• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

E pavdekshmja Marie Logoreci dhe fotografia e rrallë e zonjës së skenës!

15/11/2022
in Nostalgji
A A
E pavdekshmja Marie Logoreci dhe fotografia e rrallë e zonjës së skenës!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo çdo rol të vogël e bënte të madh. Ndjeshmëria që i vinte nga muzika dhe dashuria për aktrimin e bënin atë të pazëvendësueshme.

“M’kujtohet kur erdhi n’Shkodër me ‘Halili dhe Hajrija’ e unë nga e gjithë shfaqja mbaj mend vetëm atë. Kuku, shprehja e saj ‘batall fort’ m’ka mend gjith jetën n’mendje”, kujton Tinka Kurti duke përplasur duart. Janë të forta kujtimet që ka lënë pas Marie Logoreci, ashtu si karakteret që ajo krijoi në teatër e në kinematografi.

Të gjithë që patën fatin të punojnë me të, kanë diçka për të ndarë në 95- vjetorin e lindjes së saj, me rastin e së cilës Muzeu Historik Kombëtar dhe familja organizuan një takim miqsh. Me këtë rast u shpërnda edhe libri “Duke kujtuar artisten Marie Logoreci”, me kujtime të kolegëve të saj, një pjesë e madhe e të cilëve nuk jetojnë më. Duke u bërë kështu një homazh dyfish për Marien dhe kolegët e saj njëkohësisht. Si dhe një album fotografik, “Maria Logoreci”.

Në kujtimet e kolegëve ajo është ende e gjallë, me atë portret shprehës dhe sy shkreptitës. “Me Marien kam pasur fatin të interpretoj te ‘Hamleti’. Kisha dy dialogje me të, një me fjalë dhe tjetrin pa fjalë. Po shkëlqimi i syve të saj fliste shumë më shumë se fjalët”, kujton Margarita Xhepa, për të cilën koha kur luajti Marie Logoreci ishte “kohë të mëdhenjsh”.

I paharrueshëm do të ishte për Roza Anagnostin roli i parë në krah të aktores së madhe. “Isha 17 vjeç kur luajta në filmin ‘Detyrë e posaçme’ dhe ishte gati e pabesueshme, një ëndërr për mua që luaja në krah të saj. Aq shumë e adhuroja, sa që edhe kur nuk kisha skena, qëndroja aty dhe e shija se si luante”, tregon Anagnosti, e cila do të kishte të tjera bashkëpunime më tej me Logorecin, si te “Toka Jonë” apo “Cuca e maleve”.

Gjuhëtari Gjovalin Shkurti do të ndalej te gjuha skenike e Logorecit, Josif Papagjoni te figurat që ndërtoi, Xhelil Aliu në ato grimca kujtimesh teksa punonin së bashku me radiodramatizimet, Yllka Mujo tek adhurimi prej aktoreje të re, karshi një figure që do të thyente edhe tabutë e kohës, duke u ngjitur në skenë… Të gjithë janë në një mendje kur thonë se Maria e donte jashtëzakonisht skenën dhe e vuajti tepër daljen e saj në pension. “Shpirti i artistit vdes tri ditë pas vdekjes së vetë artistit”, thoshte dikur Logoreci.

“Vija e takoja shpesh Marien kur doli në pension. Një ditë më nxori një gotë raki, pak ullinj, djathë e po ziente ca vezë dhe unë i them: Marije, si nuk kam fort kohë. Po punoja për disa filma njëkohësisht atëherë, ‘Çifti lumtur’ nga njëra anë, ‘Besa e kuqe’ në anë tjetër… e i them, boll e lodhshme është kjo punë Marie.

“Aaaa, u lodhe ti me gjithë këto role? Mua më kanë harruar krejt. Dil jashtë se s’dua të ta jap as këtë raki”, m’u kthye Maria. E vuajti shumë daljen në pension”, tregon Tinka Kurti. /ALMA MILE


Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In