• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E vërteta e IQOS, ndalohet në SHBA, Lorent Gordi e reklamon produktin e vdekjes si shpëtim në Shqipëri, cigarja pa tym shkatërron mushkëritë si ajo me djegie

10/07/2022
in Aktualitet, Dosja X
A A
E vërteta e IQOS, ndalohet në SHBA, Lorent Gordi e reklamon produktin e vdekjes si shpëtim në Shqipëri, cigarja pa tym shkatërron mushkëritë si ajo me djegie
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim duhani konsumohej pa filtrim. Më pas u shpik filtri. Pas filtrit, si alternativë shpëtuese, dolën cigaret elektronike me shije të ndryshme. Vitet e fundit po qarkullon produkti IQOS, që nuk e djeg, por ngroh fijet e duhanit në atë masë sa të çlirojnë nikotinën.

Të gjitha këto nuk i reduktuan pasojat fatale në shëndetin e duhanpirësve dhe rrjedhimisht vdekjet për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit.

Në çdo tre persona që pinë duhan, dy humbasin jetën prej tij. Në Mal të Zi, 39 % të vdekjeve shkaktohen nga duhani. Në botë vdesin çdo vit mbi 8 milionë njerëz për shkak të duhanit. Mjekët dhe organizatat për mbrojtjen e shëndetit vijojnë të japin alarmin për pasojat. Qeveritë kanë shtuar masat. Disa vende kanë nisur të ndalojnë pirjen e duhanit edhe në plazhe.

IQOS, hija e një mashtrimi

Vitet e fundit ka nisur të përhapet dhe të reklamohet në mënyrë agresive një produkt i ri i quajtur IQOS, i cili mundëson konsumimin e duhanit me anë të ngrohjes dhe jo djegies së zakonshme. IQOS paraqitet si një zbulim revolucionar që redukton dëmet nga duhani, pasi duke mos djegur, shmang ekspozimin ndaj mijëra kimikateve që çlirohen me tymin. IQOS nisi të përhapej në Shqipëri kur nuk lejohej ende që të shitej në SHBA dhe në një kohë kur autoritetet botërore shëndetësore nuk e klasifikonin si një shpëtim për duhanpirësit, por me pasoja të rënda për shëndetin.

Po si qëndron e vërteta?

Me ashpërsimin e luftës kundër duhanit, rritjen e taksave dhe reduktimin e hapësirave ku lejohet konsumimi, kompanitë e duhanit gjejnë rrugë të reja për parandaluar uljen e numrit të duhanpirësve dhe për rrjedhojë fitimet e tyre nga ky biznes.

IQOS është krijuar nga Philip Morris International (PMI), ku si degë bijë në Shqipëri ka Philip Morris Albania, me drejtor një personazh të quajtur Lorent Gordi, i cili çuditërisht ende nuk është arrestuar për mashtrim masiv kriminal me pasoja të pallogaritshme.

Lorent Gordi ka deklaruar se “Këto alternativa ulin me mesatarisht 95% nivelin e kimikateve të dëmshme krahasuar me ato që gjenden në tymin e cigareve dhe kjo sjell përmirësim në jetën e duhanpirësit dhe rrjedhimisht sjell një përmirësim për të gjithë shëndetin publik”.

Pohimet të tilla kriminale janë të papranueshme edhe nga vetë Philip Morris International, kompani e cila ka financuar studime për produktin, studime të cilat kanë dalë në përfundimin se IQOS dëmton mushkëritë po aq sa cigarja me djegie.

IQOS ndalohet në SHBA

Komisioni Amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare vendosur disa muaj më parë se Philip Morris International duhet të ndalojë shitjen dhe importimin e pajisjes së duhanit IQOS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri në vitin 2020, Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA nuk e kishte lejuar IQOS që të tregtohej në SHBA pasi nuk i njihte pretendimet për zvogëlimin e efekteve të konsumimit të duhanit.

Në vitin 2020, FDA e lejoi IQOS, duke e konsideruar IQOS si një “produkt duhani me rrezik të modifikuar” . Pra një produkt gjithsesi i rrezikshëm për shëndetin, por me rrezik të modifikuar. Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA nuk konfirmon IQOS si një shpëtim si kanakari i Philip Morris në Shqipëri Lorent Gordi.

Megjithatë, një vit pasi FDA dha autorizimin që IQOS të futej në SHBA, Komisioni Amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare vendosi ndalimin për arsye të patentës.

Instituti i Shëndetin në Holandë: IQOS është i dëmshëm për shëndetin

Ndërsa autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri lejojnë propagandën për IQOS, Instituti Kombëtar i Holandës për Shëndetin Publik dhe Mjedisin ka arritur në përfundimin se IQOS është i dëmshëm për shëndetin, por ndoshta më pak i dëmshëm se pirja e cigareve të duhanit. Pra, sipas autoriteteve, IQOS iu çon gjithsesi drejt vdekjes së ngadaltë, por meqenëse shmang digjen, mund të jetë më pak i dëmshëm se sa cigaret e duhanit.

Po ligji shqiptar a e lejon reklamimin e IQOS?

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In