• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Dyndje drejt Beogradit, Serbia po vaksinon edhe qytetarët nga Ballkani

26/03/2021
in Bota
A A
Dyndje drejt Beogradit, Serbia po vaksinon edhe qytetarët nga Ballkani
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një sërë shtetasish të huaj janë dyndur të enjten drejt Serbisë pas një lajmi të publikuar në mediat vendase se Beogradi po mundësonte vaksinime falas për të huajt, duke përdorur dozat e tepërta të “AstraZeneca”.

Sipas mediave serbe, çdo qytetar i rajonit mjafton të aplikojë në faqen e qeverisë serbe dhe të paraqitet në qendrën e vaksinimit me një kartë identiteti ose pasaportë. Pasi të ketë marrë dozën e parë të Astrazeneca, atij i lihet takimi edhe për dozën e dytë.

Pacientët e huaj po vaksinohen në qendrën e vaksinimit Belexpo në Beograd, e cila mësohet se ka hapur dyert për qytetarët nga rajoni dhe jo vetëm që më 24 mars.

Ajo që është ende e paqartë është nëse qytetarët e huaj që po vaksinohen në Serbi po paguajnë për dozat që po marrin dhe sa është kostoja e vaksinimit.

Elma është një nga qytetarët boshnjakë që u nis me makinën e saj me nënën dhe vëllain e saj sapo dëgjoi se Serbia po ofronte vaksina COVID-19 falas për të huajt dhe bëri udhëtimin pesë-orësh nga shtëpia e saj në Banja Luka për në Beograd.

Kur arriti në një qendër vaksnimi, ajo zbuloi se ishte një nga qindra qytetarët që vinin nga Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilët kishin dëgjuar për furnizimet e shumta të Beogradit.

Ndërsa shumë vende në të gjithë Ballkanin, dhe përtej Bashkimit Europian, kanë qenë duke luftuar me bllokime dhe mungesën e dozave të vaksinave, Serbia ka siguruar vaksinat nga një sërë furnizuesish të ndryshëm.

Marko Cadez, kreu i Dhomës së Tregtisë, tha të mërkurën organizata e tij kishte 100,000 doza për punonjësit e biznesëve në të gjithë rajonin. “Ne jemi një në të gjithë rajonin dhe vetëm së bashku mund ta mundim këtë fatkeqësi,” u tha ai gazetarëve.

Dhoma e Tregtisë së Serbisë është autorizuar nga qeveria të siguronte vaksina për njerëzit e biznesit dhe punëtorët. “Kam ardhur këtu sepse vaksinat nuk do të mbërrijnë kurrë në Bosnjë,” tha Elma, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj. “Kë do të arrijnë, por do të jetë tepër vonë,” tha ajo. Ashtu se gjithë rajoni, Bosnja është përballur me një rritje të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve në mars, veçanërisht në kryeqytetin Sarajevë.

Kritikët nga i gjithë rajoni thonë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka përdorur vaksinat për të forcuar ndikimin e vendit të tij në Ballkanin Perëndimor një akuzë që ai e mohon. Serbia mund ta luajë rolin e bamirësit me fqinjët pasi ka fushatën e dytë më të suksesshme të vaksinimit në Europë, pas Britanisë së Madhe.

Ajo ka arritur të sigurojë doza nga dy kompanitë farmaceutike Perëndimore, Pfizer dhe Astrazenerca dhe ka parë njëkohësisht edhe nga Lindja, duke marrë qindra mijëra doza vaksine nga Kina dhe Rusia. Serbia është tanimë vendi i vetëm në botë ku mund të gjenden të gjitha vaksinat në dispozicion kundër Covid-19.

Sipas të dhënave zyrtare, ajo ka vaksinuar më shumë se 2.1 milion njerëz me të paktën një dozë, në një vend me 7 milion banorë. Deri më tani, Serbia ka dhuruar vaksina për Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmi për vaksinimin e qytetarëve të huaj në Serbi tashmë është përhapur përtej Ballkanit. Daniel Bindernagel, një psikiatër gjerman nga Zvicra, i tha Reuters se ai kishte udhëtuar sapo kishte dëgjuar lajmin dhe arriti të aplikonte për një vaksinë në faqen e internetit të qeverisë serbe. “Është një mrekulli”, tha ai për Reuters. “Unë u përpoqa… në Zvicër dhe Gjermani. Unë jam një mjek, por nuk munda ”.

Arman Galiçiç ishte po shtu mes atyre që udhëtuan 600 km nga Sarajeva, deri në Beograd për t’u vaksinuar.

“Një shok më dërgoi një mesazh, që thoshte se kishte ardhur papritur këtu dhe se ishte pranuar dhe vaksinuar. Ky informacion u përhap në Sarajevë njësoj si koronavirusi”, thotë Arman Galiçiç.

Burimet: “Euractiv”, “Blic”

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In