• Kontakt
Friday, September 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dosja e gjyqtarit që mbylli aferën ‘CEZ’ shkon në zyrën e Artur Metanit, rrezikon deri në shkarkim nga detyra

10/02/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Avokati Romeo Kara: 10 ditë pas dëshmisë në Komisionin Hetimor për “CEZ” m’u aksidentuan gruaja me vajzën! Do kallëzoj gjyqtarin që mbylli dosjen!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i shumëdebatuar i gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili mbylli në 24 janar 2020 dosjen CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, me dëm ekonomik mbi 400 milionë euro dhe me protagonistë Sali Berishën, ish-ministrat dhe ish-drejtorët e tij, do të jetë objekt verifikimi nga Inspektorati i Lartë Drejtësisë.

Juristi dhe eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Kara ka referuar pranë organit të ri të drejtësisë që heton shkeljet e magjistratëve dhe propozon ndëshkimin e tyre, një dosje me shkeljet e pretenduara të gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili disa ditë para se të mbyllje dosjen CEZ, mbylli edhe dosjen e Lulzim Bashës për lobimin rus. Përpos tjerave, në dosjen e referuar në ILD, theksohet se gjyqtari nuk ka pranuar moskoptencën e tij për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, për shkak të cilësisë së personave të kallëzuar.

Juristi Kara i referohet personave të kallëzuar Sali Berisha ish-kryeministër, ish-ministrave Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florion Mima si dhe ish-deputetëve Viktor Gumi Sherefedin Shehu, anëtarë të grupit të negocimit me CEZ-in, të cilët sipas nenit 135 të Kushtetutës së ndryshuar në 2016, janë objekt i SPAK-ut dhe i Gjykatave të Posaçme. Pra, akuzat ndaj tyre duhet të verifikoheshin nga një anëtar i Gjykatave Speciale dhe jo nga një gjyqtar i shkallës së parë. Po ashtu të lartpërmendurit janë kallëzuar nga Kuvendi dhe juristi Kara për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tenderë, mashtrimi, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Ndërkohë, prokuroria ka regjistruar procedimin vetëm për shpërdorim detyre dhe pastrim i produkteve të veprës penale, duke kërkuar në fund mbylljen e çështjes CEZ, me pretendimin se nuk provohen veprat penale dhe se procedura e privativit të OSSH ka qenë e ligjshme.

Të kallëzuar të tjerë si të implikuar në privatizimin skandaloz të OSSH, me kosto mbi 400 milionë euro në kurriz të shqiptarëve, ishin edhe sekseri kryesor Nuel Kalaj, ish drejtorja në METE Mimoza Vokshi, ish-këshilltarja e Berishës Suzana Guxholli, ish-z/ministri i METE Neritan Alibali, ish z/ministri i Financave Alfred Rushaj, Asllan Sherra, Miran Kopani, Bujar Nepravishta, Durim Kraja, Engjëll Qorlaze, Vasil Pano dhe Shkëlzen Berisha. Në dosjen e referua në ILD thuhet se “prokuroria nuk i ka pyetur këta persona, por në dy vjet është mjaftuar vetëm me pyetjen e katër ose pesë prej tyre”. Gjithashtu, në dosjen e referuar në Inspektoriatin e Drejtësisë thuhet se prokuroria kërkon mbylljen e dosjes pa verifikuar tabulatet telefonike të të kallëzuarave me sekserin kryesor Nuel Kalaj, i cili tërhoqi 6.8 milionë euro në Tiranë dhe ia mbathi nga Shqipëria.

Duke parashtruar të gjitha rrethanat, faktet dhe shkelet në një dokument pre 33 faqesh, Romeo Kara konkludon se “Vendimi i Gjykatës së Shkalles së Parë Tiranë, Dhoma Penale, për pushimin e kësaj çështjeje nuk është në zbatim të ligjit, se është i pa mbështetur në prova dhe argumente dhe shpreh qartë se, gjykata vendosi lidhur me pushimin e kësaj çështjeje, pa realizuar në seancën paraprake as minimumin e përpjekjeve për të zbuluar faktet dhe provat, për të realizuar një proces të plotë hetimi, për të hyrë ashtu siç duhet në thelbin e çështjes, por toleroi për një periudhe dyvjeçare një inaktivitet të plotë të Prokurorisë së Tiranës”.

Në bazë të vlerësimit të shkeljes, Inspektoriati i Lartë Drejtësisë mund t’i propozojë Këshillit të Lartë Gjyqësore një masë disiplinore për gjyqtarin Lazër Sallaku, deri në shkarkim nga detyra. Masat disiplinore të parashikuara janë vërejtje konfidenciale, vërejtje publike, ulje e përkohshme e pagës, ulje në detyrë, pezullim nga detyra dhe shkarkim nga detyra. Aktualisht Kuvendi po shqyrton një nismë për ndryshimin e ligjit për statusin e magjistratit. Nisma parashikon që gjyqtari apo prokurori të pezullohen brenda tre ditësh, deri kur të merret vendimi përfundimtar. /Adriatik Doci/ Shqiptarja.com

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In