• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Donaldi, Top Channel dhe piranjat mëndje dhe jetë bosh të rrjeteve asociale!

06/12/2021
in Aktualitet, Blog
A A
Donaldi, Top Channel dhe piranjat mëndje dhe jetë bosh të rrjeteve asociale!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Brizida Gjikondi

Ky shkrim nuk është i stilit tim, por shpesh ka shkrime që ti shkruan egoja jo shpirti.
Eshtë hipokrizi të thuash që unë nuk jetoj në epokën e sotme, unë ndërkohë që shfaqet një emision tipik i kësaj epoke si Big Brother nuk e shoh sepse lexoj Aristotelin, Shekspirin dhe Frojdin.

Ndërkohë jo, e shikoj, të vetmin të sërës së tij, Eshtë një laborator Big Brother, një laborator ku shpërfaqet shqiptari i ri, mëndja, instikti, veset, virtytet, formimi dhe shformimi i tij. I suksesshëm si emision në njësinë matëse të kohës, por problematik në pasojat dhe në të vërtetat që na plasi fytyrës.

Ndoshta ja arriti qëllimit, prej rreth dy vjetësh ky kanal televiziv ka kapur thelbin e epokës që jetojmë dhe me hapa gjigand arriti të kthehet në rentabël për vete por jo aq për edukimin dhe formimin moral dhe kulturor të shqiptarëve.

Por faji nuk është totalisht dhe kryesisht i mediave për stadin ku ndodhet sot shoqëria shqiptare. Është i gjithë sistemi që ka prodhuar këtë nivel moral, psikologjik dhe intelektual të shqiptarve. Duke filluar që nga gjeneza, familja, shkolla, katundi, mëhalla, qyteti dhe duke përfunduar tek modeli më i shtrëmbëruar ku ngrihet ose më mirë nuk ngrihet gjithëcka, shteti.

Tashmë stadi barbar i instiktit dhe jo i mëndjes ka kapluar shumë shqiptarë, ka rëndësi si dukesh dhe jo si je, ka rëndësi a ke pasuri dhe jo a i meriton dhe si i ke bërë ato pasuri, je me vlera po ishe hipokrit si masa e hipokritëve të do, dhe nëse ti del nga rreshti dhe i shfaq tufës të brishtën, të vërtetën tënde sidomos në një Big Brother ose Truman Shoë ti je peshku që piranjat do e shqyejnë pa shpirt e pa fe.

Kjo është epoka, këto janë pasojat. Në një shoqëri ku kushdo tradhëton gjithëcka dhe këdo “moralistët” janë më të egër se Krishti. Ata dinë gjithëcka, dinë historinë e jetës tënde sidomos të pathënat, tradhëtitë, mashtrimet, vajtjet e ardhjet, brengat e dertet më shumë se ty. Ata nuk janë sic thoshte Krishti, ata janë të gjithë ëngjëj, janë pa mëkat, ndaj hedhin gurin të parët..
Histeria kolektive përherë është e frikshme, jo për flakën e kashtës që përmban por për skanerin që i bën Shqipërisë reale, nivelit dhe hipokrizisë së saj.

Big Brother shfaqet në shumë media evropiane, por ndërkohë aty në ato media shfaqen edhe emisione ndërvepruese historike, letrare, kulturore, psikologjike.. duke shndrruar në argëtuese dhe tërheqëse tema që janë të rëndësishme për formimin e një shoqërie.

Mua më tremb e nesërmja e vëndit tim, niveli i të rinjve është dramatik, sidomos atyre gjoja me zë dhe emër, ata janë të sipërfaqshëm, shpesh qylaxhinj, e mbushin të brëndëshmen e tyre të zbrazët më botoks, qërpikë, këngë vulgare, këpucë dhe makina të shtrenjte dhe kjo është tragjike. Rini pa idhuj, rini pa pasione e shpirt… ndaj zymtësisht pa të ardhme.

Këto orë ka filluar një linçim idiot për një të ri me emrin Donald, vetëm pse ai ju shfaq botës me brishtësitë dhe kompleksitetin e karakterit dhe jetës së tij, linçimi është i frikshëm, linçimi masturbohet në të vërtetat që ai do dhe jo ato që janë komplekse, linçuesit ose piranjat tek Donaldi po zbrazin dertet dhe mllefet personale të një jete, dhe pikërisht tani një televizion avangardë si Top Channel duhet ti dal për zot krijesës dhe programit të tij. Duhet të shikoj dhe shkoj përtej interesit të vet, të kujdeset për mesazhet që jep, edukimin moral dhe shpirtëror të shqptarëve, të kujdeset që mos përsëris të njëjtin gabim kur turma zgjodhi të shpëtontë Barabën dhe jo Mesinë.. dmth të keqen jo të mirën, pasi shpesh pasojat të dalin nga programacioni dhe pavarësisht elegancës dhe aftësisë së Arbana Osmanit, që personalisht cmoj, turma historikisht të vë përpara dhe shikueshmërinë e shndrron dhe e kupton si linçim real me pasoja.

Po e mbyll me disa rreshta të një filmi simbol të këtij fenomeni, filmi The Truman Show..

Kush je ti e pyet Truman, unë jam krijuesi i këtij shou televiziv, që jep shpresë, hare, dhe ekzalton miliona njerëz.. i përgjigjet regjizori Christof…

Po unë kush jam, vazhdon Truman.

Ti je ylli… i thotë regjizori.

Po këtu ska asgjë të vërtetë këmbngulë Truman.

Po, por ti ishe i vërtetë, ndaj ishe aq bukur të të shihnin e mbyll Christof…

Share214Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In