• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Dritëroi i dashuruar! E kështu, tani do të pajtohemi, se tërë këtë javë jemi grindur…

31/10/2021
in Nostalgji
A A
Dritëroi i dashuruar! E kështu, tani do të pajtohemi, se tërë këtë javë jemi grindur…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një dashuri e dokumentuar po me kujdesin që kishin për njëri-tjetrin. Dritëroi dhe Sadija e tij, shkëmbenin letra të shpeshta, në pritje për t’u bashkuar në të njëjtën çati.

Janë fjalë shumë të sinqerta dhe shprehen, herë me drojë e herë, me guximin nga malli për njeriun që do të doje ta kishe pranë, përballë, teksa mendimet shkojnë veç aty. (17.X.1964)

E dashur Sadije,

E kështu, tani do të pajtohemi, se tërë këtë javë jemi grindur. Edhe unë nuk jam sjellë mirë. Për atë që më thua ti në letrën tënde të rreptë se gjoja unë gabohem po të mendoj që nuk ka njerëz të mirë nga punëtorët, është një paralajmërim krejt i kotë. Unë kurrë nuk mund të mendoj një gjë të tillë, po gjithëmonë pikërisht punëtorët më janë dukur më të mirë edhe nga vetja ime.

E në përgjithësi unë për njerëzit kam mendim të mirë. Unë kur u njoha me ty nuk të thashë që më merr mua, se jam më i miri dhe të tjerë s’ka të mirë. Kjo duhet të të bënte ty jo të më duanje, por të më neveritnje. Pastaj në dashuri nuk ka kontratë: në qoftë se unë t’u bëra i mërzitshëm dhe i lik, ti mund t’më thuash lamtumirë. Sikur të mendonja se tani Sadija iku nga unë e mbaroi puna e saj, s’ka njerëz të tjerë të mirë, do të isha jo vetëm budalla, por edhe qen bir qeni.

Tërë këtë javë nuk e kam ndjerë vehtën mirë. Këtë letër po ta shkruaj në fund të javës, të shtunën. Kam qënë edhe i lodhur, edhe shpirtërisht i sëmurë. Letra jote më ka bërë shumë përshtypje. Unë e di që ti më do edhe se shkruan kështu, bile këtë e bën nga dashuria, po mua më çqetëson diçka tjetër. Ndonjë sjellja ime mjaft e lirë dhe e çkujdesur bën shumë përshtypje tek njerëzit që më njohin.

Atëherë sjellje të tilla të mijat ekzagjerohen, kalojnë nga goja në gojë e vijnë deri te veshët e tu. Ti mërzitesh nga këto thashetheme, vu an shpirtërisht, mundohesh me vetëvehten. Prandaj këtej e tutje unë në Shkodër do të mundohem të sillem krejt si zyrtar, edhe në kafene kur të jem, do të pij limonadë, kafe dhe do ha një karamelkëzë.

Këtë të shtunë më ka marrë malli më tepër se çdo herë tjetër. Mirë thonë që grindjet rastis që ta shtojnë më shumë dashurinë.

Librin e daktilografova. Të hënën e jap në ndërmarrje të botimit. Sonte do t’i gjej një titull. Kam ca tituj në kokë, po nuk më pëlqejnë.

Ç’të bëj tani? S’më mbetët gjë tjetër veçse të të puth me mall e dashuri kësaj të shtune të ftohtë.

Dritëro.

Një letre që të dërgova me Janin mos i vër shumë rëndësi, se isha i nxehur.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In