe familjarë apo të afërm të saj nga Shkodra deri në Kanada.

Ata që janë të vëmendshëm dhe kanë kujtesë, mund të kujtojnë se Tinka e madhe, ka refuzuar ceremoni, festa apo edhe tituj, edhe në skenën e teatrit “Migjeni”, ku gjurmët e saj janë e do të jenë të pashlyeshme. Edhe shteti, për hir të realitetit, për këtë aktore unikale, ka bërë maksimumin e mundshëm për ta mbështetur, me të gjitha hapësirat.

Pavarësisht zgjedhjes së saj për vitet e pleqërisë, Tinka Kurti vazhdon të kujtohet e vizitohet nga mjaft miq e mikesha edhe aty ku ka zgjedhur të jetojë, sigurisht, edhe nga familjarë, të afërm të familjes Kurti e përtej, nga Shkodra deri në Kanada. Sepse ata që e njohin mirë, nga afër dhe prej vitesh, e dinë se sa e vështirë deri në pamundësi, ti imponohet një zgjedhje jashtë dëshire Tinkës.

Për vetë moshën, mbase edhe zgjedhjet e saj, hera e fundit që Tinka Kurti u shfaq në publik ishte më 3 prill për homazhet në nder të aktores së madhe Margarita Xhepa. Karriera prej 60 dekadash e Tinkës përfshin më shumë se 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore, duke e bërë ikonë të skenës dhe ekranit. Kjo dalje, mesa duket nxiti edhe reagimet aspak të denja të shumëkujt, në mungesë të informacionit, me apo pa dashje, mbase edhe për të marrë disa klikime më shumë. Megjithatë, jetë të gjatë Tinkës tonë kombëtare!

ShkodraWeb

Share237Tweet148


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

18/06/2025
Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In