• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E mbijetuara rrëfen përjetimin në Bejrut: Tmerr, toka filloi të tundej nën këmbët e mia!

12/08/2020
in Aktualitet, Bota
A A
E mbijetuara rrëfen përjetimin në Bejrut: Tmerr, toka filloi të tundej nën këmbët e mia!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Po takohesha me miqtë e mi për kafe në një kafene në lagjen Hamra, kur papritur toka po tundej poshtë këmbëve tona. Dikush bërtiti, ‘tërmet!’. Mirëpo, shoku im i cili e përjetoi periudhën 15 vjeçare të luftës civile në Liban nga viti 1975 deri në vitin 1990, thoshte se ishte një sh.përthim!”.

“Para se të adaptohesha me atë që sapo ndodhi, pasoi edhe një sh.përthim i dytë madje edhe më i madh se i pari. Ndërtesat po copëtoheshin nga vala e shpërthimit dhe qelqi binte mbi ne, unë u paralizova nga frika”

Kështu e filloi rrëfimin për përjetimin e saj Rima Majed për CNN, një banore dhe profesoreshë në Universitetin Amerikan të Bejrutit.

“Kur pluhuri filloi të harmonizohej në ambient, gjithçka që shihja në ato momente ishte shkatërrim – njerëz të p.ërgjakur, një kafene e kthyer në ngjyrë hiri, rrënoja në rrugën e gjatë – sirenat e makinave ishin shurdhuese”, u shpreh ajo.

Sipas saj, Libani ishte plagosur nga k.orrupsioni politik dhe nga kapitalizmi i egër për dekada.

Vendi ishte i shoqëruar nga kolapsi i ekonomisë i pasuar nga pandemia.

“Megjithëse pata fatin të shpëtoja nga sh.përthimet pa shumë prerje apo mavijosje, mikja ime në kafene e pësoi rëndë. Xhami i thyer ra mbi të, duke hapur një plagë në këmbën e saj, gjaku po i rridhte shumë dhe e njëjta duhej t’i nënshtrohej një mjekimi të menjëhershëm”, rrëfen Majed.

“Nxituam ta marrim taksinë e parë që e pamë në rrugë, dhe i kërkuam shoferit të na dërgonte në qendër të qytetit – shpresonim që të gjenim një spital që mund ta trajtonte miken tonë nga incidenti. Derisa hipnim në taksi, u bë e qartë se sh.përthimi nuk e kishte dëmtuar vetëm lagjen tonë – sh.përthimi kishte tronditur pjesën më të madhe të qytetit. Dhe pak spitale ishin në dispozicion për të pranuar pacientë”, u shpreh ajo.

Teksa rrëfen për peripecitë që kaloi më 4 gusht, Majed shpjegon se spitalet ishin të stërmbushura dhe të ngarkuara.

“Trafiku vërshonte nga makinat, ne nuk ia dolëm të shkonim në spital, kështu që përfunduam tek shtëpia e një të afërmi i mikes tonë, i cili jetonte afër dhe ishte mjek”, theksoi sociologia.

“Në kohën kur arritëm, shtëpia e tij ishte shndërruar tashmë në një objekt spitali. Fqinjët e plagosur ishin aty, të mbuluar me gjak”.

Ajo spjegon se doktori u detyrua t’i mjekonte pacientët pa pajisje mjekësore të disponueshme, pasi kush e dinte që një ngjarje e tillë do të vërshonte qytetin.

Shpërthimi vdekjeprurës la të vdekur së paku 163 persona dhe 6,000 të tjerë të lënduar, madje rreth 300 mijë njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.

Majed fajësoi klasën qeverisëse të shtetit, pasi sipas saj udhëheqësit ishin fajtorë për depozitimin e kimikateve në portin e Bejrutit.

“Kjo nuk ishte shkelja e parë e klasës sunduese libaneze ndaj popullit të saj”, u shpreh ajo.

“Rënia ekonomike u shoqërua me një përkeqësim të infrastrukturës tashmë të dobët në vend si: ndërprerja e energjisë, mbeturinat e grumbulluara në rrugë, mungesa e ujit dhe frika nga mungesa e karburantit dhe grurit”, citohet të ketë thënë Majed.

Ajo thotë se gjysma e popullsisë libaneze u varfërua dhe shkalla e papunësisë sipas saj u rrit në mënyrë eksponenciale.

Për më tepër, shteti kishte përdorur dhunë të pajustifikueshme kundër protestuesve.

“Megjithëse muajt e protestave në fillim nuk arritën të japin një reformë të rëndësishme politike, ne posedonim një a.rmë shumë më të fuqishme, zemërimin tonë”, rrëfen sociologia.

Ndërkohë, vetëm të shtunën pas katër ditësh nga sh.përthimi, mijëra qytetarë dolën për të protestuar në Bejrut, kjo pasi demonstruesit kërkonin përgjigje ndaj qeveria për menaxhimin e situatës aktuale.

Duke e përshkruar protestën si një zonë l.ufte, Majed thotë se dy nga miqtë e saj u qëlluan me plumba gome; njëri në shpatull dhe tjetri në sy.

“Derisa e ardhmja mbetet ende e pasigurt, një k.atastrofë e shpërthimit në Bejrut, nuk duhet të kalojë pa një transformim të madh politik në vend. Duhet të besojmë se fjala ‘drejtësi’ ende mund të ketë kuptim në planetin tonë”, thotë Rima Majed.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In