• Kontakt
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E përdorën si plaçkë, më pas e dëbuan! “Eksperti” i akuzuar për korrupsion njofton largimin e Rudina Hajdarit, deputetja: S’di gjë

06/10/2020
in Aktualitet
A A
E përdorën si plaçkë, më pas e dëbuan! “Eksperti” i akuzuar për korrupsion njofton largimin e Rudina Hajdarit, deputetja: S’di gjë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Nisma Thurje” dëbon deputeten Rudina Hajdari. Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, në edicionin e lajmeve në EuroNews, la të kuptohej që pas ngjarjeve të djeshme në parlament, “Nisma Thurje” nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me deputeten.

Pas një falënderimi për gjithë këmbënguljen që Hajdari bëri për hapjen e listave gjatë kësaj kohe, Soko u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi. Kështu, ai e tha në mënyrë indirekte se bashkepunimi mes tyre tashmë ka marrë fund.

“I kërkuam listat e hapura për një arsye; cilësia vendimmarrëse e politikës në Shqipëri ishte shumë e ulët. Mekanizmi që do t’i jepte mundësi të gjithë atyre njerëzve me vlera që të përfshiheshin në vendimmarrje ishin listat e hapura. Mekanizmi që kishim menduar ishte i bazuar i gjithi në këtë filozofi.

Me rënien e projektit, edhe kjo gjë nuk është më e mundur, se nuk ka më terrenin ku mund të zhvillohet bashkëpunimi. Ishte një projekt që do të mundësonte të shkonin në parlament njerëz të shkencës dhe dijes. Në këto kushte nuk ka më mjedis për ta zhvilluar, formacionet janë sërish politike dhe gara do të jetë e tillë,”– tha Soko.

Në një deklaratë të mëvonshme, Soko nuk mohoi largimin e Hajdarit, por u shpreh se Nisam Thurje do të jetë në garën e 25 prillit.

Pas kësaj deklarate, deputetja Rudina Hajdari, është shprehur se nuk e ka ndjekur Sokon dhe se nuk di gjë që të jetë përjashtuar nga lëvizja. Ajo shtoi se vazhdon me krijimin e lëvizjes së re, pjesë e të cilës janë edhe aktivistë të Nismës Thurje.

“Levizja e re qe po krijojme quhet Nisma dhe pjese e saj jane edhe aktiviste te Nismes Thurje por jo vetem. Jemi nje grupim i larmishem profesionistesh e qytetaret te cilet po kerkojme ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaraten e Panos, por nga komunikimet qe kam patur me drejtues te Thurjes, nuk di te kete terheqje nga projekti. Me vjen mire qe ajo qe po bejme ka kaq shume interes dhe ngjall kaq shume debat ne shoqeri. Ky eshte tregues se po lind dicka e shendetshme,”– u shpreh Hajdari.

Kush është Pano Soko

Panajot Soko, i njohur ndryshe edhe si Pano Soko, ishte “eksperti” i ekonomisë është servirur publikisht si “ekspert i pavarur”, nga shoqëria civile, Pano Soko në fakt ka një histori të gjatë me të punuarin në dikasteret e shtetit.

Për disa vite, ai dhe miku i tij i ngushtë, Besjan Pesha, ish zyrtar i LSI-së, (sot që të dy drejtojnë Nismën Thurje) kanë shërbyer në qeverinë e Sali Berishës nga viti 2009 deri në vitin 2013, kohë kur janë shkarkuar nga detyra si të akuzuar për korrupsion, dëm ekonomik, dhe janë kallëzuar në Prokurori nga ILDKP-ja për fshehje të pasurisë.

Nëse Besjan Pesha njihet për periudhën kur drejtonte Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) nga viti 2011 deri në nëntor të 2012 (i emëruar nga LSI), kohë në të cilën u shkarkua për korrupsion dhe krim ekonomik, veçanërisht lidhur me minierat e kromit në veri dhe naftën në jug të vendit, për mikun e tij, Pano Soko, pak vetë e dinë se edhe ai ka shërbyer në AKBN, një nga agjencitë më të lakmuara për arsye se merret me çështjet e naftës.

Nga viti 2009 deri në vitin 2011, Soko ka punuar si përgjegjës i sektorit të buxhetit në Ministrinë e Financave të drejtuar nga ish ministri Ridvan Bode, e më pas në korrik 2011, së bashku me Besjan Peshën, i cili në të njëjtën kohë u emërua drejtor i AKBN-së, Soko si njeriu i ngushtë i tij, mori postin e drejtorit të Financave të agjencisë së burimeve natyrore.

Soko u shkarkua nga detyra në korrik 2013, me ardhjen e qeverisë së re, por ai nuk do t’i shpëtonte akuzës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, i cili një vit më pas do ta kallëzonte penalisht në Prokurori për fshehje të pasurisë, bashkë me një sërë zyrtarësh të tjerë të qeverisë Berisha.

Gjithashtu, Soko është edhe një nga aksionerët e kompanisë Transoil Group sh.a, e specializuar në menaxhimin e naftës dhe hidrokarbureve, e cila ka operuar në fushën e Visokës që nga shkurti 2012, shkruan TemA.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In