• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dosja “Hajdari” i alarmon të gjithë, gjykata nuk gjen dot dëshmitarin që takoi Berisha, presione e luftë në prapaskenë për “vrasjen e shekullit”

16/01/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Dosja “Hajdari” i alarmon të gjithë, gjykata nuk gjen dot dëshmitarin që takoi Berisha, presione e luftë në prapaskenë për “vrasjen e shekullit”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit duket se i ka alarmuar të gjithë, nga politika te drejtësia. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga “vrasja e shekullit”, ka ende shumë mistere për të, ndërsa nuk janë gjetur porositësit e vrasjes.

Rigjjykimi i Izet Haxhisë shtoi shpresat se do hidhej dritë mbi këtë vrasje, por deri më tani ka pasur vetëm zvarritje, stërkëmbësha dhe pengim të procesit. Sipas informacioneve, në prapaskenë po bëhet luftë e fortë që kjo ngjarje të mos zbardhet. Disa emra në politikë dyshohet se janë të përfshirë dhe për këtë arsye po luftohet fort që gjyqi ndaj Haxhisë të jetë një gjyq i thjeshtë, por jo të dalin detaje të pathëna më parë.

Sinjalet u dhanë që në seancat në fundit të 2020, pasi u bllokua dëshmia e ish-kryeministrit Sali Berisha, familjes Haklaj, Fatos Klosit dhe disa emrave të tjerë. Por personi që shihet si ai që mund të hedh dritë mbi gjithçka është Zenel Neza, ish-truproja i Azem Hajdarit. Kur ndodhi atentati ai ishte aty dhe mbeti i plagosur. Neza ka parë të gjithë dinamikën e ngjarjes, kush qëlloi me armë, diskutimet që kanë ndodhur mes Hajdarit dhe autorëve para ngjarjes, etj. Por personi i parë që e takoi atë pas ngjarjes ishte Sali Berisha.

Edhe pse duhej të ishin hetuesit apo prokurorët të parët që duhej të bisedonin me të, është e faktuar me foto e video se Sali Berisha bashkë me gazetarin Ylli Rakipi kanë biseduar me Zenel Nezën. Madje Ylli Rakipi ka dhe një diktofon që regjistron bisedën. Ky regjistrim nuk doli kurrë në skenë, ndërsa Zenel Neza u largua nga Shqipëria dhe mori azil në Belgjikë. Izet Haxhia dhe prokuroria kërkuan në gjykatë që Neza të merret si dëshmitar, pasi është i vetmi që ishte në vendngjarje.

Dje u mbajt seanca e radhës gjyqësore ndaj Izet Haxhisë dhe pritej që të dëshmonte Zenel Neza, por nuk ndodhi kështu. Gjykata bëri me dije se nuk e ka gjetur dot adresën e tij të banimit. Duke qenë se ai jeton në Belgjikë, duket shumë e vështirë të merret një dëshmi, çka tregon se dëshmitarët po bien njëri pas tjetrit. Neza është personi që mund të hedhë dritë dhe se çfarë i kërkoi Berisha në bisedën mes tyre dhe se çfarë tha që u regjistrua. Pra një dëshmi e tij mund të shkundë themelet e politikës, por gjykata nuk e ka gjetur dot dhe seanca u shty.

Dëshmia e Nezës

Ka shumë qëndrime mbi vrasjen e Hajdarit, por i vetmi që di se si ndodhi krimi është Zenel Neza. Por mister është fakti se si ai u “zhduk” nga Shqipëri pak ditë pas atentatit dhe mori azil në Gjermani. Ai nuk u dha asnjë mundësi autoriteteve të rrëfehej. E vetmja dëshmi e tij është gjatë seancës në Gjykatën e Tiranës në ngarkim të emrave të akuzuar. Ai foli përmes një video-konference në atë kohë, por që nuk dha asnjë detaj mbi ngjarjen.

Në atë video-konferencë, i pyetur nëse ka qenë Jaho Salihi autori i atentatit, dëshmitari ka thënë se edhe mundet, por pa qenë i sigurt. Por misteri është se ku është regjistrimi i bisedës së tij me Berishën dhe pse ky i fundit refuzoi dëshminë në prokurori? Sapo doli nga spitali ai iku jashtë vendit duke mos i lënë fare kohë prokurorisë ta marrë në pyetje.

Duke qenë se dhe sot gjykata nuk arrin ta gjejë dot tregon qartë se kjo dosje është shumë e “zjarrtë” dhe askush nuk do të ngatërrohet me të. Së pari është politika e trembur, pasi ka shumë emra në PD që kanë dijeni për atë ngjarje, ndërsa ka dhe akuza se disa janë të përfshirë. Ndërkohë drejtësia është ajo që e ka në dorë zbardhjen por i druhet.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In