• Kontakt
Friday, July 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

Drejtonte vendin, por sa e kishte rrogën Enver Hoxha?! E zbulon Revista “Time”

17/06/2020
in Dosja X
A A
Drejtonte vendin, por sa e kishte rrogën Enver Hoxha?! E zbulon Revista “Time”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22-të. Ai e mbajti këtë detyrë nga 23 tetori 1944 deri më 19 korrik 1954, plot 9 vjet, 9 muaj e 26 ditë.

Në librin e tij “Historitë e 33 kryeministrave të Shqipërisë”, gazetari dhe pedagogu Roland Qafoku i jep të njëjtën hapësirë edhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha, si edhe drejtuesve të tjerë të shtetit shqiptar. Veçse ai e përdor shumë rrallë përcaktorin “diktator”.

ENVER HOXHA HERO I KOMBIT?!

Enver Hoxhës i mjaftuan vetëm pak vite për të ngritur kultin e tij. Këtë e bëri jo vetëm me eliminime, ndalime e dënime, por edhe me vlerësime për veten e tij. Vetëm në pak vite si kryeministër ai mori 11 dekorata dhe urdhrat më të lartë që merr një shqiptar. Hero i popullit, Urdhër i Lirisë së Klasit të Parë, Urdhër i Flamurit, Medalja e Kujtimit, Urdhri Partizan i klasit të parë, Urdhër i Skënderbeut i klasit të parë, Urdhër i Trimërisë, Urdhri “Ylli i Kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit. Kulmi i vetëdekorimit arrin kur, vetëm 1 vit e 11 muaj si kryeministër, mori urdhrin “Hero Kombëtar”.

Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Që gjatë Rilindjes dhe me ngritjen e shtetit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte heroi ynë kombëtar. Por më 27 nëntor 1946, Shqipëria bëhet i vetmi vend në botë me dy heronj kombëtarë. Me Skënderbeun dhe Enver Hoxhën. Dhe çudia vijon: bashkë me titujt dhe urdhrat e tjerë këta tituj vazhdojnë të jenë edhe sot, që ka kaluar një çerekshekulli nga rrëzimi i komunizmit.

RROGA E ENVER HOXHËS

Kryeministër, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, gjeneral kolonel, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Askush nuk ka mbajtur njëkohësisht kaq shumë detyra në historinë e shtetit shqiptar. Por sa e kishte rrogën Enver Hoxha? Revista “Time”, e vitit 1971, zbulon se Hoxha merrte 2 mijë lekë të rinj, ose me kursin e asaj kohe 240 dollarë amerikanë.

Enver Hoxha rezulton i vetmi kryeministër që ka bërë një vjershë gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë. Edhe Fan Noli si vjershëtor u mor me përkthime gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa Mehmet Shehu kishte hedhur në vargje impresionet e luftës së Spanjës, por jo kur ishte kryeministër. Por muza e Enver Hoxhës u frymëzua nga një pikëllim i madh, për kë do thoni ju? Shuarja e babait të tij shpirtëror, Josif Stalin. Ja dhe vjersha që sot më shumë të bën për të qeshur:

“Nënë buçet Shkumbini
Djalo ka ndrruar jetë
Stalini Mëndjethelli, zemërtrimi
E kish caktuar Lenini
Të forcohej komunizmi”.

10 VJET KRYEMINISTËR, 40 VJET DIKTATOR, ASNJË GËRVISHTJE

Për 40 vjet Enver Hoxha drejtoi me dorë të hekurt Shqipërinë. Afro 100 mijë është shifra zyrtare që jepet për ata që kanë vuajtur gjatë sistemit komunist ose janë eliminuar, ose janë burgosur apo internuar. Ndërkohë as në 10 vite si kryeministër dhe as në 30 të tjera si sekretar i parë i Komitetit Qendror, Enver Hoxhës nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë. Asnjë atentat, asnjë përpjekje, asnjë tentativë, asnjë plan nuk është konfirmuar që një apo disa shqiptarë të synonin për ta eliminuar Enver Hoxhën.

Sa ironike është ajo që thotë Sulo Gradeci, kryetari i grupit të Sigurimit të Enver Hoxhës, për 30 vjet, në intervistën e dhënë autorit të këtij libri në vitin 2007: “Enverin e ruante i gjithë populli”. Është më se kuptimplotë pyetja naive e një studenti tim të gazetarisë, në një orë leksioni: “Si ka mundësi që me tërë ato krime që ndodhën, si nuk e qëlloi dikush diktatorin, të paktën me llastiqe?”.

Marrë nga Njëkomb.org

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In