• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Dy keqpërdorimet e mëdha të Ilir Metës, si president dhe kryetar i LSI

22/11/2021
in Blog
A A
Dy keqpërdorimet e mëdha të Ilir Metës, si president dhe kryetar i LSI
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

lir Meta ka pranuar sot publikisht se ka keqpërdorur postin e presidentit të Republikës dhe postin e kryetarit të LSI, në funksion të Lulzim Bashës, dhe këtë e konsideron si arsye të fortë përse tani duhet të mbështesë Sali Berishën kundër SHBA.

Shkruan Mero Baze

Së pari, presidenti në detyrë ka pranuar sot publikisht, se ai ka ndërmarrë aktin antikushtetues të anulimit të zgjedhjeve të 30 qershoit 2019, bazuar në një dëshirë politike të Lulzim Bashës dhe për t’i dhënë një “dalje” aksionit opozitar, pa u konsultuar me aktorët kryesorë politik në vend, kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Kuvendit.

Ky akt është konsideruar antikushtetues dhe nga Komisioni i Venecias, dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila e ka konsideruar të ligjshëm procesin e 30 qershorit, dhe ka qenë argument kryesor në vendimin për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e presidentit të Republikës, prej Kuvendit të Shqipërisë.

Tani Ilir Meta e zbardhi edhe më qartë këtë akt, duke plotësuar faktet dhe duke dëshmuar se e ka bërë për interesa politike. Kaq është e mjaftueshme, që Gjykata Kushtetuese të përshpejtojë aktin e certifikimit të shkarkimit të Ilir Metës si president, jo se shqiptarët nuk presin dot dhe 6 muaj sa t’i mbarojë mandati, por se një president i tillë nuk duhet të iki normalisht nga zyra, derisa e ka vënë atë në shërbim të interesave politike, duke rrezikuar dhe stabilitetin e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Koha provoi se të gjitha argumentet e Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishin gënjeshtra, pasi zgjedhjet u kryen më 30 qershor, asgjë e rëndë nuk ndodhi, asnjë protestues nuk humbi jetën, edhe pse përdorimi i lëndëve plasëse dhe bombave “molotov” e shtonte këtë rrezik. E vetmja skenë e dhimbshme ishte rrëzimi i Sahit Dollapit, por për fat dhe ajo nuk pati fund tragjik.

E plotësuar dhe me arsyet që zbulon tani Ilir Meta, që sipas tij e kanë shtyrë drejt këtij akti, jemi para një rasti të pastër kur institucioni i presidentit përdoret për shkatërrimin e institucionit të zgjedhjeve për interesa politike.

Kjo sa i përket keqpërdorimit që ai i ka bërë institucionit të presidentit.

Por deklaratat e sotme dëshmojnë se Ilir Meta ka keqpërdorur po ashtu dhe detyrën e tij reale si lider i një partie opozitare. Ai ka akuzuar sot Lulzim Bashën se ka qenë autor i bojkotit të Parlamentit dhe zgjedhjeve të 30 qershorit. Nuk e di sa i vetëm e ka marrë Lulzim Basha vendimin të djegë mandatet e deputetëve të PD, por ai nuk ka pasur fuqi të djegë mandatet e LSI. Siç dhe e ka pranuar, ai i ka thënë Monika Kryemadhit se LSI nuk është e detyruar të ndjekë PD në atë akt dhe brenda LSI ka pasur dilema për këtë nga vetë Kryemadhi.

Vendimi u mor kur Petrit Vasili në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LSI foli në emër të Ilir Metës dhe u vendos të digjen mandatet e LSI. Pra Lulzim Basha nuk ka djegur mandatet e LSI, por të PD. Të LSI i ka djegur Ilir Meta.

Po ashtu pretendimi i tij për t’u regjistruar Partia Demokratike në zgjedhjet e shpikura të 13 tetorit, është qesharak, pasi zgjedhjet u kryen më 30 qershor, u pranuan ligjërisht dhe ndërkombëtarisht, dhe 13 tetori nuk ishte datë kundër zgjedhjeve, por datë për një revolucion kundër Perëndimit. Si Foltorja e Sali Berishës sot.

Lulzim Basha nuk e ka bërë atë gafë, as atëherë, as tani. Dhe kjo është arsyeja e vetme pse janë bërë kundër tij në fillim Ilir Meta, dhe më pas Sali Berisha.

Lulzim Basha është lideri i opozitës që ka bërë aktet më radikale në historinë e Shqipërisë dhe unë besoj se ai ka shpresuar tek fabula e djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve, por nuk e ka kaluar asnjëherë vijën e kuqe që i ka vendosur Perëndimi për këto akte.

Ai ka pranuar në heshtje me dhimbje dhe opozitën parlamentare që e zëvendësoi, dhe ndaljen e molotovit më 30 qershor. Tek 13 tetori si kryengritje kundër Perëndimit, vetëm Ilir Meta mund të regjistrohej, por dhe ai u detyrua që atë ditë të luante volejboll në Lalëz, duke dështuar në rolin e tij si “kryengritës kundër SHBA”.

Tani që mendon se Berisha po ja del me “Foltoren kundër SHBA, duket që ka marrë zemër, por njësoj si Berisha, edhe ky, betejën me SHBA e maskon pas betejës me Lulzim Bashën. Kjo nuk i nderon të dy, që edhe duan ta poshtërojnë Lulin si një grua frikacake, edhe fshihen pas fustanit të tij kundër SHBA.

Me ato që ka thënë sot, duke qenë se zgjedhjet janë institucioni më i rëndësishëm i mbajtjes në këmbë të sistemit të demokracisë, Ilir Meta tani është para gjithë provave që mund të merret i pandehur pas daljes nga ajo zyrë, për komplot ndaj shkatërrimit të zgjedhjeve.

Nuk e di cili nen mund ta kapë, por është pak a shumë brenda asaj fjalisë si “minues i demokracisë”, siç e ka përshkruar Departamenti i Shtetit aleatin e tij Sali Berisha.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In