• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Droni në biznesin e Lefter Kokës: Rrëfehen banorët që zbuluan autorin e ngjarjes sikur të ishin policë

17/06/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Arrestohet një biznesmen për ngjarjen e tritolit me dron në biznesin e Lefter Kokës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E sigurt është që shpërthimi me tritol i realizuar përmes një droni është i pari që ndodh në Shqipëri me këtë metodë, dhe ndonëse nuk shënoi viktima antiterrori, segmentet kundër krimit të organizuar shfaqen të alarmuara.

“Ne shpresojmë që kjo mënyrë e re krimi të mos përdoret nga anëtarë të grupeve kriminale në lagjet e të cilëve është e vështirë të hysh”, – rrëfeu një oficer i lartë i policisë së shtetit, i cili u shfaq pesimist gjatë bisedës anonime.

Të njëjta burime treguan se si u zbulua i riu, i cili javën e parë të qershorit lëshoi një dron me lëndë plasëse në kantinën e pijeve ‘Gjergj Kastrioti”.

Nga ky shpërthim i telekomanduar u konstatua se droni u lëshua në tarracën e godinës trekatëshe pranë hyrjes kryesore për në ambientet e godinës.

“Në mes të qendrës ku u rrëzua droni me lëndë plasëse u pa një vatër shpërthimi që ka sjellë dëmtimin e pllakave të shtruara, si dhe lëndë inerte të shkëputura nga dyshemeja e të përhapura në mënyrë të çrregullt”, shkruan eksperti i njësisë antieksploziv ne dosje.

Ekspertët detajojnë se mes dëmeve materiale llogariten edhe xhami i fasadës. Teksa kur janë mbledhur copëzat e paidentifikuara, është konstatuar se mjeti i përdorur për ngjarjen ishte dron.

Teksa kantina është nën pronësi të një politikani të njohur nga Durrësi, Lefter Koka, burimet bëjnë me dije se numri i personave të pyetur është i lartë, dhe janë pikërisht dëshmitarët ata që kanë orientuar policinë drejt autorit që aktualisht është dërguar nën arrest me burg.

Dëshmitarët

“Pashë mbi shtëpinë time, në një rrugë që të çon në lagjen pas Gjykatës së Apelit dhe në rrugën që të çon tek kantina që po fluturonte një dron”, e nisi pohimin në polici njëri nga dëshmitarët që saktësoi se këtë gjë e pa në datën 7 qershor, ora 22 e mbrëmjes.

“Dola në lagje dhe konstatova një person me një qese blu në dorë dhe një kapele të zezë në kokë”, vijohet më tej në dosjen po e zbardh ekskluzivisht.

Më tej shkruan policia e Durrësit, personat e kanë pyetur të panjohurin nëse ai e ka pasur dronin, por ai është përgjigjur se nuk ka lidhje me asnjë dron dhe në moment është larguar me shpejtësi prej tyre.

“Pasi e kanë ndjekur me makinë, banorët kanë arritur ta ndalojnë pranë një banese të braktisur dhe aty kur e kanë pyetur kanë mësuar se ai quhej G. M”.

Në dosje detajohet se rezulton nga hetimi paraprak dhe flagrant i banorëve se ky person ishte nga fshati Sallmone, Shijak.

Duke vijuar hap pas hapi, banorët kanë zbuluar në një distancë prej 150 metra edhe qesen e plastmasit, e cila kishte në brendësi pultin e dronit, një telefon të thyer dhe një palë doreza në ngjyrë gri.

Por përveç këmbënguljes së banorëve që i janë shprehur të sigurt policisë se G.M përpara se të kapej prej tyre kishte një qese blu në dorë, policia shton detaje të tjera.

“Në banesën e braktisur ku është ndaluar G.M u gjet një kapele me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SPORT dhe një armë zjarri”.

Policia shprehet se të dyja sendet e gjetura janë dërguar për ekspertim biologjik dhe balistik.

Mes shumë kontrolleve të ushtruara dhe mbasi G. M u dërgua në qeli për prodhim dhe mbajtje të lëndëve shpërthyese dhe shkatërrim prone me eksploziv si dhe kanosje, policia pranon se gjeti një armë në një automjet që i përket të dyshuarit.

Por as në banesën e tij dhe as në lokalin në pronësi të tij nuk u gjet asnjë send i paligjshëm dhe as të dhëna me interes në telefonin e tij.(Gazeta Si)

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In