• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Dy standartet e Bashës në betejën parlamentare: Trim me Lindita Nikollën e “pulë” me Gramoz Ruçin

07/10/2021
in Blog
A A
Dy standartet e Bashës në betejën parlamentare: Trim me Lindita Nikollën e “pulë” me Gramoz Ruçin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Epoka e re mas marrëveshjes së 5 qershorit, por sidomos pas vendimit të përjashtimit të “babait politik” nga Lulzim Basha pati dhe ka pritmëri se opozita do të ketë në Parlament më të mirën e saj.

Madje nisën vëzhguesit e komentatorët politikë që të bënin edhe parashikime të përballjes parlamentare, tani që doktori nuk është më “kryetar grupi”. Dikush tha që me Alfred Rushajn, Grida Dumën, Jorida Tabakun, apo edhe Gaz Bardhin,Lulzim Basha kishte një dorë mosketierësh që t’ja bënte 8 me dy Edi Ramës dhe mazhorancës në Kuvend.

Të shkelqente, të bënte diferencën në debate, sidomos me argument në duelet me ministrant e qeverisë apo edhe me Edi Ramën vetë.

Por një gjë ka rënë në sy që në fillim kur patë atë imazhin jo shumë elokuent të grisjes së fletëve të votimit për kryetaren e Parlamentit nga PD.

E që atë ditë, shikojmë se Basha e ngre, madje e trash zërin ndaj Lindita Nikollës. Tani, nuk ka asnjë gjë që një opozitë të rrisë tonet në Kuvend ndaj qeverisë, madje edhe të tregojë ngajëherë edhe muskujt, se emocione janë këto të shkreta.

Por përse Basha e ka nisur sulmin ndaj Nikollës? Duket si aksioma e famshme e rrugës që të bësh bujë, duhet t’i përtasësh të parit të lagjes.

E nëse është grua? Në fund të fundit, dikush edhe do të sulmohet, kundërshtohet, akuzohet. Por thelbi është se nëse realisht PD-ja e Lulzim Basha nuk do ta kishte dashur Lindita Nikollën kryetare Kuvendi, ta kishte thënë hapur, e publikisht duke kërkuar një emër apo të kishte nxjerrë kriteret për një kryetare Kuvendi që opozita do ta pranojë.

Në këtë rast, përplasja me Lindita Nikollën, nuk se ka sens, por veçse lojë politike, ngaqë askush nga opozita nuk është ndaluar të flaës. E vetmja kleçkë që kanë kapur me Nikollën janë mbledhjet online që në kohë pandemie i bëjnë të gjithë, pro vetë kryeparlamentarja deklaroi se do të flaës me opozitën të arrijë me konsensus.

Por në këtë rast, le të kthehemi pak prapa me një legjislaturë, kur Kuvendin e drejtonte Gramoz Ruçi. i cili realisht për 4 vjet vulosi një model drejtimi që ishte mjaft surreal. Opozita e sulmonte shumë kur dilte në oborr, por brenda nuk bënte gëk mëk, po fare.

Imagjinojeni tani për një muaj të gjitha fjalët e rënda që Basha i ka thënë Lindita Nikollës, sikur t’ja thoshte Gramoz Ruçit. i cili në fakt, ishte preçis që në orarin e thirrjes së seancës e programin e votimit. Në 10.00 ishte programi, në 10 e 1 minutë gjithçka kishte nisur.

Kishte deputetë që zgjaste fjalimin apo ndryshonte rendin e ditës? Eh.. e kemi parë nuk ndodhte. Edhe Lulzim Basha që në kohën e Ruçit kryeparlamentar ishte në Kuvend si shef i opozitës së bashku me opozitën, por nuk pamë akuza ndaj tij që po e drejton Kuvendin si Asamblenë e PS-së.

Edhe pse Gramoz Ruçi ishte realisht Kryetar i Asamblesë së PS-së. Tani ka dhënë :Lindita Nikolla vërtetë shenja që nuk i jep opozitës atë hapësirë që Ruçi a jepte, është object për debat. Por për të krijuar një ide, tjetrit i lihet të paktën një muaj apo 100 ditë kohë, më pas sulmohet.

Megjithatë debate është diku tjetër e jo pse sulmohet Nikolla, se në fund të fundit, një politikane edhe mund të sulmohet, është krejt normale. Por në këtë rast duket se kemi të bëjmë me një dramë reale të performancës së opozitës së “re” të Lulzim Bashës: i cili s’ka ç’i bën gomarit, me një fjalë Ramës, e i bie samarit, me një fjalë Nikollës.

Po mirë përse Basha nuk ja le grave të grupit të tij duelin me kryeparlamentaren, për tu dukur në publik sa më kavalieresk, se helbete është kandidat për kryeministër…

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In