• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kronike

Droga e Trifon Muratajt që po zëvëndëson ‘Eskobarin’ Eduart Dautin; bie maska fëminore e Bana King, milionat e kokainës që po i kyçin gojën medias, kush është ‘peshku i madh’

03/01/2022
in Kronike
A A
Droga e Trifon Muratajt që po zëvëndëson ‘Eskobarin’ Eduart Dautin; bie maska fëminore e Bana King, milionat e kokainës që po i kyçin gojën medias, kush është ‘peshku i madh’
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesi i importit të bananeve po kthehet në një biznes të trafikut të kokainës, nën mbrojtjen e segmenteve të drejtësisë dhe politikës.

Një tjetër ngarkesë me 119 kg kokainë është kapur në 30 dhjetor 2021 nga policia, në një kontejner me banane të kompanisë Zico që reklamon Bana King në TV Klan.
Ardit Gjebrea ka shpërfaqur të gjithë talentin dhe energjinë e tij për të reklamuar bananet e Zico dhe Bana King në TV Klan.

Përmes reklamimit, Bana King ka ndërtuar një maskë fëminore dhe mision pro shëndetit, pas të cilës fshihej e ‘bardha’ dhe biznesi kriminal. Kur ‘Eskobarit’ Eduart Dautaj iu kap ngarkesa e radhës me kokainë në portin e Durrësit, Bana King reagoi me shpejtësi duke sqaruar një keqkuptim. Në deklaratë thuhej se kompania ishte e ndershme dhe importonte vetëm produkte të shëndetshme.

Pas ‘Zico’ qëndron të paktën në letra Trifon Murataj, i cili çuditërisht nuk është arrestuar ende, por janë prangosur vetëm shoferët dhe një drejtor.

Trifon Murataj, i cili drejton nga Dubai, nuk po përmendet as nga mediat dhe as nga policia. Trifon Murataj duket se tashmë po zëvëndëson biznesmenin e kokainës Eduart Dautin, të cilit i doli boja duke përzier drogën me bananet, deri kur kompania e tij u bllokua nga SPAK.

Por, Trifon Murataj mund të jetë vetëm ana e dukshme, pasi pas trafikut të kokainës nga Bana King dyshohet se fshihen ‘peshq të mëdhenj’ të politikës dhe biznesit.
Dyshimet për ‘peshkun e madh’ që qëndron në prapaskenë shtohen për disa arsye.

Së pari, droga ka kaluar pa u kapur nga skaneri në Portin e Durrësit, që do të thotë se kontrolli në port kontrollohet nga mafia.

Së dyti, droga është zbuluar aksidentalisht, që lë të kuptohet se Bana King ka kohë që ushtron aktivitet kriminal nën mbrojtjen e strukturave shtetërore.

Së treti, policia në njoftim është e paqartë dhe po fsheh linjën e trafikut.

Së katërti, ngarkesa me kokainë nuk është ndjekur deri në destinacionin përfundimtar dhe nuk ka hetim profesional për të zbuluar se kush do të përfitonte. Si gjithmonë, kemi të bëjmë me ndërhyrje jo për të goditur, por për të shpëtuar kokat e trafikut të kokainës./Pamfleti

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In