• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kronike

E shitën si zbulim të madh: E vërteta dramatike e furgonit me 120 mijë paund që u kap në Durrës

21/05/2021
in Kronike
A A
E shitën si zbulim të madh: E vërteta dramatike e furgonit me 120 mijë paund që u kap në Durrës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia dhe Dogana e ka shitur si lajm të madh sekuestrimin e një sasie monedhash britanike, rreth 120 mijë paund që u kapën dje në Durrës.

Në mënyrë abuzive, u tha në fillim, se bëhej fjalë për 1 milionë paund, e më pas doli se ishin 120 mijë.

Megjithatë, u bë gjithë ajo bujë, a thua se kemi të bëjmë me një skandal të madh, kur vetë skandali ishte pikërisht abuzimi me këtë ngjarje.
E vërteta e gjithë kësaj pune është vërtetë se bëhej fjalë për një furgon që bën rregullisht rrugën nga Britania e Madhe në Shqipëri e posaçërisht në Shkodër.

Ai sjell përgjithësisht ngarkesa të emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kur bën rrugën e kthimit dërgon djathë, byrekë, lakrorë, vaj ulliri, raki, e gjëra të tilla që familjet dërgojnë te fëmijët e tyre emigrantë.

Te furgoni, emigrantët sjellin edhe para kesh për familjet, dhe askush nuk kalon më shumë se 2-5 mijë paund, që i ka grumbulluar për tre ose 6 muaj.

Rruga informale që ata përdorin, është për faktin se janë përgjithësisht pa letra, pra dokumente identiteti, ku e kanë të pamundur të transferojnë para në agjencitë e tilla, që kërkojnë kartë identiteti, por edhe komisionet e dërgimit janë shumë të larta dhe ulin ndjeshëm vlerën e parave që ata i dërgojnë familjeve.

Kaq është e vërteta dhe fsheh brenda një dramë të madhe të familjeve shqiptare, që realisht është drama e përgjithshme e një populli kurbetqar, siç jemi ne.

Është një problem social, që përdor rrugën në cash, edhe për faktin se një pjesë e madhe e emigrantëve tanë pa letra atje, punojnë në te zëzë dhe nuk paguhen nëpërmjet bankës.

Që këto nuk janë para të krimit apo të grupeve të narkotrafikantëve, që punojnë në Angli, mund të vërtetohet fare lehtësisht. Thjesht duke parë macetat e parave, që janë ndarë për familje, kupton se vlera e tyre është e vogël dhe mjafton që të ndiqet rruga se ku do të dërgohen.

Adresa e tyre është publike dhe ka letra nga emigrantët, e mund të verifikohet shumë lehtë. Madje që dje në Policinë e Shkodrës dhe mediat e qytetit, kanë ardhur kërkesa nga familjarët për të tërhqur paratë.

Por përveç sasisë së stërlinave britanike, ka pasur edhe rroba, kryesisht këpucë dhe xhupa, që ishin blerë për familjarët.
Shoferi që udhëtonte si taksi nga Shkodra në Britani, kryesisht këtë punë bën; dërgon ushqime e merr para e rroba.

Por gjithsesi, duhet thënë se rruga e qarkullimit të monedhave nuk është normale dhe ligjore. Sipas ligjit shqiptar, askush nuk mund të lëvizë me një shumë më të madhe se 10 mijë euro. Gjithsesi, skandali i madh është se policia dhe dogana kanë abuzuar, duke deklaruar se kanë kapur një “grup kriminal”.

Madje mediave, u dha pa asnjë verifikim, lajmi se “paratë i përkisnin një personi të lidhur me ambiente kriminale”.
Në mënyrë krejt të pistë, duke pasur parasysh se nuk do të ketë gjyq apo padi për këtë çështje, pasi në fund janë para jashtë bankave, policia po e lidh me ambient kriminal, duke përdorur hallin e disa emigrantëve për të “luftuar krimin” që në fakt bën të kundërtën. E nuk është çudi që i kanë vënë syrin edhe lekëve…/Pamfleti

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In