• Kontakt
Friday, July 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

Dokumenti i CIA/ “Armiqtë” amerikanë më 1978: Minoriteti grek në Shqipëri ka përfituar më tepër se meriton

20/06/2020
in Dosja X
A A
Dokumenti i CIA/ “Armiqtë” amerikanë më 1978: Minoriteti grek në Shqipëri ka përfituar më tepër se meriton
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ferdinand Dervishi

Nëse ka një të vërtetë që e njohin të gjithë, jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt, padyshim edhe grekët, është ajo që thotë se minoriteti grek në Shqipëri, të paktën qysh nga koha e komunizmit, është trajtuar me kujdes dhe njëlloj si popullsia shqiptare.

Por ka edhe një tjetër fakt, që e njohin të gjithë dhe që thotë se, pavarësisht së vërtetës, grekët, pashmangsisht edhe Athina zyrtare, historikisht u kanë mëshuar akuzave për keqtrajtim të këtij minoriteti.

Së fundmi kjo është dëgjuar edhe nga goja e kryeministrit grek Qirjako Micotaqi (Kyriakos Mitsotakis), por, fare e freskët, edhe nga përsëritësit apo papagallët, që mbrojnë interesat greke në Shqipëri, siç është i zakonshmi Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
“Fshati që duket nuk do kallauz” – thotë një fjalë e urtë shqiptare e mbase e pranishme edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit. Dhe sigurisht që Dule dhe të tjerë, që janë edhe vetë minoritarë, e dinë se askush nuk i ka trajtuar si joshqiptarë.

Kjo sjellje nuk ka lidhje vetëm me karakterin pranues të shqiptarëve, që ka si shembull tolerancën fetare, por edhe me faktin se shqiptarët, për shkak të emigrantëve, tashmë kanë lidhje më të forta me Greqinë e grekët.

Aq më tepër që Greqisë i njihet edhe merita, që, si shtet më i fuqishëm, më i integruar dhe më kërkues, nuk ka e ka reshtur asnjëherë interesin për minoritetet e saj etnike.

Që minoriteti etnik grek ka qenë i respektuar, madje më tepër se sa e meriton, këtë e thotë edhe një studim i hollësishëm i CIA-s, shërbimit inteligjent amerikan, i vitit 1978.

Duhet nënvizuar që në këtë periudhë Greqia ishte një nga aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që Shqipëria – një kundërshtare e bezdisur, e rreshtuar ideologjikisht në krah të vendeve të Komunizmit Lindor.

Pra, e përmbledhur, amerikanët, shërbimi i tyre inteligjent, në vitin 1978, nuk kishin asnjë interes të shkruan ndonjë informacion në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ja përmbajtja e përkthyer e pjesës ku flitet për minoritetin grek në këtë dokument:

“…Pretendimet historike të të dyjave, Shqipërisë dhe Greqisë në këtë zonë janë të turbullta. Ato janë të bazuara në interpretime kundërshtuese të ngjarjeve të Mesjetës, kur zona ishte pjesë e Perandorisë Bizantine.

Personalitete të paanshëm bien dakord se është e vështirë të ç’mpleksësh origjinën e shumicës së banorëve të zonës, raca, kultura dhe religjioni i të cilëve, gjatë shekujve, janë bërë kaq të përziera.

Për më tepër, asnjë provë nuk mbështet akuzat greke se minoriteti i tyre në jug të Shqipërisë persekutohet nga regjimi i Enver Hoxhës; në fakt minoriteti grek ka proporcionalisht më tepër përfaqësues në Këshillin e Ministrave dhe në pozicione të tjera të rëndësishme civile e ushtarake…” (ABC News)

Share291Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In